LIVE UPDATES
Politike

PD në seancë pa vendim grupi/ PRAPASKENAT, lëvizja e deputetëve të ‘Foltores’…

17 Mars 2022, 11:52 Nga DOSJA
PD në seancë pa vendim grupi/ PRAPASKENAT, lëvizja e

TIRANË– Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të shkojnë sot në seancën plenare pa një vendim grupi se çfarë qëndrime do të mbajnë për rendin e ditës. Po ashtu, nuk ka një udhëzim se ku do të jetë fokusi i diskutimeve. Pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit duket se Grupi Parlamentar i PD-së nuk po funksionon më si i tillë.

Tashmë fokusi i të djathtëve është te zgjidhja e situatës së tyre të brendshme dhe gjetja e një formule për t’i bashkuar si para 9 shtatorit, datë kur kryedemokrati Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi i PD-së, pasi u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 7 mars në mbledhjen e parë të Grupit të PD-së pas zgjedhjeve të pjesshme grupi i ligjvënësve të djathtë kërkoi që kryedemokrati Lulzim Basha të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Në mbledhjen e 7 marsit, kryedemokrati Basha mbajti shënime për kërkesën e secili deputeti dhe më pas mbledhjen e mbylli duke lënë një tjetër takim, por pasi të dëgjonte edhe kryetarët e degëve. Këtë të fundit ndryshe nga deputetët dolën pro Bashës dhe thanë se deputetët nuk mbajnë kontakte me zgjedhësit. Ata kërkuan që vetë deputetët të mbanin përgjegjësi dhe nëse të ofronin mandatin e tyre të deputetit nëse kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i selisë blu.

NISMA PËR PËRJASHTIMIN

Teksa kryedemokrati Basha vazhdonte konsultimet edhe me organet e tjera të Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji dhe Grida Duma të enjten e kaluar iniciuan një nismë për përjashtimin e Bashës nga grupi i PD-së. Në fletë nuk u hodh asnjë firmë, madje as nga vetë iniciatorët. Ndërkohë, ditën e shtunë, kreu i PD-së mblodhi sërish grupin e PD-së. Heshtja e tij dhe deklaratat e zbardhuar të kryetarëve të degëve kishin revoltuar deputetët, të cilët thuajse njëzëri kërkuan një gjë të përbashkët. Një hap pas Bashës që nënkuptonte dorëheqjen e tij.

Ndërsa diskutimi u fokusua se cili duhet të ishte qëndrimi i liderit historik Sali Berisha, burime nga mbledhja e Bashës me deputetët ditën e shtunë bënë me dije se kryedemokrati u kishte thënë deputetëve se ai e kishte marrë vendimin, por para se ta bënte publik do ta diskutonte edhe me Kolegjin e Kryetarëve dhe më pas takimi i radhës do të shihet me deputetët për t’i komunikuar vendimin. Por sërish në mbledhjen me kolegjit e kryetarëve, qëndrimet ishin ndryshe nga deputetët, ndonëse në mbledhjen e dytë edhe ata artikulonin nevojën për zgjidhje, këtë nuk e shikonin me ikjen e menjëhershme të Bashës. Ndërkohë që nga mbledhja me kolegjin e kryetarëve ditën e diel, Basha nuk ka pasur komunikim me grupin. Duket se Basha ka atribuuar nënkryetarin e PD-së, së Enkelejd ALibeajn, si kryetar grupi për të zbutur zemërimin e deputetëve, të paktën deri në fund të kësaj jave.

GRUPET NË PD

Tashmë demokratët janë ndarë në tri grupe. Grupi i parë është ai me deputetët, të cilët iu bashkuan që në fillim lëvizjes së Sali Berishës, “foltores”. Grupi i dytë është ai me deputetët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe ngritjen e një mekanizmi përbashkues brenda selisë demokratike. Një retorikë e tillë është artikuluar nga deputeti Dashnor Sula dhe duket se ka gjetur mbështetjen e shumicës së deputetëve të PD-së. Sipas tyre, kryedemokrati duhet të japë dorëheqje pa kushte dhe një grup me përfaqësues nga selia blu dhe foltorja të përgatisin partinë për zgjedhje për kryetar partie, që mund të bëhen edhe pas zgjedhjeve lokale të 2023, duke mos përjashtuar askënd nga e drejta e kandidimit. Por një grup tjetër më në minorancë është më rebel. Por këta të fundit duket se së fundmi po asistohen edhe nga deputetët e foltores për të riaktivizuar nismën për të përjashtuar Bashën nga Grupi i PD-së nëse ky i fundit nuk tërhiqet nga PD. Burime për gazetën “Panorama” konfirmuan se deputetë të foltores kanë kontaktuar dje deputetë të selisë blu që të firmosin dokumentin ku kërkohet përjashtimi i Bashës nga Grupi i PD. Megjithatë, ende nuk dihet se sa është numri i deputetëve, të cilët e kanë firmosur një akt të tillë./Marre nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike lulzim basha partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet