Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon INCIDENTIN e parë: Një nga vëzhguesit tanë ë...
Politike
Përplasja për Navalny-n, Kim: SHBA do t’i mbajë sanksionet ndaj Rusisë!
24 Gusht 2021, 16:08Nga DOSJA
TIRANË-Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka kërkuar që SHBA-ja të mbajë sanksionet ndaj Rusisë, për okupimin e Krimesë dhe agresionin që po i bënë Ukrainës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se Rusia duhet të heq dorë nga okupimi i Krimesë dhe nga agresioni kundër Ukrainës. Ambasadorja Kim këtë postim e bëri pas refuzimit që Rusia bëri për lirimin e liderit të opozitës ruse nga burgu Alexej Navalny.
Postimi i plotë:
“Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.”, shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe një reagim të ministres për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte dje në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.
Një ditë më parë, ambasada e SHBA në Tiranë i bëri thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny. Me anë të një video të ripostuar në “Facebook” nga ambasada në OSBE, kujtohej helmimi i Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve. Ambasada ruse i është përgjigjur ditën e sotme kërkesës së SHBA-së për të liruar Navalny, duke e quajtur atë bloger që shkon në gjykata për përfitimet e tij personale.
(I.A;F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ambasada e Rusisë në Tiranë i është përgjigjur thirrjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vetëm një ditë më parë kërkuan lirimi...
TIRANË– Tritan Shehu ka ftuar qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të vizitojnë së bashku Lazaratin dhe madje të pinë edhe nga një kafe aty....
TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas atentatit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Përmes një post...
TIRANË- Reagimi i kryeministrit Edi Rama një ditë pasi barazoi këngëtarin serb Goran Bregoviçin me yllin shqiptar të muzikës botërore, Dua Lipa, nuk...
TIRANË– Një njoftim i çuditshëm është publikuar sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të gjithë shtetasit amerikanë që duan të vijnë në Shqipë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish në lidhje me polemikat që u bënë në rrjet pas deklaratës që tha ditën e djeshme. Rama shkruan në një post...
TIRANË– “Memorandumi i Mirëkuptimit” është marrëveshja që është nënshkruar mes ShBA-ve dhe Shqipërisë që mbron pronën kulturore shqiptare. DASH përmes një ...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë të ditur se 150 mijë doza vaksinash erdhën ditën e sotme në Shqipëri si pjesë e d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas koncertit të këngëtarit Goran Bregoviç, që u realizua mes incidenteve, përplasjeve me ...