LIVE UPDATES
Bota

Përpjekja për rindërtimin e monumenteve fetare të djegura dhe shkatërruara nga forcat serbe

21 Korrik 2021, 17:19 Nga DOSJA
Përpjekja për rindërtimin e monumenteve fetare të djegura

KOSOVË- Më 2 maj të vitit 1999, ndërsa në Kosovë po vazhdonte fushata e sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe, forcat serbe ia kishin mësyrë xhamisë së vjetër rreth 200 vjet, e cila gjendej në afërsi të urës mbi lumin Ibër, që lidhë anën veriore dhe jugore të qytetit të Mitrovicës. Nga vendasit ajo quhej Xhamia e Ibrit. Forcat serbe e dogjën këtë xhami deri në themel. Lokacioni i saktë i xhamisë ishte në bregun e lumit Ibër, në anën veriore të qytetit të Mitrovicës, e cila tashmë është e banuar me shumicë serbe.

Kështu rrëfen për Radion Evropa e Lirë Rexhep Lushta, kryeimam i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, i cili thotë se që atëherë, pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës për ta rindërtuar atë xhami, kjo nuk ndodhi kurrë.

Lushta thotë që Xhamia e Ibrit, përpos rolit të saj si faltore për besimtarët myslimanë, ishte ndër objektet më të vjetra të Mitrovicës dhe paraqiste vlerë të trashëgimisë, fetare dhe kulturore.

“Nëpër disa shënime (xhamia) daton prej vitit 1778, ndonëse në disa tjera thuhet se ajo është prej fillimit të shekullit 19-të, do të thotë, më 1802. Por, xhamia, fillimisht është djegur më 2 maj të vitit 1999. Duke pasur parasysh pozicionin, në të cilin ka qenë xhamia – ka qenë nën nivelin e urës diku rreth katër deri pesë metra – dyshohet se pasi që është djegur xhamia, aty është punuar me ekskavatorë dhe është sjell dheu prej vendeve tjera, në mënyrë që t’i zhduket çdo gjurmë objektit të xhamisë”, -tha Lushta.

Ai shtoi se në Kosovë, Xhamia e Ibrit është vetëm një nga rreth 218 monumenteve fetare islame, përfshirë këtu xhamitë, hamamet, teqetë, si dhe objekte të administratës së Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilat janë djegur ose shkatërruar nga forcat serbe, gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Lushta pret që objektet fetare, të rëndësisë së trashëgimisë kulturore dhe fetare, të cilat janë shkatërruar në vitet 1998 dhe 1999, të përfshihen në listën e inventarit shtetëror të monumenteve të shkatërruara gjatë luftës në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, më 14 korrik, ka marrë vendim për themelimin e Komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës më 1998 dhe 1999. Po atë ditë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, e ka vlerësua themelimin e këtij komisioni si moment të rëndësishëm “pasi zyrtarisht nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës”.

Këshilltarja e lartë e ministrit, Çeku, Nora Arapi-Krasniqi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon rolin dhe mandatin e këtij komisioni.

“Komisioni shtetëror e ka për detyrë kryesore grumbullimin e të gjitha të dhënave, dokumentimin dhe vlerësimin e ndërtesave të trashëgimisë kulturore dhe historike, të cilat janë dëmtuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky komision, gjithashtu do të marrë parasysh të gjitha dokumentimet që janë bërë deri më tani. Në kuadër të mandatit të këtij komisioni, të gjitha monumente e shkatërruara do të evidentohen, si ato kulturore, por edhe ato fetare”, –tha Arapi-Krasniqi.

Sali Shoshi, drejtor i organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij, duke komentuar themelimin dhe rolin e komisionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky komision duhet të vendosë kritere për të përcaktuar se çka konsiderohet monument që duhet të futet në listë.

Sipas tij, para luftës së fundit në Kosovë, nuk ka ekzistuar një regjistër i monumenteve të trashëgimisë kulturore i cili ka përfshirë shumicën e objekte që për shqiptarët kanë paraqitur trashëgiminë kulturore. Siç thotë ai, një regjistër që ka ekzistuar asokohe, ka qenë i përpiluar nga institucionet e atëhershme të Serbisë.

“Por, ai regjistër nuk ka përfaqësuar ose ka përfaqësuar shumë pak prej trashëgimisë kulturore shqiptare. Pra, nëse e sheh regjistrin prej 425 monumenteve, sa kanë qenë në atë kohë, shumë pak kanë qenë shqiptare. Kështu që, komisioni duhet të bëjë kritere, që të vendosë se çka quajmë aset të trashëgimisë kulturore të asaj kohe, me çfarë kriteresh definohen ato dhe pastaj, në bazë të atyre kritereve të vendoset edhe që të mblidhen informatat”, -tha Shoshi.

Ai shtoi se megjithatë, në mesin e 425 monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilat para luftës figuronin në listën e përpiluar nga institucionet e Serbisë, kanë qenë edhe Çarshia e Pejës dhe Çarshia e Gjakovës. Të dy këto çarshi, që sipas tij, kanë qenë jo vetëm monumente kulturore dhe historike, por edhe tërësi urbane me lokale biznesi dhe shtëpi ku njerëzit kanë jetuar dhe punuar ndër shekuj, janë djegur dhe rrënuar në tërësi nga forcat serbe.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës kanë theksuar që pas procesit të dokumentimit dhe përpilimit te inventarit shtetëror me të gjitha monumentet e shkatërruara gjatë luftës, komisioni ka për detyrë që të bëjë një vlerësim të dëmit dhe rëndësisë historike-kulturore, shkencore e shoqërore të vlerave të dëmtuara të trashëgimisë kulturore. Dokumentimi dhe vlerësimi do të paraqiten në trajtë të raportit, pranë institucioneve të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte theksuar që në bazë të këtij dokumenti “dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur këshilltaren e ministrit Çeku, Nora Arapi-Krasniqi, se ku do të parashtrohet kërkesa për dëmshpërblim, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi apo në ndonjë gjykatë ndërkombëtare kompetente?

“Kjo do të përcaktohet, besoj, në takimin e parë konstituiv të Komisionit, i cili ka për detyrë edhe të përcaktojë metodologjinë dhe planin dinamik të punës. Por, besojmë që e gjithë puna e këtij komisioni do të bazohet në parimet dhe kartat ndërkombëtare që e rregullojë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kompensimin në rast të dëmtimit të qëllimshëm”, -theksoi Arapi-Krasniqi.

Në anën tjetër, Ministria e Ministria e Kulturës e Serbisë e ka quajtur këtë angazhim të institucioneve të Kosovës si “punë koti dhe përpjekje për mashtrim të publikut ndërkombëtar”. Po ashtu, sipas autoriteteve serbe, institucionet e Kosovës “nuk janë angazhuar për restaurimin e kishave dhe manastireve ortodokse të dëmtuara” gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.

Por, Arapi-Krasniqi hodhi poshtë akuzat e palës serbe, duke theksuar që puna për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, do të bazohet mbi fakte.

“Dëmtimi i trashëgimisë kulturore, ku janë përfshirë qindra xhami,kulla tradicionale dhe qendra historike është evidentuar fillimisht dhe është trajtuar edhe në tri raste gjatë Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, ku dëmtimi ndaj aseteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës është klasifikuar si krim kundër njerëzimit. Deri më tani Serbia nuk ka pranuar përgjegjësinë për krimet e bëra”, tha Arapi-Krasniqi.

Lidhur me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës, për restaurimin e objekteve fetare ortodokse të dëmtuara gjatë marsit të vitit 2004, Arapi-Krasniqi theksoi se që nga viti 2005, rreth 6.9 milionë euro janë paguar nga buxheti i Republikës së Kosovës, si dhe rreth 2.9 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian për restaurimin dhe rehabilitimin e rreth 50 lokaliteteve ortodokse të dëmtuara.

Ajo shtoi se Policia e Kosovës ka njësi speciale për ruajtjen e sigurisë së kishave ortodokse, ku pjesëtarë të kësaj njësie janë edhe serbë të Kosovës.

Në bazë të raportimeve të NATO-s, incidenti serioz në afërsi të një kishe ortodokse në Kosovë, është raportuar për herë të fundit në vitin 2007.

Sipas saj, institucionet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë i gëzojnë të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore dhe institucionale, të cilat mundësojnë respektimin e të drejtave të tyre. Në këtë kontekst, ajo poashtu, ka përmendur edhe Ligjin për zonat e veçanta të mbrojtura, si dhe këshillin zbatues dhe mbikëqyrës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka konfirmuar se Komisionit shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës, do të përbëhet nga profesionistë të fushës së trashëgimisë kulturore nga institucionet e Kosovës, profesionistë të kësaj fushe nga shoqëria civile, përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ligjërues të fushës përkatëse nga universitetet vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Kembrixhit, si dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të vendet.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hajrulla çeku rexhep lushta sali shoshi xhamia e ibrit hajrulla çeku rexhep lushta sali shoshi xhamia e ibrit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet