LIVE UPDATES
Politike

PD me tre kampe, DEBATI I PLOTË dhe pozicionimi Alibeaj-Berisha (Habit Basha)

5 Maj 2022, 19:09 Nga DOSJA
PD me tre kampe, DEBATI I PLOTË dhe pozicionimi Alibeaj-Berisha (Habit

TIRANË– Çështja e Presidentit të Republikës dhe zgjedhja e një emri të ri ka bërë që në Partinë Demokratike të krijohen jo më dy grupe, port re. ajo u vu re në mbledhjen e zhvilluar këtë pasdite në selinë blu, ku vetëm 22 deputetë ju përgjigjën kërkesës së Enkelejd Alibeajt për mbledhje. Grupi i Rithemelimit sigurisht që nuk mendohej se do të merrte pjesë, por këtë herë është krijuar edhe një tjetër kamp, ata të dyzuarit që nuk shkojnë as në mbledhjet e thirrura nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe s’i përgjigjen as Alibeajt. Ata janë të dyzuar.

Lista e deputetëve që munguan sot, por nuk i janë bashkuar Berishës:

Grida Duma

Agron Gjekmarkaj

Flutura Açka

Alfred Rushaj

Xhelal Mziu

Greta Bardeli

Bledion Nallbati

Fation Veizaj

Tomor Alizoti

Zef Hila

Ramadan Lika

Habi bën mungesa e Lulzim Bashës, i cili nuk e mbështet Berishë, por nuk është shprehur kundër Alibeajt. 

Lista e deputetëve që morën pjesë në mbledhje:

Kastriot Piroli

Helidon Bushati

Orjola Pampuri

Jorida Tabaku

Dhurata Çupi

Merita Bakiu

Lindita Metaliaj

Emilja Koliqi

Seladin Jakupllari

Dashnor Sula

Zheni Gjergji

Eralda Tase Bano

Saimir Korreshi

Ervin Salianji

Kreshnik Çollaku

Enkelejd Alibeaj

Ferdinant Xhaferraj

Arbi Agalliu

Gazment Bardhi

Lefter Gështenja

Flamur Hoxha

Andia Ulliri

Ilda Dhori

Deputetët që janë pjesë e Rithemelimit:

Flamur Noka

Edi Paloka

Tritan Shehu

Albana Vokshi

Luciano Boçi

Edmond Spaho

Luan Baçi

Agron Shehaj

Sorina Koti

Oerd Bylykbashi

Isuf Cela

Bujar Leskaj

Belind Kelliçi

Sali Berisha

Elda Hoti

Ina Zhupa

Kasëm Mahmutaj

E pavarësisht thirrjes së grupit të Berishës për ta injoruar mbledhjen, Enkelejd Alibeaj e zhvilloi atë. Gjithçka ka nisur me debate pas deputeti Ervin Salianji është shprehur se ajo nuk mund të quhej as mbledhje grupi pasi nuk përmbushte kuorumin. Pavarësisht se me artimetikën e tij, Alibeaj tha se në total PD-ja ka 36 anëtarë e se 22 deputetë ishin më se mjaftueshëm për të mbledhur grupin. Në fakt, Partia Demokratike ka 44 deputetë në grupin e saj dhe për të zhvilluar një mbledhje duhet të ketë të paktën 23 anëtarë.Gjithsesi, përtej pjesëmarrjes në mbledhje pati debate në lidhje me Presidentin dhe jo vetëm. Enkelejd Alibeaj ka vendosur që të paraqesë një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar sot në selinë blu. Për këtë çështje janë ngarkuar deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.  Kreshnik Çollaku, Lefter Gështenja e Saimir Korreshi kanë shprehur dëshirën që të ulen në tryezë me maxhorancën për zgjedhjen e emrit të Kreut të ri të Shtetit. Mendimin e tij e ka mbështetur edhe Gazmend Bardhi, i cili ka ironizuar anëtarët e Këshillit Kombëtar. Sipas tij, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi nuk mund të flisnin në emër të Opzoitës për Presidentitn, kur në fakt e kanë sulmuar PD-në. Në fun, Alibeaj vuri pikat mbi ‘i’. Ai u kërkoi deputetëve që të rendisnin kriteret dhe profilin që dëshironin të kishte Kreu i Shtetit dhe t’i paraqesnin ato në një tjetër mbledhje grupi që pritet të zhvillohet të hënën. Për të, nesër nuk do të mblidhet Këshilli Kombëtar, por thejsht një insitucion paralel. 

Debatet në mbledhje:

Ervin Salianji: Shoh përpjekje për të ndarë Partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo të bëhej fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore janë nevojë absolute për ne. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijne gjithe deputetet, nuk ka sens që kerkohet autorizim per tu ulur me Ramen dhe nuk ulemi me njeri-tjetrin. 

Kreshnik Collaku: Duhet te marrim pjese ne tryezen per te zgjedhur kandidatin per President, pa komplekse. Te kete figure me integritet.

Lefter Geshtenja: Se pari, nese duhet te bej lajm do thoja qe ne s’duhet te marrim pjese ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Ne fakt un jam qe ne duhet te marrim pjese ne proces. Edhe pse ne e dime qe Rama i ka nr ne duhet te marrim pjese duke vendosur kritere te sakta se kush duhet te jete Presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1, 2, 3 ose 4 kandidate potenciale qe kane reputacion ne opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancen me kandidate me intgritet. E sigurte qe qytetaret do te na vleresojne per kete zgjidhje. Kushti im eshte qe presidenti te jete nje antikomunist qe nuk shitet e nuk blihet.

Saimir Korreshi: Duhet te pyesim dhe te vendosim bashke me ata qe nuk jane prezent nese do marrim pjese apo jo. E para kjo. Koha ka treguar qe bojkotet kane qene te gabuara dhe sna ka dhene te drejte. Duhet te kemi te qarte qe Rama e vendos vete presidentin edhe pa ne pasi po ne e kemi ndryshuar me heret kushtetuten. Procesi mos te kushtezohet vetem te emri por nje proces qe te kete procedura dhe kritere nese nga pala tjeter nuk pranohen skemi pse behemi fars. Ne duhet te propozojme nje figure e cila te jete e pranuese per shqiptaret qe i perfaqson te gjithe ata.

Lefter Geshtenja: Grupi Parlamentar i PD duhet te dale ne terren. Duhet te takojme demokratet dhe qytetaret. (Mbeshtetet nga Korreshi dhe Xhaferraj).

Ferdinand Xhaferraj: Te marrim pjese por mos te perdoremi nga procesi. Te negociojme me faktorin nderkombetar per procesin.

Gazment Bardhi: Te propozojme kriteret dhe procedurat. Ne duhet te vazhdojme me opoziten. Dhe mos te kompleksohemi se nje grup i berishes na sulmon. Ne nuk ju pergjigjemi me te njejten gjuhe per te ruajtur pd. Ne jemi ruajtur mos ta percajme PD. Na sulmojne sot qe mos te marrim pjese te Presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qene pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh Parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi, ne Këshill kombetar. Ata qe deri dje sulmonin PD.

Enkelejd Alibeaj: Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh.

Ervin Salianji: Nuk është mbledhje grupi se nuk ka kuorum, është takim mes deputetesh. Mbledhjen ta caktojme me kryesine e grupit dhe ta caktojme kur te jene te gjithë. 

Gazment Bardhi: PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.  Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 sali berisha enkelejd alibeaj grupi i pd 5 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet