LIVE UPDATES
Politike

Përplasja mes mbështetësve në Elbasan, Bardhi: Nga frika e humbjes, Rama ka nxjerrë në fushën e betejës të gjithë band

15 Mars 2021, 13:41 Nga DOSJA
Përplasja mes mbështetësve në Elbasan, Bardhi: Nga frika e

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar nga Elbasani përplasjen mes mbështetëve të PD-së dhe të Partisë Socialiste. Nga Elbasani, në një deklaratë për mediat, Bardhi ripërmendi emrat e personave që u konfliktuan me mbështetësit e Partisë Demokratike, duke shtuar se nga frika e humbjes, Rama ka nxjerrë në fushë-betejë të gjithë naëtarët e bandave.

Sipas Bashës, Rama i ka bërë llogaritë gabim, pasi ata do t’i përgjigjen shumë shpejt më 25 prill, pas 41 ditëve.


Fjala e Bardhit:

Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dje, ku banditë me rekorde kriminale që ishin shpura e Edi Ramës, dhunuan dhe kërcënuan qytetarët e Elbasanit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, që ishin në shesh për të festuar Ditën e Verës me Kryetarin e Opozitës. Kemi publikuar foto dhe video. Dhjetra dëshmitarë kanë parë ato portrete që ishin edhe eskorta e kryeministrit, edhe skalioni i dhunës ndaj qytetarëve.

Gjithë Shqipëria e ka mësuar ngjarjen e shëmtuar, miqtë tanë ndërkombëtarë po ashtu. Vetëm Edi Rama nuk reagon, dhe as i deleguari i tij politik tek bandat, Taulant Balla. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë nisur të shkelin ligjin haptazi, duke mos ndërmarrë asnjë veprim. Pse nuk ka një komunikim nga Policia, përse nuk ka transparencë se cilat janë hapat që kanë ndërmarrë dje. Jua them unë: Nuk kanë në burg asnjë prej agresorëve, asnjë.

Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve. Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë:
1. Pjerin Xhuvani
2. Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor
3. Nino (emri)
4. Marsel Rrokaj
5. Eris Skilja
6. Ernaldo Metaj
7. Gezim Rusi
Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën. Edi Rama e di shumë mirë se me 25 prill, do të humbë zgjedhjet, edhe këtu në Elbasan, si kudo tjetër. Nga dëshpërimi i humbjes Edi Rama ka nxjerr në fushë ekipin e tij të vërtetë, që janë bandat e krimit të organizuar.

Ne do ta mundim në çdo rast. Dhe do ta mundim thellë. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë. Por sot duam t’i bëj të qartë, Edi Ramës, Taulant Ballës, banditëve që i rrethojnë, si dhe drejtorit të Policisë dhe Prokurorit të rrethit. Kjo që ka ndodhur këto 24 orë në Elbasan nuk është një lojë. Eshtë çështje serioze e zbatimit të ligjit. Dhe shkelja e ligjit, favorizimi i bandave, nënshtrimi ndaj Taulant Ballës, ka afat edhe 41 ditë. Fiksojeni mirë: 41 ditë!

Unë, ekipi ynë dhe Partia Demokratike kemi qenë dhe do të mbetemi deri në fund të distancuar nga krimi i organizuar. Por jemi të vendosur të përballemi edhe me krimin e organizuar, nëse kjo është në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
 Nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë.

Vizita e kryeministrit Edi Rama dhe e kryedemokratit Lulzim Basha, një ditë më parë në qytetin e Elbasanit me rastin e Ditës së Verës, nxehur gjakrat e simpatizantëve të secilës palë. Fatmirësisht nuk kishte të lënduar në njerëz. Pas zbardhjes së emrave të tyre, Dosja.al futi në skaner të gjithë ‘çunat problematikë’ që shkaktuan trazira, duke publikuar edhe lidhjet me të fortët e vendit e të shkuarën problematike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi sherr mes pd dhe ps ne elbasan gazmend bardhi sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet