LIVE UPDATES
Politike

PD kallëzim penal për Bashkitë Vlorë, Dritan Leli: I ktheva përgjigje Komisionit

24 Nëntor 2021, 11:43 Nga DOSJA

VLORË- Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit i ka dërguar javë më parë një shkresë për informacion dhjetëra institucioneve, por disa prej tyre ende nuk kanë kthyer përgjigje. Një shkresë në adresën e Komisionit nuk ka ardhur nga Inspektoriati i Mjedisit, i cili është institucion i shkrirë dhe dy bashki të mëdha në vend; Bashkia Tiranë dhe Vlorë.

Mësohet se kërkesa bashkive i është çuar për punësimet elektorale, ndërsa për Bashkinë Tiranë është kërkuar informacion edhe për shpërblimet për tërmetin. Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi kallëzim penal për dy bashkitë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Këtu ka diçka që nuk shkon. Por duke se shkresat dhe kërkesat janë bërë tashmë prej më shumë se 3 javësh, detyrimi për përgjigje është në bazë edhe të vendosjes së afatit në kërkesë. Minimalisht kjo është indiferencë dhe neglizhencë. Është detyrim ligjor për të gjithë anëtarët për të reaguar ligjërisht ndaj kësaj qasjeje“, tha Alibeaj.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i tha Top Channel se i ka kthyer përgjigje Komisionit Hetimor Parlamentar për Zgjedhjet e 25 prillit që me datë 15 nëntor, duke hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të këtij Komisioni Hetimor.

Në shkresën e dërguar nga Bashkia Vlorë në lidhje me numrin e të punësuarve pranë kësaj bashkie, theksohet se prej muajit janar 2020 dhe muajit prill 2021, numri total i punonjësve është rritur me rreth 7% në këtë bashki, duke përfshirë këtu institucionet në varësi dhe shoqëritë në pronësi të saj.

Në lidhje me fondin e pagave, Bashkia Vlorë tregon se për vitin 2021 është realizuar një rritje në fondin e pagave prej 5% për arsye të shtimit të numrit të punonjësve sipas strukturës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.

Për përfituesit e ndihmës ekonomike pranë Bashkisë Vlorë për periudhën 1 janar 2020 deri me 30 prill 2021 nga Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku përfshihet edhe Fondi 6%, kanë përfitur 939 familje.

Bashkia Vlorë thekson se të gjithë përfituesit e ndihmës ekonomike rezultojnë të jenë në Shqipëri dhe kjo është realizuar përmes kontrolleve dy herë në vit dhe për çdo familje të re që hyn në skemë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, Alibeaj ka bërë publike edhe listën e dëshmitarëve që sipas tij duhen thirrur, duke filluar nga Kryeministri Rama, disa ministra dhe krerë institucionesh.

Nga ana tjetër, anëtari socialist Toni Gogu kërkoi që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe deputetët demokratë Gazmend Bardhi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi. Ai tha se Mziu dhe Vokshi kanë deklaruar se kanë dije për strukturën e mbrojtjes së votës në PD.

Ndërkohë që deputeti i PD-së, Ervin Salianji, tha se kjo situatë është e patolerushme.

Nuk kemi pse tolerojmë që dy institucione që kanë kapacitet të përgjigjen më shpejt se kushdo tjetër, sidomos ajo e Tiranës, ku edhe sipas pretendimeve ka më shumë shpërdorime të burimeve njerëzore gjatë fushatës se kushdo institucion tjetër, ndaj mendoj që duhet të bëjmë kallëzim penal sepse po vazhdojnë të sillen sikur e kanë shtetin pronë personale“, vijoi Salianji.

Partia Demokratike prezantoi edhe planin hetimor, sipas saj, për masakrën zgjedhore, duke theksuar se brenda një muaji do të thirren dëshmitarë drejtuesit më të lartë të qeverisë, të SPAK-ut dhe Bashkisë së Tiranës.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dritan leli enkelejd alibeaj hiqe termin: komisioni hetimor per 25 prillin komisioni hetimor per 25 prillin dritan leli enkelejd alibeaj hiqe termin: komisioni hetimor per 25 prillin komisioni hetimor per 25 prillin


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet