LIVE UPDATES
Politike

PD thirrje qeverisë: Lejo ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar, është thelbi për të mbajtur në kontroll COVID-19

7 Prill 2020, 13:32 Nga DOSJA
PD thirrje qeverisë: Lejo ekspertët të kryejnë testim

TIRANË- Partia Demokratike me anq të mjekes Mirela Tabaku ka reguar sërish sot në lidhje me strategjinë e ndjekur për testimet në Shqipëri. Në një deklaratë nga selia blu, Tabaku u shpeh se qevera duhet të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar. Sipas saj përvojat më të mira botërore konfirmojne se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll COVID 19.

Është momenti që Qeveria të vlerësojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri që sa më shumë të zgjasë periudha e testimeve të ulëta, aq më të mëdha do të jenë pasojat në shëndetin e qytetarëve, pasojat ekonomike dhe sociale, që gjithashtu sjellin pasoja ne shendetin mendor dhe fizik te popullatës”, shtoi Tabaku.


REAGIMI I PLOTË

Në emër të Partisë Demokratike, fillimisht, dua të shpreh vlerësimin dhe nderimin për gjithë punën dhe sakrificat e mjekëve, infermierëve, laborantëve, imazheristëve, sanitarëve, ekspertëve, stafeve mbështetëse qe punojnë në çdo sektor të shërbimit shënndetësor kudo nelë vend. Në stadin epidemiologjik ku është Shqipëria, për të mos çuar dëm sakrificën e qytetarëve, por edhe stafit shëndetësor, merr peshë të madhe testimi më i zgjeruar. Kjo masë është e domosdoshme për të ditur situatën reale ku ndodhet vendi, për të realizuar me efikasitet procesin e gjurmimit e me pas izolim dhe trajtim, por edhe si do të veprojme për të parashikuar dhe llogaritur masat shëndetësore, ekonomike, sociale etj. që nevojiten për të përballuar këtë situatë. Pa dashur të ripërsëris argumentat shkencore për këtë fakt dhe faktet e vendeve me eksperiencat më të mira në këtë pandemi për testimin,  theksoj se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) kanë theksuar se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll COVID 19, për të reduktuar transmetimin e tij, si dhe për të zvogëluar impaktin e tij negativ ne ekonomi, shendet publik dhe aspektin social.

Është momenti që Qeveria të vlerësojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri që sa më shumë të zgjasë periudha e testimeve të ulëta, aq më të mëdha do të jenë pasojat në shëndetin e qytetarëve, pasojat ekonomike dhe sociale, që gjithashtu sjellin pasoja ne shendetin mendor dhe fizik te popullatës. Me keqardhje, edhe si mjeke në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi, më duhet të pohoj se kemi humbur shumë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve.  Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar. Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët duhet të jetë prioritet. Pushteti lokal, institucionet e shendetit publik në zonë, mjekët e familjes duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha.

Ndaj ripërsërisim kërkesën ndaj Qeverisë që t’u mundësojë ekspertëve numrin e mjaftueshëm të testimeve, që ata të jenë në gjendje të bëjnë detyrën e tyre. Qeveria duhet të ketë një strategji të qartë dhe transparente, jo vetëm për rritjen e numrit të testimeve, por edhe për llojet e testeve dhe zgjerimin e kategorisë së personave që e kryejnë testin, bazuar plotësisht në udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shëndetëisë dhe Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Çdo ditë që kalon pa testime masive është një ditë që ndihmon përhapjen e virusit!

Pas kësaj deklarate ka ardhur një reagim dhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se strategjinë për teste  vendosin ekspertët dhe jo qeveria. Për këtë gjë i ka bërë thirrje dhe P-së që të mos bëjë deklarata që nuk vlejnë, pasi sipas tij ia kanë futur kot.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 mirela tabaku partia demokratike testi per koronavirusin masat kunder covid 19 mirela tabaku partia demokratike testi per koronavirusin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet