LIVE UPDATES
Aktualitet

Pasojat e pandemisë! Të moshuarit janë bërë më të lumtur dhe të rinjtë më të trishtuar

10 Prill 2021, 05:12 Nga DOSJA
Pasojat e pandemisë! Të moshuarit janë bërë më

Pandemia e COVID-19 e ka demoralizuar shumë Park Ha-Young, një studente në Universitetin Kombëtar të Seulit. Ajo e kaloi pjesën më të madhe të vitit të shkuar, duke u shqetësuar për sëmundjen dhe mundësitë e përhapjes së saj: “Më tmerronte ideja se mund të infektoja të tjerët”.

Liria e saj është kufizuar në mënyrë drastike. Qeveria vendos tashmë nëse ajo mund të takohet me miqtë apo të shkojë në leksione, dhe kjo e ka irrituar duke bërë që të braktisë shumë plane. Ajo ka filluar të shqetësohet për gjetjen e një pune, pasi të diplomohet, shkruan The Economist.

Politikanët dhe zyrtarët flasin shpesh për mënyrën se si COVID-19 ndikon në shëndetin publik dhe ekonominë. Por për shumicën e njerëzve, këto janë diskutime abstrakte. Ajo që i ndikon ata çdo ditë është gjendja shpirtërore – ndjenja e të qenit të shqetësuar dhe të trishtuar, ose, nëse janë me fat, të gëzuar dhe optimistë. Me rastin e Ditës Botërore të Lumturisë më 20 mars, studiuesit në Rrjetin e Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në OKB, janë përpjekur të përcaktojnë këto gjendje shpirtërore dhe të shqyrtojnë se si i ka ndryshuar pandemia.

Sondazhi Gallup bën të njëjtat pyetje në shumë vende. Një pyetësor u kërkon njerëzve të imagjinojnë një shkallë ngjitëse, nga zero deri në dhjetë. Shkalla më e lartë përfaqëson jetën më të mirë që mund të keni, shkalla më e ulët përfaqëson gjendjen më të keqe. Në çfarë shkalle jeni tani?

Njerëzit e anketuar në sondazh, të njohur si shkalla Cantril, besojnë (çuditërisht) se bota ishte njëlloj e lumtur si në mes të një pandemie të tmerrshme, ashtu edhe para se të godiste koronavirusi. Rezultati mesatar në 95 shtete, jo në raport me popullsinë, u rrit fare pak nga 5.81 në periudhën 2017-‘19, në 5.85 në vitin 2020. Por prirja e kënaqësisë me jetën ka ndryshuar. COVID-19 i ka bërë njerëzit e moshuar më të gëzuar. Në disa vende është ulur lumturia, në të tjera është rritur.

COVID-19 kërcënon jetën e të moshuarve shumë më tepër sesa jetën e të rinjve, dhe rreziku i vdekjes pas infektimit dyfishohet për çdo tetë vjet jetë. E megjithatë, të moshuarit janë të lumtur. Globalisht, midis periudhës 2017-‘19 dhe 2020, lumturia në shkallën Cantril u rrit me 0.22% në personat mbi moshën 60 vjeç. Celina Beatriz Gazeti dos Santos, një psikologe 64-vjeçare në San Paulo, ka përgatitur një listë të gjërave që mund të përkeqësojnë gjendjen e saj shpirtërore – pandemia, korrupsioni i përhapur, një qeveri e paaftë, mjerimi i të tjerëve. Megjithatë, ajo thotë se është gjithnjë e më e lumtur dhe optimiste.

Në Britani, një vend në përgjithësi me nivele të larta lumturie, të gjithë janë tashmë më pak të lumtur (shih grafikun 1). Atje dhe në vende të tjera të pasura, profili i moshës në raport me lumturinë para se të godiste pandemia, ishte afërsisht në formë U-je kur hidhej në një grafik. Njerëzit e fillonin jetën si të rritur në një gjendje të lumtur. Nivelet e trishtimit rriteshin nga mosha e mesme. Pastaj, rreth moshës 50 vjeç, bëheshin sërish të lumtur. Nëse arrinin një moshë shumë të madhe, trishtimi rikthehej.

Sot ky model është përmbysur. Të rinjtë janë më pak të kënaqur se mosha e mesme, dhe këta të fundit janë më pak të kënaqur se të moshuarit. Këtu mund të ketë ndikuar edhe programi i vaksinimit të Britanisë, i cili ka shënjestruar së pari moshat e mëdha. Por modeli thuajse nuk ka ndryshuar vitin e kaluar.

Lidhjet online me video call u kanë mundësuar shumë të moshuarve të qëndrojnë në kontakt me familjet e tyre – ndonjëherë më tepër sesa para pandemisë. Në vendet ku u imponuan karantinat, ata vunë re me kënaqësi se shoqëria bëri sakrifica për t’i mbrojtur. Dhe siç thekson John Helliwell, ekonomist në Universitetin British Columbia, i cili shkroi një pjesë të Raportit Botëror të Lumturisë, të moshuarit ndihen edhe më të shëndetshëm.

Globalisht, 36% e burrave mbi moshën 60 vjeç, thanë se kishin një problem shëndetësor vitin e kaluar, krahasuar me një mesatare prej 46% në tre vitet e mëparshme. Tek gratë, përqindja me probleme shëndetësore ra nga 51% në 42%. Njerëzit e moshuar ndoshta nuk janë më të shëndetshëm. Thjesht COVID-19 ka ndryshuar standardin. Ata ndihen më të shëndetshëm sepse kanë shmangur një sëmundje që mund t’i vrasë.

Ndërkohë, të rinjtë kanë pasur një vit të ashpër. Shumë humbën punën – në Amerikë shkalla e papunësisë për personat e moshës 20 deri në 24 vjeç u rrit nga 6.3% në shkurt 2020, në 25.6% dy muaj më vonë (u rikthye në 9.6% muajin e kaluar). Në disa vende të pasura, gratë e reja e kanë pasur veçanërisht të vështirë. Ato shpesh punojnë në sektorë si hoteleria, që janë mbyllur. Kur mbyllen shkollat, shumë prej tyre ngarkohen më tepër sesa partnerët në kujdesin për fëmijët.

Të rinjtë gjithashtu kanë një jetë shoqërore më të gjallë. Për personat që zakonisht kanë shumë miq, pandemia duket se ka qenë më e rëndë. Një studim nga Ben Etheridge dhe Lisa Spantig në Britani, në Universitetin Essex, zbuloi se gratë me të paktën katër miq të ngushtë, ishin shumë më pak të lumtura gjatë karantinës së pranverës 2020. “Njerëzit që janë mësuar të dalin me shumë miq, kanë vuajtur më tepër, dhe gratë dhe të rinjtë kanë më shumë miq”, thotë Xiaowei Xu nga Instituti për Studime Fiskale.

Disa shtete kanë performuar më mirë se të tjerët (shih grafikun 2). Lumturia e britanikëve ra në vitin 2020, por ajo e Gjermanisë u rrit, duke shkuar nga vendi i 15-të, në vendin e shtatë më të lumtur në botë. Britania ka duruar karantina të gjata dhe një shkallë vdekshmërie të lartë prej 190 për 100,000 njerëz, që nga fillimi i pandemisë. Shkalla e vdekshmërisë në Gjermani është vetëm 77 për 100,000 veta. Në pjesën më të madhe të vitit të kaluar, Gjermania e përballoi COVID-19 shumë më mirë se shumica e Europës, megjithëse nuk ka performuar mirë në procesin e vaksinimit – deri në pikën sa, gazeta rozë Bild, deklaroi në shkurt: “Liebe Briten, we beneiden you” (E dashur Britani, ju kemi zili).

Në mënyrë të habitshme, vendet që ishin në krye të grafikut të lumturisë përpara pandemisë, kanë mbetur në krye. Tre shtetet me renditjen më të lartë në vitin 2020 – Finlanda, Islanda dhe Danimarka – ishin ndër katër vendet me rezultate më të mira në vitet 2017-‘19. Të tre vendet e kanë përballuar mirë COVID-19 dhe kanë një nivel vdekshmërie nën 21 persona për 100,000.

Raporti Botëror i Lumturisë sugjeron gjithashtu se disa lidhje midis COVID-19 dhe lumturisë veprojnë në të dyja drejtimet. Autorët nuk sugjerojnë se lumturia i ndihmon vendet t’i rezistojnë COVID-19. Përkundrazi, ata argumentojnë se një nga elementet kryesore që siguron lumturinë kombëtare, gjithashtu i ndihmon vendet të përballojnë më mirë pandemitë. Ky element është besimi.

Sondazhet nga Gallup tregojnë se shumë prej vendeve që e kanë përballuar më së miri COVID-19, si vendet nordike dhe Zelanda e Re, kanë besim të madh tek institucionet dhe të huajt. Shumica e banorëve besojnë se një fqinj do ta kthente një portofol të gjetur në rrugë.

Vendet nuk kanë arritur ta frenojnë COVID-19 për shumë arsye të dukshme. Disa janë të varfër; të tjerë kanë udhëheqës të paaftë. Atyre u mungojnë përvoja të mëparshme me sëmundje si SARS. Ata nuk mund të policojnë kufijtë e tyre. Por Jeffrey Sachs, një ekonomist në Universitetin Columbia, tregon një arsye tjetër: politikanët dhe zyrtarët në shumë vende të pasura të Europës dhe Amerikës, vendosën se nuk mund të kërkonin shumë nga publiku. Një kombinim i individualizmit dhe besimit institucional të dobët bëri që ata të ndiheshin të paaftë të këmbëngulnin për karantinat ose mbajtjen e maskave, derisa situata bëhej e dëshpëruar.

Njerëz që nuk kanë nevojë për njerëz

Nëse kjo është e vërtetë, mund të ndihmojë për të shpjeguar arsyet e një ndryshimi të gjerë rajonal: lumturia në rënie në Amerikën Latine dhe lumturia në rritje në Azinë Lindore. Argjentina, Brazili, Kolumbia dhe Meksika u bënë më pak të lumtur në vitin 2020. Kina, Japonia dhe Tajvani u bënë më të lumtur, megjithëse Koreja e Jugut përjetoi paksa ulje të lumturisë.

Duket sikur vendet e Amerikës Latine po përjetonin llojin e gabuar të lumturisë para vitit 2020, thotë zoti Helliwell – një lumturi e mbështetur nga lidhjet e ngushta shoqërore midis njerëzve, jo nga nivelet e larta të besimit shoqëror. Një sondazh global në vitin 2019, zbuloi se vetëm 52% e njerëzve në Amerikën Latine dhe Karaibe mendonin se një fqinj do të kthente një portofol të gjetur; dhe vetëm 41% menduan se një polic do të bënte të njëjtën gjë.

Mungesa e besimit e bëri më të vështirë për vendet e Amerikës Latine që të përballeshin me COVID-19 në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Njerëzit mundet ta mbajnë distancën nga njëri-tjetri, por kjo është emocionalisht e vështirë në vendet ku njerëzit janë shumë të shoqërueshëm.

Meksikanët janë privuar nga drekat e së premtes dhe mbledhjet familjare të së dielës (megjithëse disa i vazhdojnë pavarësisht pandemisë). “Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra”, ankohet Edmilson de Souza Santos, një ndërtues në Barueri, periferi e San Paulos. “Nuk po jetojmë dot siç duhet”.

Mbetet një enigmë e madhe kombëtare. Amerika u përgjigj dobët ndaj COVID-19 dhe ka pësuar më shumë se 500,000 vdekje të tepërta. Megjithatë, sondazhi Gallup ka zbuluar një rritje të lehtë të nivelit të lumturisë së amerikanëve në vitin 2020. Një sondazh nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut tregon se stresi mendor dhe ankthi u rritën në Amerikë marsin dhe prillin e kaluar, por më pas u ulën. Dy valë të mëvonshme infeksioni dhe vdekjesh duket se nuk i shqetësuan njerëzit më tepër.

Shumë shtete amerikane kanë pasur kufizime të buta, të paktën për të rriturit – për nxënësit e shkollës, kufizimet duken më të forta. Kjo mund të ketë ndikuar në moralin e njerëzve. Abi Adams-Prassl i Universitetit të Oksfordit dhe studiues të tjerë zbuluan se vala e parë e karantinave, pranverën e kaluar, e përkeqësoi gjendjen shpirtërore të grave. Mund të ndikojnë edhe bindjet ekstreme. Shumë amerikanë, vitin e kaluar, besonin në një univers alternativ informacioni ku COVID-19 ishte një grip i thjeshtë. Është e vështirë të tensionohesh për lajme të rreme.

Marre nga Monitor

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lumuturia te njerezit lumuturia te njerezit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës