Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Përfitoi 135 mijë euro! Dëshmia e Krasniqit: Paratë i investova në Forex, m’i mori Rinori
25 Prill 2022, 10:50Nga DOSJA
TIRANË– Qerim Krasniqi ka deklaruar se i ka marrë Mariana Cakulit shumën prej 85 mijë-87 mijë euro, duke hedhur poshtë pretendimin e biznesmenes se ai i ka marrë 135 mijë euro. Në sallën e gjyqit, 30-vjeçari deklaroi se shumat e parave i ka investuar në bursë, Forex. Paratë, Krasniqi tregoi se ia ka kaluar një djali i cili quhet Rinor, nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij, ky person ka marrë të ardhurat e tij e më pas është zhdukur.
“Këtë shumë monetare e kam investuar në bursë (Forex). Investimin e kam kryer te një shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilin e njoh me emrin Rinor, por që gjeneralitetet e tjera nuk i di. Rinori pasi ka marrë këtë shumë monetare si dhe pasi më ka marrë edhe një shumë tjetër prej 32 mijë eurosh nga të ardhurat e mia, i shkëputi kontaktet dhe u zhduk. Në këto kushte, i kam shkëputur marrëdhëniet me Marianën dhe u largova nga Shqipëria”, ka thënë në dëshminë e tij 30-vjeçari.
Kontaktet ai i ka mbajtur me kallëzuesen deri më 15 janar të këtij viti, por që nuk kanë rënë dakord për kthimin e shumës pasi Mariana donte një shumë prej 50 mijë eurosh në dorë. Ai shprehet se është i gatshëm të bëjë një marrëveshje me Marianën ku t’i kthejë një shumë prej 5 mijë eurosh në muaj, të ardhura të cilat do të vinin nga tregtimi i kriptovalutave.
TIRANË– Vjehrra e Merushe Hazizit ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24. Xhevahir Hoxha vrau nusen e djalit të ...
TROPOJË– Prek Jubani dhe Sali Selimaj, të dy banues në fshatin Valbonë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë ndërtuar pa leje në zonën e mbrojtur...
LEZHË– Një person është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar drogë me makinë në drejtim të Lezhës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije...
SHBA– Përballja në gjyqin që po mban në suspancë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm. Ylli i ‘Pirati i Karaibeve’ Johny Depp ka dalë tre herë në ...