LIVE UPDATES
Bota

Pasojat e një Brexit-i pa marrëveshje tek vendet në zhvillim

23 Shtator 2019, 09:20 Nga DOSJA
Pasojat e një Brexit-i pa marrëveshje tek vendet në zhvillim

Analistët thonë se ekonomitë në zhvillim mund të përballen me pasoja nga tronditjet që vijnë nga Britania, e cila mund të largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Ndërsa Evropa, dhe veçanërisht Britania, do të goditeshin më shumë nga një Brexit pa marrëveshje, efektet në rrugët tregtare globale dhe në zinxhirët e furnizimeve mund të kenë pasoja shumë përtej kontinentit.

Brexit do të ndikojë jo vetëm në marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Evropian – por edhe me qindra vende të tjera me të cilat Britania aktualisht bën tregti me kushtet e BE-së.

Londra ka negociuar marrëveshje të reja tregtare pas Brexitit me disa vende – përfshirë vendet e Amerikës Qendrore, Zvicrën dhe Korenë e Jugut, e të tjera.

Por kjo lë pezull tregëtinë me qindra shtete – duke filluar nga ato me ekonomi më të vogla, e deri tek gjigandët si Japonia dhe Kanadaja – me të cilët bashkëpunimi tregtar do të kryhej sipas kushteve të Organizatës Botërore të Tregtisë pas një Brexit-i pa marrëveshje. Dhe arritja e marrëveshjeve të reja tregtare nuk do të jetë e lehtë.

“Shumë vende me të cilat përpiqemi të bëjmë marrëveshje tregtare do të na thonë,‘ Po, kjo do të ishte shumë mirë. Do të dëshironim të dimë se cila do të jetë marrëdhënia juaj me Bashkimin Evropian përpara se të nënshkruajmë një marrëveshje me ju. “Kështu që të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, thotë Anand Menon me organizatën UK in a Changing Europe Program.

Një pasiguri e tillë nuk i ndihmon vendet që eksportojnë mallra në Britani. Kenia eksporton lule, fruta dhe perime në Britani – me një vlerë totale 400 milion dollarë në vit.

Bangladeshi eksporton mallra me vlerë gati 4 miliardë dollarë në Britani – që tregtohen aktualisht sipas rregullave preferenciale të BE-së, të cilat kanë tarifa zero ose të ulta për mallrat nga vendet në zhvillim. Një Brexit pa marrëveshje ka të ngjarë të nënkuptojë ndërprerje të furnizimeve me mallra nga jashtë.

“Problemi është se kjo do të shkatërrojë preferencën që marrin disa nga këto vende. Për shembull, avantazhin që një vend i tillë si Bangladeshi dhe Kamboxhia kanë ndaj produkteve të caktuara sepse ato kanë qasje me tarifa më të ulta, që do të hiqen”, thotë Max Mendex-Para në Institutin Overseas Development.

Duke folur muajin e kaluar, kreu i Bankës për Zhvillimin e Afrikës paralajmëroi se ndërthurja e një Brexit-i pa marrëveshje me luftën tregtare SHBA-Kinë po godasin ekonomitë afrikane.

“Kapaciteti industrial ka rënë ndjeshëm dhe kështu kërkesa, edhe për produkte dhe lëndë të para nga Afrika do të bjerë edhe më tej. Efekti i një Brexit-I pa marrëveshje mund të sjellë pasoja të rënda në ekonomitë afrikane pasi kërkesa për produktet e tyre dobësohet nga Kina”, thotë Akinwumi Adesina, president i Bankës Afrikane për Zhvillim.

Ndërkohë Britania është duke shtuar përpjekjet e saj për marrëveshje të reja tregtare – me ministra që do të vizitojnë Zelandën e Re, Australinë dhe Japoninë këtë javë. Shumë prej kompanive të këtyre vendeve kanë investime të mëdha në Britani dhe kanë frikë nga ndikimi kaotik i një Brexit-i pa marrëveshje.

Në përgjithësi – për ekonomitë më të vogla – ndikimi ka të ngjarë të jetë më pak i rëndë.

“Një Brexit pa marrëveshje do të ishte më pak shqetësuese për vendet afrikane dhe vendet në zhvillim, përveç disa vendeve specifike që bëjnë shumë tregti me Britaninë. Dhe kjo për faktin se Britania ka humbur gjatë shumë viteve rëndësinë si destinacion i eksporteve për shumë nga këto vende”, thotë Max Mendex-Para në Institutin e Zhvillimeve me Jashtë.

Një Brexit pa marrëveshje do të godiste ekonomitë e shumë shteteve të BE-së si Irlanda, Gjermania dhe Hollanda. Por analistët thonë se Britania është ajo që do ta ndjejë në mënyrë të pashmangshme ndikimin më shumë se të gjitha vendet e tjera.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit brexit pa marreveshje dalja e anglisë nga be brexit brexit pa marreveshje dalja e anglisë nga be

Sondazh

Poll
Bota 22 Shtator 2019, 15:17

Rrathët misterioz mbulojnë shkretëtirat e tokës

Namibia – Disa rrathë misterioz janë shfaqur në shkretëtirën e Namibisë, por jo vetëm. Këto rrathë gjithashtu janë shfaqur me kalimin e kohës edhe në shkretëtir...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet