Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
COVID-19/ Pas shkarkimit të Prefektit, Lamallari e Ardi Veliu ‘zbarkojnë’ në Shkodër, inspektime në terren
13 Prill 2020, 08:39Nga DOSJA
Shkodër- Pas shkarkimit të prefektit, Çesk Millja, ditën e sotme ka shkuar në Shkodër në rolin e koordinatorit për të menaxhuar situatën, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Ky i fundit është shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Mësohet se Lamallari bashkë me Veliun ka kryer inpektime në terren, për të parë nëse janë marrë masat e nevojshme për COVID-19. Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm në tregun e Zdrales, i cili u kthye në ‘mollë sherri’ mes bashkisë dhe Prefekturës.
Gjatë fjalës ë tij zv/ministri apeloi që bizneset dhe qytetarët të tregojnë kujdes.
Ndërsa Ardi Veliu u shpreh: “Situata është e vështirë dhe ne jemi në terren. I bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat dhe rregullat e vendosura. Shtimi i rasteve në Shkodër duhet të na bëjë me të kujdesshëm të gjithëve”.
Më 11 prill, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se Qeveria ka shkarkuar nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Sipas Lleshajt, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Por Dosja.al mësoi se Millja ishte shkarkuar, pasi i kanë kërkuar që të mbyll tregun e Shkodrës, që dyshohet se ka është shkaktari për shpërthimin e COVID-19 në këtë qytet.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në rrugët e qyteteve të ndryshme për të ruajtur masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të minimizimit të...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme një foto të një kryeinfermieri, i cili në këto ditë të vështira po lufton me CO...
Krujë-Një person rezulton i infektuar me COVID-19 në Borizan të Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas testimit të 6 personave, një grua ka rezultuar ...
TIRANË– Reduktimi i aktivitetit për shkak të krizës dhe shpenzimet e larta për punonjësit, duket se do të krijojnë vështirësi në dhënien e pagave për shumë...
Librazhd- Librazhdi dhe fshatrat përreth, që prej orës 19:30 të ditës së djeshme janë pa energji elektrike.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se se është djegur ...
SHKODËR– Dy infermierë në Shkodër kanë rezultuar pozitiv në analizën ndaj Covid-19. Dosja.al mëson se testit i janë nështruar 7 persona nga personeli mjekë...
DURRËS– Një i ri është vënë në pranga pasi ka plagosur më thikë, dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit. sipas njoftimit të po...
Lushnje- Mëngjesin e sotëm, në orën 08:20, ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Gorre në Lushnje, ku nga përplasja e 3 mjeteve është plagosur një person...
LEZHË– Një 39-vjeçar me inicialet A.I., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Le...
Tiranë- Klev Diamanti, kërkues shkencor për imunologjinë, gjenetikën në universitetin e Upsales në Suedi ka deklaruar në emisionin “Abc e Mëngjesit” se shifrat...