LIVE UPDATES
Ekonomi

PASOJAT/Shtrenjtimi i energjisë, fabrikat e qumëshit dhe mishit paralajmërojnë falimentimin

23 Shkurt 2022, 06:16 Nga DOSJA
PASOJAT/Shtrenjtimi i energjisë, fabrikat e qumëshit dhe mishit

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike ka rritur së tepërmi vështirësitë për fabrikat e përpunimit të mishit dhe të qumështit.

Kompanitë pohojnë të shqetësuara se furnizimi me çmim 3-4 herë më të lartë se më parë ka shtuar kostot e prodhimit.

Për të përballuar rritjen e lartë të tarifës të energjisë bizneset kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me zbatimin e masave lehtësuese. Javën e ardhshme pritet që shoqatat e bizneseve t’i prezantojnë qeverisë masa konkrete zbutëse ndaj sipërmarrjes të prekur nga çmimi i energjisë.

Nikolla Tona, përpunues i mishit të fabrikës “Tona” tha për Monitor se shpenzimet e energjisë nga rritja e çmimit i janë shtuar 130,000 lekë në ditë. Z. Tona kërkon që qeveria të nisë diskutimet me sipërmarrjen për marrjen e masave zbutëse, pasi për ta situata është e papërballueshme.

“Energjia është kosto bazë për fabrikën tonë, pasi përdoret jo vetëm në linjat e prodhimit, por edhe për ruajtjen e produkteve në dhomat frigoriferike. Nga rritja e çmimit të energjisë fatura nga 3,2 mln/muaj që paguanin më parë është 5,3 mln lekë/muaj, kur 25-40% e konsumit të energjisë për këtë vit është mbuluar nga pasqyrat foltaike (në varësi të kushteve atmosferike). E kemi të pamundur të amortizojmë rritjen e kostos nga çmimi i energjisë. Jemi në luftë për të mbijetuar, pasi rritja e çmimit të energjisë ka krijuar gjendjen e para falimentit”.

Kompania “Tona” është lidhur me tensionin e mesëm të energjisë 20 kilovat 11,2 lekë për kilovat kurse tani çmimi është 25 lekë/kv. Administratori i kompanisë pohon se rritja e çmimit në këto nivele është vrastare për industrinë e përpunimit të mishit. Kërkesa e tyre është për marrjen e masave nga qeveria për të amortizuar shtrenjtimin e çmimit, qoftë duke e shpërndarë rritjen edhe për tarifën e energjisë të familjarëve.

“Bizneset përpunuese nuk mund të përballojnë rritje çmimi më të lartë se 20%. Nëse qeveria nuk merr masa për amortizimin e rritjes të çmimit do të ketë falimentime zinxhir të fabrikave përpunuese. Prodhuesit e kanë të pamundur që shtimin e kostove ta transferojnë te rritja e çmimeve të produkteve, pasi automatikisht do të favorizohej rritja e shitjeve të mallrave të importit. Produktet e rajonit do të shiteshin me çmime më të lira se ato vendase, pasi kostot e prodhimit nuk janë prekur nga rritja e lartë e çmimit”.

Industria po vuan edhe rritjen e çmimeve të lëndës ndihmëse për prodhimin e sallamit dhe produkteve të tjera të mishit, si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

Shtrenjtimi i energjisë është shqetësues edhe për fabrikat e përpunimit të qumështit që po vuajnë shtimin e kostove prodhuese edhe nga heqja e skemës të TVSh-së të rimbursueshme nga 1 janari 2022. Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” Saimir Begaj nënvizon se aktualisht po furnizohet me energji me çmim 3.5 herë më të lartë se një vit më parë. Kompania dalë në treg të lirë për furnizimin energjisë në linjën 35kv në 2018.

“Vjet në muajin janar çmimin e energjisë e kemi blerë 9 lekë/kw, ndërsa për këtë vit është rritur 33 lekë/kë. Më shtrenjtë po blejmë edhe gazin dhe naftën. Në këtë situatë e kemi të pamundur të përballojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Këtë vit parashikojmë të kryejmë investime për sigurimin e energjisë nëpërmjet paneleve diellore, duke shtyrë për vitin tjetër investimet për rritjen e standardeve të produkteve”, shton z. Begaj.

Në mbrojte të bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë ERE miratoi çmime preferenciale për 7,740 biznese të lidhur me tensionin e mesëm 20,10 dhe 6 kv që për herë të para dolën në tregun e lirë nga 1 janari 2022. Këto biznese do të mbrohen deri në qershor nga rritja e çmimeve, pas këtij afati situata do të rivlerësohet. Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë dukshëm më të larta. Muaji me tarifat më të shtrenjta deri më tani ka rezultuar nëntori 2021 me një tarifë 38.7 lekë/kwh ndërkohë që në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi duke u stabilizuar në 31.7 lekë./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi biznese energji elektrike faliment biznese energji elektrike faliment

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet