Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË- Më 1 mars 2020 ( e hënë), Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë firmosur një marrëveshje që lidh “fatin” e tyre politik nëse vijnë në pushtet. 13 pika, janë pjesë e marrëveshjes që lidh koalicionin paszgjedhor të dy partive opozitare nën siglën “Shqipëria, shtëpia që fiton”.
Marrëveshja u firmos në ambientet e hotel Plazza, ku kryedemokrati Lulzim Basha mbërriti në tryezë bashkë me të besuarit e tij, Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Gazment Bardhi. Edhe Monika Kryemadhi nuk ishte e vetme. Numri 1 i LSI-së shoqërohej nga Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Luan Rama.
Marrëveshja përmban 13 pika ku pikat themelore janë nxjerrja e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar, sipas tyre nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Ndërsa pika e dytë më e rëndësishme është përmbushja e kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Në momentin që dy partitë firmosën marrëveshjen, Monika Kryemadhi vuri dorën në zemër, ndërsa Lulzim Bashës nuk iu lexua dot asnjë emocion. Në fjalën e saj, Kryemadhi pranoi se PD e LSI janë dy parti tejet të ndryshme nga njëra-tjetra, por me një qëllim, largimin e qeverisë që ka dëmtuar shqiptarët.
Ndërsa Basha deklaroi se opozita nuk bën premtime boshe dhe se bashkë me LSI-në do të bëjnë ndryshimin.
Kjo është marrëveshja e dytë e opozitës. Vetëm pak ditë më parë, PD firmosi një tjetër marrëveshje me 13 parti të tjera opozitare duke u regjistruar në KQZ në koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, shkronjat nistore të koalicionit “PD-AN”.
Më 24 shkurt partitë opozitare firmosën me Partinë Demokratike për krijimin e këtij koalicioni. Në marrëveshje thuhej se “ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë”.
(A.B;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në ‘Instastory’ mesazhin e përditshëm në lidhje me dështimet e Ramës. Teksa kujton...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet nga projekti i hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës. Përmes një video të postuar në prof...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto ku shihen disa të moshuar duke marrë vaksinën kundër Covid-19. ...
TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha, ditën e sotme teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, shkruan se Rama, e ka cilësuar si histori suksesi betejën k...
KUKËS- Zbardhen 3 emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të garojnë në Kukës për zgjedhjet e 25 prillit.Kur vetëm 55 ditë na ndajnë nga zgjedhjet ...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zgjedhur ta kalojë të dielën me familjen e saj. Ditën e sotme ajo ka hequr kostumin zyrtar dhe i ka ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka mbledhur sërish këtë të diel në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe.Çdo të diel drejtuesi...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë demokratike Ervin Salianji, shkruan Edi Rama ka gënjyer fermerët e Korçës për 8 vjet.Teksa ka shpërndarë një vi...
DURRËS– Drejtuesi politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ditën e sotme ka qenë në takim me Lidhjen Demokratike të Gruas. Në fjalën e tij ai ka thënë se ...
TIRANË-Kreu i PD-së Lulzim Basha është shfaqur krejt ndryshe këtë fundjavë, teksa ka hequr kostumin zyrtar me të cilin jemi mësuar ta shohim. Bashkëshortja...