LIVE UPDATES
Bota

Pengon kapjen e hakerëve? SHBA akuza të forta ndaj Rusisë

15 Shtator 2021, 07:50 Nga DOSJA
Pengon kapjen e hakerëve? SHBA akuza të forta ndaj Rusisë

Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për Presidentin rus Vladimir Putin për mbrojtjen e kriminelëve kibernetikë të fshehur në Rusi duket se kanë patur pak ndikim, thonë zyrtarë të lartë të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, si dhe zyrtarë të kibernetikës.

Nuk ka asnjë tregues që qeveria ruse të ketë ndërmarrë veprime për të goditur aktorët (e piraterisë) ransomware që veprojnë në mjedisin tolerues që kanë krijuar atje”, tha Paul Abbate, zëvendës drejtor i Byrosë Federale të Hetimit, të martën në një samit pranë Uashingtonit për çështjet e zbulimit.

“Ne kemi kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim për ata që ne e dimë se janë në Rusi, kundër të cilëve kemi aktakuzë dhe nuk kemi parë asnjë veprim“, tha zoti Abbate. “Pra, unë do të thoja që asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim”.

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje dy herë udhëheqësit rus që të ndërmarrë veprime kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë jashtë Rusisë, së pari në një samit në qershor në Gjenevë dhe përsëri gjatë një telefonate një muaj më vonë.

“Ia bëra shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që kur një operacion ransomware vjen nga toka e tij, edhe pse nuk është i sponsorizuar nga shteti, ne presim që ata të veprojnë nëse u japim atyre informacion të mjaftueshëm për të vepruar se kush është”, u tha gazetarëve Presidenti Biden pas telefonatës së korrikut.

Që nga bisedimet fillestare, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë vënë re një rënie të sulmeve pirate ransomware, megjithëse ata kanë qenë në mëdyshje për t’ia atribuar ndryshimin ndonjë veprimi të Moskës.

“Mungesa e tanishme e veprimtarisë kriminale nuk duhet të ngatërrohet me masat e forta policore”, tha Drejtori Kombëtar amerikan për Kibernetikën Chris Inglis përpara një audience më vonë të martën.

“Ende ka një nxitje monetare dhe ndoshta një nxitje gjeopolitike për të lejuar që të rikthehen”, tha ai, duke kundërshtuar thirrjet që Shtetet e Bashkuara të hidhen në ofensivë.

Ekziston një ndjesi se ndoshta ne mund të shkrepim disa plumba kibernetikë dhe të dalim kështu nga kjo situatë. Kjo do të jetë e dobishme në rrethana të caktuara nëse japim një goditje të qartë ndaj një agresori kibernetik dhe kjo mund t’i nxjerrë ata jashtë loje”, tha zoti Inglis. “Kjo nuk do të ndikojë tek udhëheqësit që e lejojnë këtë të ndodhë”.

“Ne duhet të kuptojmë se çfarë është ajo që ka rëndësi për Putinin dhe oligarkët dhe si t’i ndryshojmë përllogaritjet në vendimarrjen e tyre”, shtoi ai.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo rol në një seri sulmesh ransomware dhe sulmesh të tjera kibernetike kundër kompanive dhe infrastrukturës amerikane.

Dhe pas telefonatës Biden-Putin në korrik, Kremlini lëshoi një deklaratë që mbështeste bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike, duke bërë thirrje që përpjekje të tilla të “ishin të përhershme, profesionale dhe jopolitike dhe duhet të kryhen përmes kanaleve të veçanta të komunikimit … dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”.

SHBA fajëson Rusinë ose aktorët kibernetikë me bazë në Rusi për një seri sulmesh të profilit të lartë ransomware, përfshirë sulmin e dhjetorit 2020 ndaj SolarWinds, një kompani menaxhimi programesh me qendër në SHBA, dhe për sulmin ransomware të 7 majit kundër Kolonial Pipeline, operatori më i madh i tubacionit të karburantit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar GRU-në (shërbimin ushtarak të zbulimit të Rusisë) se sulmoi Komitetin Kombëtar Demokrat gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 dhe kompanitë farmaceutike që zhvilluan vaksinat kundër koronavirusit.

I pyetur të martën nëse Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku janë gati të ndërmarrin veprime kundër Rusisë, komandanti i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara (CYBERCOM) ia la përgjigjen Shtëpisë së Bardhë.

“Është e qartë që i takon presidentit të vendosë”, tha gjenerali i CYBERCOM-it, Paul Nakasone. “Por ato opsione sigurisht që do t’i ofrohen për t’i shqyrtuar”./ Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shba akuzon rusine per hakerat shba akuzon rusine per hakerat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet