LIVE UPDATES
Bota

Pasuria marramendëse e 6 deputetëve të VV-së, nga banesat 800 mijë euro te makinat luksoze

15 Prill 2021, 13:59 Nga DOSJA
Pasuria marramendëse e 6 deputetëve të VV-së, nga banesat

KOSOVË– Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të saj ka miratuar koncept-dokumentin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme dhe Pajustifikueshme. Ky koncept-dokument me miratimin në qeveri i është dërguar Kuvendit dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme, mund të shndërrohet në ligj.

Ajo që ka nxitur më së shumti shqetësimin e juristëve, është fakti se qeveria me anë të këtij koncept-dokumenti, synon që pa një vendim gjykate të konfiskojë pasurinë e personave të hetuar nga mekanizmi i krijuar nga vet ajo. Kësisoj, qeveria synon përjashtimin e Gjykatës dhe Prokurorisë nga ky proces, duke konfiskuar pasurinë në një procedurë civile.

Sipas Express, edhe në partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosje, janë një varg zyrtarësh që kanë pasuri marramendëse, e që ndër vite e kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Të njëjtit, nuk dihet nëse do të jenë subjekt i hetimit të mekanizmit të krijuar nga ky ligj, pasi që nga partitë opozitare ka pasur dyshime se kjo mund të shfrytëzohet si mjet kundër oponentëve politik.

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme.

Vetëm pronat e ministrit aktual të Punëve të Brendshme kapin shifrën e gati dy milionë eurove. Sveçla në pronësi të përbashkët ka dy lokale, një në vlerë 600 mijë, e tjetri në vlerë 650 mijë euro. Përveç tyre, shtëpia e Sveçlës kap vlerën e 600 mijë eurove, teksa trualli 100 mijë.

Jahja Kokaj – Deputet i Vetëvendosjes.

Pasuri milionëshe ka edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Jahja Kokaj. Ky i fundit, në AKK ka të deklaruar një shtëpi me bibliotekë në vlerë prej 480 mijë eurosh. Një dyqan në vlerë 380 mijë euro, një shtëpi tjetër në vlerë 140 mijë euro, si dhe dy banesa, një në vlerë 80 mijë, e tjetra 85 mijë euro.

Të gjitha këto, Kokaj i ka në emër të tij. Në pronësi të veten ai ka edhe një veturë në vlerë 12 mijë euro. Në bankë, ai ka 87 mijë euro të cilat janë në pronësi të tij dhe familjarëve.

Alban Hyseni – Deputet i Vetëvendosjes.

Edhe deputeti Alban Hyseni ka një pasuri të majme në emër të tij. Në AKK ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro, një shtëpi tjetër në po të njëjtën vlerë, një shtëpi të tretë në vlerë 50 mijë euro. Po ashtu, në AKK të deklaruar ka edhe katër parcela toke në vlera të ndryshme.

Valon Ramadani – Deputet i Vetëvendosjes.

Pasuri vërtetë marramendëse ka edhe deputeti i VV-së, Valon Ramadani. Madje, të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, në emër të prindit, Ramadani ka  truall që vlenë hiç më pak se 2 milionë e 300 mijë euro. Një tjetër truall i prindërve të tij kap vlerën e 795 mijë eurove, teksa një tjetër parcel 300 mijë euro.

Ai ka edhe një shtëpi banimi në vlerë 35 mijë euro. Në garazhën e familjes Ramadani janë dy vetura: Një në vlerë 5 mijë e 500 euro, një në vlerë 15 mijë.

Mytaher Haskuka – Kryetar i Prizrenit.

Në emër të tij, i pari i Prizrenit ka të deklaruar një shtëpi banimi në vlerë prej 300 mijë eurosh. Në emër të prindit, ai ka të deklaruara dy shtëpi, një në vlerë 300 mijë, e një në vlerë 270 mijë euro. Në pronësi të prindit ka edhe dy shitore, një në vlerë 150 mijë, e tjetra në vlerë 120 mijë euro.

E veç ara punuese, në emër të prindit Haskuka ka në vlerë prej më shumë se 1 milion. Të deklaruar një të tillë e ka në vlerën e 800 mijë eurove, teksa një tjetër në vlerën e 300 mijë eurove. Në pronësi të veten,  ai ka të deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 54 mijë eurosh. Familja e tij ndërkaq posedon tri vetura, një në vlerë 7 mijë, një 6 mijë, dhe një tjetër 17 mijë euro.

Agim Bahtiri – Kryetari i Mitrovicës së Jugut.

I dalë në VV nga AKR, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri veç një pronë në pronësi të përbashkët e ka në vlerën e 6 milionë e 250 mijë eurosh. Përveç kësaj, ai ka edhe katër shtëpi, të gjitha në pronësi të përbashkët të deklaruara.

Një shtëpi kap vlerën e 860 mijë eurove, dy në vlerën e 150 mijë eurove, teksa një tjetër në vlerën e 200 mijë eurove. Ai ka një veturë në vlerë të 10 mijë eurove, teksa ka edhe 20 mijë euro në bankë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti pasuria e qeverise kurti xhelal sveçla albin kurti pasuria e qeverise kurti xhelal sveçla

Sondazh

Poll
Bota 15 Prill 2021, 13:50

SERBI– Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha të mërkurën se Serbia shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Beograd në maj.Sipas medi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet