LIVE UPDATES
Bota

PDK hap zyrtarisht fushatën elektorale, Hoxhaj: Krenar për programin e rimëkëmbjes së Kosovës

3 Shkurt 2021, 20:24 Nga DOSJA
PDK hap zyrtarisht fushatën elektorale, Hoxhaj: Krenar për programin e

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka hapur ditën e sotme zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në fjalën e tij Hoxhaj tha se po i drejtohet të gjithë popullit të Kosovës në mënyrë që të dëgjojnë programin e tyre. Ai e ka quajtur ditën e sotme si një moment historik dhe se është krenar që të jetë në krye të listës për deputetë të PDK-së.

Gjatë fjalës së tij Hoxhaj tha se lista për deputetë e PDK-së është e përbërë nga njerëz intelektual dhe të përgjegjshëm të cilët do të punojnë për mirëqenien e Kosovës. Ai tha se ka një program aktual për rimëkëmbien e vendit dhe se me të si kryeministër Kosova do të jetë një shtet demokratik dhe se me të në krye Kosovë do t’i bëjë ball sulmeve të Serbisë.

Fjala e plotë:

Sot nuk po u drejtohem vetëm votuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike. Sot po i drejtohem të gjithë Kosovës, të gjithë qytetarëve. Posaçërisht atyre që dikur kanë votuar për ne. Dua që të na dëgjojnë të gjithë qytetarët. Dua që të gjithë qytetarët ta dinë të vërtetën. Të vërtetën se në çka besojmë ne dhe për çfarë angazhohemi ne.

Të dashur qytetarë,

Kjo ngjarje sot është një moment krenarie për mua që t’i prij një liste të këtillë të kandidatëve për deputetë. Një liste që është pasqyra më e mirë e vendit tonë. Më të mirët e të gjitha fushave. Një listë që përfaqëson kombinimin e talentit, përvojës dhe potencialit që ka Kosova jonë. Një listë që seriozisht synon ta rimëkëmbë Kosovën në çdo aspekt.

Është një moment krenarie për mua të jem kapiteni i një ekipi kaq të dinjitetshëm. Një ekipi me program. Një ekipi me qëllim. Një ekipi të gatshëm për të punuar për Rimëkëmbjen e Kosovës sonë. Një ekipi që është rezultat i përpjekjeve njëzetvjeçare të partisë tonë, në krye me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Është një moment krenarie për mua të jem bartësi i listës së kandidatëve që sot betohen se do ta vazhdojnë rrugën e patriotizimit dhe atdhedashurisë. Është moment krenarie t’i prij një liste kaq profesionale dhe atdhetare. Një listë me shumë luftëtarë të lirisë dhe të burgosur politikë. Një listë me shumë ndërmarrës dhe inovatorë. Një listë me profesorë, mësues dhe studentë. Një listë me shumë gra dhe burra punëtorë. Një listë me shumë të rinj.

Kjo është lista e guximit dhe e dinjitetit. Kjo është lista e talentit dhe e punës. Kjo është lista e profesionalizmit dhe e vendosmërisë. Kjo është lista e shpresës dhe e besimit. Kjo listë, sa është e shumëllojtë, aq është edhe unike. Sepse, na bashkon një qëllim: Rimëkëmbja e Kosovës. Ne jemi një ekip. Një ide. Një synim. Një ideal. Secili prej nesh përfaqëson një grup qytetarësh. Por, së bashku e përfaqësojmë një qëllim: Rimëkëmbjen e Kosovës.

Sepse, të gjithë së bashku besojmë në të njëjtat parime. Së pari dhe më e rëndësishmja: Kosova dhe kombi ynë janë mbi partitë dhe dallimet partiake. Ky parim është në ADN-në tonë politike. Kështu jemi brumosur së bashku në PDK. Këtë e kemi trashëgimi nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Së pari Kosova. Secili nga kandidatët për deputetë të Listës së Rimëkëmbjes është krenar me historinë e lavidshme të vendit tonë. Secili është krenar me themelet e lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë. Secili është krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe themeluesit e saj. Secili kandidat i Listës së Rimëkëmbjes e gjen inspirimin tek e kaluara, për të shikuar përpara. Për të punuar për të ardhmen. Për një të ardhme më të mirë. Për një shtet me ekonomi të zhvilluar. Për një shtet ku sundon ligji. Për një shtet me shëndetësi moderne. Për një shtet me arsim të avancuar. Për një shtet me dinjitet në arenën ndërkombëtare.

Për një Kosovë që do ta përmbyllë me sukses shtetndërtimin. Si anëtare e barabartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për gjeneratat e reja që meritojnë shumë më shumë mundësi dhe hapësirë. Për një shtet të respektuar dhe të barabartë në familjen evropiane.

Unë, si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, kam besim të plotë dhe ju garantoj se kjo do të arrihet. Kjo arrihet me shumë përkushtim dhe me një ekip të aftë sikurse është Lista e Rimëkëmbjes. Me një program konkret sikurse është Programi i Rimëkëmbjes. Me një parti që respekton sundimin e ligjit. Një parti që respekton institucionet shtetërore. Një parti që i respekton rregullat e demokracisë. Një parti që e respekton mendimin ndryshe dhe kritikën.

Ne besojmë që secili është i barabartë para ligjit. Ne besojmë që secili duhet ta respektojë ligjin. Nuk ka demokraci pa sundim të ligjit. Ne besojmë në demokraci. Ne jemi partia e demokracisë. Ne jemi Partia Demokratike.

Ne e kemi shpalosur programin tonë të Rimëkëmbjes. Një program i hartuar së bashku me qytetarët. Sepse ne kemi biseduar me qytetarët. Ne i kemi dëgjuar ata. Ne i respektojmë qytetarët. Kështu e kemi ideuar programin e Rimëkëmbjes për të gjithë. Askush nuk mund të lihet jashtë programit tonë qeverisës. Programi ynë është për të gjithë.

Gjatë vizitave nëpër Kosovë, qytetarët më kanë pyetur: “Çka domethënë Rimëkëmbja për ne?” Rimëkëmbje për studentin domethënë studime falas në universitet. Rimëkëmbje për të rinjtë e papunë domethënë 15 milionë euro për të nxitur ndërmarrjet e reja. Rimëkëmbje për mjekun domethënë mundësi për të ushtruar profesionin e tij këtu, pranë familjes, në qytetin e tij. Me dinjitet. Me pagë dinjitoze – 1500 euro për mjekun specialist dhe 650 euro për infermierët. Rimëkëmbje për fermerët domethënë shlyrja deri në 50% e kredive. Rimëkëmbje për mësuesit domethënë rritje e pagave në 600 euro. Rimëkëmbje për profesorët e shkollave të mesme domethënë rritje e pagave në 700 euro. Rimëkëmbje për profesorët universitarë dhe akademikët domethënë rritje e pagave në 1800 euro. Projekti i Rimëkëmbjes, po ashtu, nënkupton pensione dinjitoze për kategoritë e dala nga lufta, për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. Pensionet do të rriten nga 170 në 300 euro. Si dhe rritje prej 40 % të pensioneve për pensionistët. Ky është vizioni ynë i përbashkët. Në këtë besojnë të gjithë kandidatët e Listës së Rimëkëmbjes. Këto janë parimet që na bashkojnë. Parimet që na frymëzojnë. Parime për të cilat do të punojmë së bashku. Secili qytetar duhet ta dijë dhe ta ndjejë se çfarë domethënë Rimëkëmbja për të. Por, qytetarët, po ashtu duhet ta dinë se si do ta zbatojmë Rimëkëmbjen. Prandaj, e kemi shpalosur programin tonë. Prandaj, jemi të angazhuar për programin tonë. Prandaj, ju prezantojmë se kush dhe si do ta zbatojë programin tonë.

Ne duam që secili qytetar ta dijë. Ta dijë se përse do të votojë listën tonë. Ne kërkojmë nga ju që të votoni për ne. Ne duam që ju të na besoni. Të besoni se ne do t’i zbatojmë zotimet tona. Çdo fjalë që e themi. Çdo premtim që e bëjmë. Ne jemi pranë jush, qytetarë të Kosovës. Sepse, ne vijmë nga ju. Sepse, ne i kemi të njëjtat parime. Të njëjtat aspirata. Të njëjtat ëndrra. Së bashku do ta rimëkëmbim Kosovën. Së bashku do t’i dalim zot Kosovës përballë Serbisë. Së bashku do ta mbrojmë Kosovën nga kërcënimi i autoritarizmit. Së bashku do t’i rregullojmë marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët tanë. Së bashku do ta bëjmë Kosovën një shtet me dinjitet. Një shtet ku sundon ligji. Së bashku do ta zhvillojmë Kosovën në çdo aspekt. Së bashku do ta ndreqim imazhim e Kosovës dhe do t’ia kthejmë krenarinë Kosovës. Së bashku për Rimëkëmbje!

Hoxhaj në Vushtri është pritur me flamuj dhe brohorima.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj pdk zgjedhjet ne kosove enver hoxhaj pdk zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 3 Shkurt 2021, 20:19

SHBA- Këngëtarja e famshme Mariah Carey është paditur në gjykatë nga motra e saj e madhe, pasi kujtimet nga libri i këngëtare që u publikua në vitin 2020 “The M...

Bota 3 Shkurt 2021, 19:01

ZVICËR- Zvicra ka refuzuar që të miratojë vaksinën e AstraZenecës për përdorim në vend. Dailymail shkruan se mos miratimi i vaksinës vjen për shkak të mung...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet