LIVE UPDATES
Bota

Pavarësia e Kosovës, kreu i PDK-së viziton familjën e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit

17 Shkurt 2022, 16:21 Nga DOSJA
Pavarësia e Kosovës, kreu i PDK-së viziton familjën e

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës ka vizituar familjet e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryepartalmentarëve të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli. Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar të gjithë qytetarët për këtë përvjetor, teksa tha se shënimin e kësaj date ka vendosur ta bëj tek këto familje që janë pjesë e historisë së rrugës drejt pavarësisë. Ai shtoi se ata sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë. Gjithashtu ai ka vizituar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Postimi i Plotë:

Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë. Ata sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë, por ky kapitull, veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë.

Në konsideratë të kësaj date historike, vizitova edhe Presidentin Fatmir Sejdiu dhe bashkë iu rikthyem atyre momenteve të veçanta që kanë shënuar rrugën tonë drejt themelimit të shtetit, me vlerësimet me të larta për atë periudhë sfiduese, por të veçantë historike.
Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur.

Republika e Kosovës është produkt i të drejtës së popullit tonë për liri e pavarësi, të cilën të drejtë, populli ynë e ka fituar me kontributin e madh të shumë burrave e grave ndër breza, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit, shembulli sublim i të cilës manifestohet me Komandantin Adem Jashari dhe sakrificën titanike të familjes së tij.
Kosova si shtet i pavarur e ka përmbushur të drejtën tonë historike, por puna për forcimin e shtetit, ekonomisë, mirëqenies dhe bazës së qëndrueshme për të ardhme prosperuese, vazhdon të mbetet një detyrë e përhershme e gjithsecilit prej nesh dhe kësaj detyre, Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i shmanget kurrë. Urime të gjithëve përvjetori i 14-të i Kosovës sovrane.

LAJMI KRYESOR: Kosova bën 14 vjet shtet! Kurti përplaset me mediat, opozita lë Kuvendin (Zhvillimet)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova 14 vite shtet memli krasniqi pavaresia e kosoves kosova 14 vite shtet memli krasniqi pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet