All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Përgjimet e Sigurimit: Enver Hoxha u ka kallur tmerrin, regjim policor i pashembullt

10 Dhjetor 2021, 06:41 Nga DOSJA
Përgjimet e Sigurimit: Enver Hoxha u ka kallur tmerrin, regjim policor i
All - Paragraf - 1

Dashnor Kaloci

Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Pjesa e njëzet – Vijon nga numri i kaluar

Raport-informacion i oficerit të lartë të Sigurimit të Shtetit, kolonel Filat Muço, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Shkumbini” lidhur me përgjimet e të internuarve në kampin e Zvërneci

Marrë nga kolonel Filat Muço

Dhënë nga B.p. “Shkumbini”

Dt. 11.3.1961

R A P O R T

Me datën 4 shkurt 1961, kur erdhi familja e Iljaz Ahmetit dhe Spiro Gjokës, u organizua një mbrëmje e vogël dhe gjatë mbrëmjes u pinë Xhavit Qesja, Peço Kagjini dhe Foni Qirko. Në këtë kohë Xhaviti më tha: Kur erdhi Tuk Jakova në Berat, unë isha sekretar i Komitetit të Partisë dhe meqë në se nuk mundja të flisja, kufizohesha vetëm me një përshëndetje me buzëqeshje. Kjo të mbetet në mes nesh”.

Në këtë kohë Peço Kagjini m’u afrua dhe duke më puthur, i tha Xhavitit: “Edhe ky është gjak si ne”.

Kongresi i IV-ët është ndjek me një interesim shumë të madh nga Foni, Tahiri, Xhaviti, Peçua dhe Pëllumbi. Leximet e diskutimet e delegatëve të huaj janë bërë kolektivisht. Një gjë është vërejtur te diskutimet e delegatëve të Demokracive Popullore, janë lexuar me një interes të madh, si p. sh. ai i Çekosllovakisë, Polonisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Ndërsa gjatë leximit të diskutimeve të delegatit kinez dhe sidomos atij vietnamez, jo vetëm që nuk u dëgjuan me vëmendje, por përkundrazi ka pasur të qeshura ironike, si nga Peço, Tahiri dhe Xhaviti.

Në një bisedë që bëri Tahiri me mua për çështjen e moslejimit të shoqes, që të vij këtu, më tha se tani se u pa e qartë dhe nga Kongresi, se këta tanët janë prishur me Bashkimin Sovjetik.

Foni më tha gjatë një bisede që u hap rreth Kongresit, se tani duket qartë se në Kampin tonë janë krijuar dy rryma dhe të shohim se si do procedojë puna dhe cila do të fitojë!

Qëndrimi im ka qenë gjithnjë i dëgjo njësit.

“Shkumbini”

Relacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi ndjekjen dhe survejimin e Pëllumb Dishnicës, si element antiparti, që nga viti 1955

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË “Tepër Sekret”

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Tiranë, më 23.10.1961

DREJTORIA E SIGURIMIT TË SHTETIT

Nr. 05

R E L A C I O N

MBI TË DHËNAT PËR PËLLUMB DISHNICËN DHE XHAVIT QESEN

Pëllumb Jaup Dishnica, vënë në përpunim aktiv më datën 19.1.1955, si element antiparti, i goditur nga Plenumi i XI të Komitetit Qendror të PPSH-së për aktivitet armiqësor në favor të Zbulimit Jugosllav në kohën e Koci Xoxes.

I përmenduri u aktivizua përsëri për kundër partisë dhe udhëheqjes së saj edhe në periudhën e Konferencës së Tiranës në prill të vitit 1956.

Që nga koha e marrjes në përpunim dhe deri para Konferencës së Tiranës, Pëllumb Dishnica është treguar shumë i rezervuar, duke mjaftuar vetëm me shoqërime të rralla me disa element të goditur dhe me nga ndonjë shprehje pakënaqësie përkundër vijës së Partisë sonë.

Ngjarjet e njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare dhe brenda vendit tonë, gjatë viteve 1954-1955, bëjnë që edhe Pëllumb Dishnica të aktivizohet kundër Partisë tonë.

Në fillim ai merr kontakt dhe shoqërohet në mënyrë demonstrative me njerëz të goditur nga Partia, si p.sh.: Dali Ndrenë, Abedin Shehun, Myzafer Spahon, etj., dhe më vonë lidhet ngushtë me shumë elementë antiparti të Konferencës së Tiranës, si p.sh. me: Taho Sejkon, Agron Frashërin, Pajo Islamin, Qamil Dishën etj.

Në mbledhjen e organizatës bazë të Ministrisë së Industrisë, për dhënie porosi delegatëve të Konferencës, në prill të vitit 1956, ka dhënë porosi provokuese dhe armiqësore, duke kërkuar që Konferenca të shikonte çështjen e gjendjes ekonomike të popullit dhe kultin e individit.

Mbas Konferencës së Tiranës u zbulua se Pëllumb Dishnica ishte një nga iniciatorët kryesorë për organizimin e punës armiqësore në këtë konferencë, për të cilën ai u përjashtua nga Partia dhe në nëntor të vitit 1956, u internua për pesë vjet kohë në rrethin e Fierit dhe në vitin 1958 u transferua në Kampin e Zvërnecit, ku vazhdon të jetë edhe sot.

Duke qenë në qytetin e Fierit si i internuar, qysh në fillim Pëllumbi bie në kontakt dhe krijon lidhje të ngushta armiqësore me elementin antiparti Peço Fidhi. Të dy këta, nëpër shtëpitë e njëri tjetrit dhe në prezencë të grave të tyre, kanë zhvilluar komente armiqësore, duke marrë në diskutim gjithë vijën dhe veprimtarinë e Partisë tonë dhe e kanë cilësuar atë të padrejtë në çdo drejtim, si p.sh. në politikën e jashtme, në çështjet ekonomike, në politikën e kuadrit, demokracinë e brendshme të Partisë, etj.

Ngjarjet e vitit 1956 në Hungari i kanë cilësuar se revolucion, duke thënë se kjo i’u imponua popullit hungarez nga mungesa e lirive demokratike dhe nga politika e partisë në tërësi që udhëhiqej nga Rakoshi. Kanë thënë se gabimet që ka bërë Rakoshi në Hungari, i ka bërë dhe udhëheqja e jonë këtu dhe ndofta në një shkallë më të madhe.

Ndryshimet në Poloni dhe ardhjen e Gomulkës në fuqi i kanë pritur me kënaqësi, duke i konsideruar dhe këto si shfaqje të pakënaqësisë së popullit ndaj të metave ekzistuese dhe se gabime të tilla ka edhe tek neve.

Kanë shfaqur aprovim të plotë ndaj politikës dhe pikëpamjeve të revizionistëve jugosllav, të cilëve u kanë qarë hallin duke thënë se “po spekulohet shumë në kurriz të tyre”.

Duke folur për demokracinë e brendshme të Partisë tonë, Pëllumbi ka thënë: “Shokët e vjetër të Partisë ca i përjashtuan, ca i internuan dhe ca i zhdukën. Ai i madhi brenda disa vjetëve e “rregulloi” partinë, u ka kallur tmerrin: po të vepronte ndryshe, nuk do të qëndronte atje ku është. Në asnjë regjim s’ka pasë sistem të tillë kontrolli, ky është regjim policor i pashembullt, regjimi i hurit dhe i litarit. Historia nuk njeh shtet të tillë burokratik”.

Dhe më poshtë Pëllumbi vazhdon: “Pas konferencës së Tiranës u arrestuan gjithë ata njerëz të mirë. Korrupsion i tmerrshëm! Poshtërsia, hipokrizia, servilizmi, të gjitha këtu janë. Ç’do gjë e krahasojnë me kohën e Zogut, por edhe atëhere, në krahasim me sot, ishim lule. N’daç për vrasje, n’daç për kurvëllëqe e për çdo gjë tjetër s’i kanë shokët. Sa të pa turp që janë”!

Duke komentuar dëshirën për rrëzimin e udhëheqjes së Partisë e Shtetit tonë. Pëllumb Dishnica ka thënë: “Problemet që duallën mbas vdekjes së Stalinit do të vihen përsëri në plan të parë, atëhere udhëheqësit tonë do të gjenden edhe një herë në pozita të vështira.

Por këta s’luajnë, është e pa mundur t’i bëjnë vetë këto lëshime se kanë frikë. Këta nuk lenë njeri të flasë. Një pyetje të bëjë njeri, me një herë i thonë: kush ta mësoj, prandaj do dalin përsëri nga situata. Puna është se po nuk u gjendën forca këtu brenda, është një çikë e vështirë të rrëzohen. Unë që të qërohen njëherë këta, pa le të vijë kush të dojë me pas”.

Nga aktiviteti i përbashkët që Pëllumb Dishnica ka patur me Peço Fidhin në Fier, rezulton se që të dy këta kanë përfunduar në agjentë të rregullt të Zbulimit Jugosllav. Lidhur me këtë, në bisedë me një nga burimet tona, Peço Fidhi ka thënë: “Po të kisha denoncuar lidhjet që mbanim unë e Pëllumbi me Legatën Jugosllave nëpërmjet emigrantit jugosllav Nik Perkaj, po të tregoja unë se kemi marrë e dhënë me Legatën raporte e udhëzime, ne do të dilnim një grup spiunazhi dhe në radhë të parë do i shkonte koka Pëllumb Dishnicës, sepse ai ka qenë disa herë në opozicion me Partinë”.

Gjatë kohës që Pëllumbi vuan internimin në Kampin e Zvërnecit, vazhdon të mbajë qëndrim shumë armiqësor. Së bashku me Xhavit Qesen, ai nuk ka lënë problem partie pa marrë në diskutim dhe pa u dhënë karakter të theksuar armiqësor bisedave të tyre. Ata tregohen hapët të vendosur për ndryshimin e gjendjes në vendin tonë, duke arritur të thonë se për ta është më e favorshme që këtu të vendoset edhe regjim anti-popullor, vetëm mjafton të rrëzohet udhëheqja jonë.

I burgosuri Taho Sejko deponon se si bashkë me Pajo Islamin dhe Pëllumb Dishnicën, në pragun e Konferencës së Tiranës, kanë biseduar rreth çështjeve që duheshin shtruar në Konferencë, si p.sh. trajtimi ekonomik i udhëheqësve, goditjen e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut, respektimin e ligjshmërisë socialiste, çështjen e kritikës dhe autokritikës në parti, marrëdhëniet me Jugosllavinë etj. Lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, Pëllumb Dishnica ka shfaqur mendimin se pa shqyrtuar çështjen e Koci Xoxes, nuk ka afrim me Jugosllavët.

Taho Sejko, deponon gjithashtu se Panajot Plaku i ka thënë se në vendin tonë ekziston një opozitë në kundërshtim me udhëheqjen e Partisë dhe të shtetit, e cila qe goditur rëndë nga përjashtimi i Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut nga Komiteti Qendror dhe se në këtë opozitë bënte pjesë edhe Pëllumb Dishnica.

Xhavit Hajdar Qesja, vënë në përpunim aktiv më 15.11.1957, si element antiparti, që ka mbrojtur dhe mbron me vendosmëri pikëpamjet antimarksiste dhe revizioniste të udhëheqësve jugosllavë.

Duke mbrojtur tezat e revizionistëve jugosllavë, Xhaviti vihet nën opozicion të hapët me qëndrimin dhe politikën e Partisë sonë ndaj çdo çështjeje, duke mos aprovuar masat e drejta të Partisë dhe për më tepër i konsideron ato si anti-marksiste dhe se, sipas tij, çdo gjë nga udhëheqja e jonë, bëhet vetëm për të mbrojtur pozitat e saj.

Për Jugosllavët, Xhaviti ka thënë se ata ndërtojnë socializmin sipas Komunës së Parisit, të udhëhequr nga parimet e marksizëm-leninizmit dhe se këtë të vërtetë mbi Jugosllavinë e njeh e gjithë bota, vetëm udhëheqja jonë e injoron për interesat e saj personale, sepse po ta bëjnë këtë, atëhere duhet të njohin gabimet e tyre dhe të humbasin postet që kanë./Memorie.al

Vijon numrin e ardhshëm

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur enver hoxha enver hoxha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 9 Dhjetor 2021, 16:43

Vidal shijon dëborën me “Panditën” e tij

Milano-Arturo Vidal ka publikuar ditën e sotme një video duke shëtitur me të dashurën e tij Sonia Isaza në motin e keq me dëborë.Futbollisti i Interit në videon...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës