LIVE UPDATES
Politike

Gara për kreun e AMA-s/ Komisioni i Medias dërgon në Kuvend dy kandidatura, skualifikohen dy të tjerë. PD: Rama po shkel li

23 Qershor 2021, 15:26 Nga DOSJA
Gara për kreun e AMA-s/ Komisioni i Medias dërgon në Kuvend dy

TIRANË- Komisioni i Medias u mblodh ditën e sotme për të propozuar emrat që do të jenë në garë për kreun e AMA-s. Komisioni i dërgoi Kuvendit emrat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës, si dy kandidatët pretendentë për kreun e ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Si Dibra, ashtu dhe Krasniqi, ishin në mesin e 4 kandidatëve më garë bashkë me Elvis Gjergjin dhe Ermela Guxhollin. Këta dy të fundit u skualifikuan nga gara. 

Në mbledhjen e sotme, drejtoresha aktuale e ATSH Krasniqi dhe Dibra prezantuan para Komisionit të Mediave vizionin e tyre për të drejtuar AMA-n. Mirëpo, dy kandidaturat që u propozuan nga Komisioni nuk janë pritur mirë nga Partia Demokratike.

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të marrë kontrollin e Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), kjo pasi pretendohet se ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe të PS në krye të AMA, pra drejtuesen e ATSH, Armela Krasniqin. Vokshi shton se me kandidimin e saj, Rama ka shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që përcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave.

Përveç emrave për kryetare të garës, në garë për anëtarë të bordit drejtues të AMA-s janë: Edjona Derishi, Ëngjëllush Serjani, Helidon Haliti, Manjola Tërshana, Sajmir Aliaj dhe Joana Allushi. Do të jetë Kuvendi që do të vendosë për njërën prej kandidaturave, ndërsa do të votojë edhe për anëtarët e bordit drejtues pas 4 vakancave të krijuara. Lidhur me plotësimin e vendve vakante ka reaguar edhe ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, në një deklaratë për mediat nga Korça, tha se emërimet në AMA janë shumë të rëndësishme.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare. Pas masakrës zgjedhore, me të cilën Rama-Doshi vodhë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, regjimi hodhi hapin e radhës kundër demokracisë, duke goditur edhe një herë lirinë e medias. Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, po i jepet në dorë Kryeministrit dhe regjimit të tij që nuk e fsheh armiqësinë ndaj lirisë së medias. Parlamenti njëpartiak, me mandat të përfunduar, e që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, përmes Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës reale, ka shkelur në mënyrë flagrante nenet që përcaktojnë procedurën dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në garën për kreun e AMAs, me pseudokandidatë nënpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afatëve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe te PS për këtë post. Edi Rama, urdhëroi kandidatēt e listēs së PS në zgjddhjet e fundit, në Komisionin Parlamentar tē Medias, të votonin pēr Armela Krasniqin duke shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që pērcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave. E paprecedentë procedura e ndjekur për të rrëmbyer vendet e opozitës në bordin e AMAs, në shkelje të legjislacionit actual, të Ligjit për Mediat Audiovizive, e në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi. Me këtë akt antidemokratik kundër lirisë së medias, regjimi Edi Rama kërkon ta përdorë AMA si gjykatën e gazetarëve, organin e censurës, që do kontrollojë jo vetēm platformat televizive, por edhe portalet e mediave on line. Ky organ censure do të përdoret për të implementuar famekeqen paketë të censurës së medias për të ushtruar presion, shantazhuar, mbyllur gojën kujtdo medie apo gazetari që do të guxojë të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, korrupsionin qeveritar dhe bashkëpunimin e pushtetit me krimin dhe oligarkinë. Sot, cdo shqiptar që kërkon një Shqipëri më demokratike, një Shqipëri më pranë Bashkimit Europian duhet të jetë i shqetësuar, sepse me këtë akt kundër lirisë së medias, kundër institucioneve të pavarura, demokracia është edhe më e rrezikuar, ndërsa Bashkimi Europian do të mbetet një destinacion politik edhe më i largët. Sot është koha të gjithë të reagojnë!! Të gjithë gazëtarët, mediat, institucionet që monitorojnë lirinë e shtypit në Shqipëri. Kapja e AMAs paralajmeron kalimin dhe miratimin në parlament edhe të paketës së censurës së medias onlinë për mbylljen e portaleve online.Pa media nuk ka demokraci! të mos heshtim para se të jetë vonë! Partia Demokratike kërkon që të ndalet menjëherë ky akt antiligjor e antidemokratik i një parlamenti monopartiak.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi alekta dibra armela krasniqi elvis gjergji ermela guxholli gara per kreun e ama partia demokratike albana vokshi alekta dibra armela krasniqi elvis gjergji ermela guxholli gara per kreun e ama partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet