LIVE UPDATES
Politike

PD akuza Ramës, Vokshi: I dha 34 milionë euro Gjicit dhe Ndreut, dështuan në sigurimin e institucioneve

26 Mars 2019, 18:24 Nga DOSJA
PD akuza Ramës, Vokshi: I dha 34 milionë euro Gjicit dhe Ndreut,

TIRANË- Partia Demokratike, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. nëpërmjet ish-deputetes Albana Vokshi, Partia Demokratike shprehet se qeveria ka dështuar në ruajtjen e institucioneve, ndonëse janë shpenzuar 101 milionë euro. Vokshi shprehet se nga këto 101 milionë, 1/3 e tyre e ka përfituar Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu, nëpërmjet shoqërive të sigurimit të lidhura me ta, konkretisht 24.8 milionë euro Safet Gjici, dhe 9.1 milion euro Pjerin Ndreu.

Sipas ish-deputetes demokrate, Rama “në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal”.

Deklarata e plotë:

Siguria fizike e mjekëve nuk është çështje e Kodit Penal, siç gënjeu sot pafytyrësisht Edi Rama. As siguria e gjyqtarëve në fusha futbolli nuk është çështje e Kodit Penal. Është vetëm çështje e vjedhjes dhe pasurimit të njerëzve të Edi Ramës dhe kupolës së Policisë së Shtetit.

Në vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, qeveria ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë rreth 101 milionë euro për të paguar shërbimin e sigurisë për institucionet, të cilin Edi Rama e quajti sot një dështim.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal.

Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës.

Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë I ka marë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar 9,1 milion euro.

Nëse këta nuk kanë ofruar shërbimin siç duhet dhe siguria nuk është garantuar në institucione, siç deklaroi Edi Rama sot, faji nuk është i Kodit Penal. Edi Rama ka patur detyrimin t’u kërkonte llogari dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bëntë deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie.

Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku I ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim.

Kush pret se situata do të përmirësohet nga ndryshimet e Kodit Penal, gabohet. Asgjë nuk ka për të ndryshuar, sepse me paratë për Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun financohet fushata elektorale e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 34 milionë euro për gjicin dhe ndreun albana vokshi edi rama rama i dha 34 milionë ndreut dhe gjicit vokshi akuza ramës 34 milionë euro për gjicin dhe ndreun albana vokshi edi rama rama i dha 34 milionë ndreut dhe gjicit vokshi akuza ramës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet