LIVE UPDATES
Bota

Pas protestave në fundjavë kundër vaksinimit reagojnë zyrtarë nga politika gjermane

13 Dhjetor 2021, 12:58 Nga DOSJA
Pas protestave në fundjavë kundër vaksinimit reagojnë

GJERMANI – Në të gjithë Gjermaninë u zhvilluan në fundjavë protesta kundër masave të Coronës dhe vaksinimit. Jo të gjitha protestat ishin paqësore, e jo të gjitha ishin të lejuara. Ekspertët dhe politika paralajmërojnë për një rrezik radikalizimi.

Studiuesi i terrorizmit, Peter Neumann, i cili i ndjek me shqetësim zhvillimet e protestave kundër masave kufizuese dhe vaksinimit dhe shikon aty rrezik potencial për një radikalizim të tyre. Në një intervistë për Bild TV, Neumann u shpreh të dielën, se “ajo që shohim në mënyrë të veçuar janë sulme komplekse ndaj RKI (Instituti Robert Koch) për shembull, ndaj klinikave apo qendrave të vaksinimit.” Për këtë arsye ai e sheh të mundur, “që në muajt e ardhshëm vërtet do të na duhet të flasim për fushata terroriste.” Sipas Neumann temat si detyrimi për vaksinim apo vaksinimi i fëmijëve do të çojnë në një radikalizim të mëtejshëm.

“Këto janë dy tema të forta emocionale, që nga kjo skenë do të vlerësohen si sinjal dhe mund të shërbejnë si shkas për veprime ekstreme.” Studiuesi Neumann mendon, se ky grupim do të bëhet më i vogël, por ata që mbeten do të radikalizohen më tej.

“Rrezik për demokracinë”

Reagime të shqetësuara vijnë edhe nga politika dhe janë rritur zërat për një veprim të vendosur të shtetit. Presidentja e Bundestagut, Bärber Bas, (SPD) konstaton një radikalizim “të ndjeshëm” të protestave. “Ky është vërtet një rrezik për demokracinë”, tha politikanja socialdemokrate në një emision të televizionit gjerman, ZDF. Ajo kërkoi ndalimin e demonstratave para shtëpive të politikaneve dhe politikanëve si edhe një mbikqyrje më të fortë të grupeve të chat-it Telegram. Në këtë rrjet social grumbullohen shumë kundërshtarë të Coronës.

Kurse zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU, Thorsten Frei (CDU) kërkoi ndjekjen penale dhe konsekuente të përpjekjeve për frikësimin e shtetit apo shkeljeve të ligjit për grumbullimet. “Në këtë situatë shteti nuk duhet të dalë në asnjë mënyrë si i dobët”, tha Frei për gazetën gjermane “Welt.” Reagime vijnë edhe nga Gjelbrit. Politikani i Të Gjelbërve, Konstantin von Notz e cilësoi “më shumë se kërcënues” zhvillimin aktual duke thënë se grupime të tilla nuk duhet të reduktohen si të padëmshme. Zëvendëskreu i grupit parlamentar liberal, Konstantin Kuhle paralajmëroi nga infiltrimi i qëllimshëm i protestave paqësore. Kryeministrja e landit të Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig u shpreh, se “shumë ndjekin qëllime të tjera veç Coronës, ata përdorin debatin emocional për detyrimin për vaksinim për të përçarë.”

Protesta në disa qytete

Në disa qytete gjermane u zhvilluan protesta kundër masave të marra për zbutjen e valës së katërt të pandemisë në Gjermani. Në Grajc, Tyringji u lënduan 14 policë në protestë. Pas thirrjeve në mediat sociale të shtunën u grumbulluan deri në 1000 vetë në protestë, bëri të ditur policia. Protuestuesit përpiqeshin të thyenin kordonin policor.

Në sekuenca të regjistruara e të publikuara në twitter shiheshin protestuesit që kapeshin me policinë për të thyer bllokadën. Një fotograf i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA raportoi për një atmosferë agresive. Policia nisi 44 procedura penale. Kurse në Rojtlingen morën pjesë në protesta sipas policisë rreth 1500 vetë nën moton “Për lirinë, të vërtetën dhe vetëvendosjen”. Thirrjet për mbajtjen e maskës u injoruan. Në një protestë pa leje në Frankfurt morën pjesë rreth 100 vetë, policia vetë e shpërndau pastaj protestën.

Protesta në Vjenë

Edhe në vende të tjera ka pasur protesta kundër masave të Coronës. Në Barcelonë morën pjesë 3000 vetë në një miting kundër masave të qeverisë. Demonstruesit në Katalonjë protestonin kundër vendimit për të treguar me detyrim vërtetimin e vaksinimit para hyrjes në diskoteka, restorante apo palestra. Në Austri protestat ishin më masive. Sipas të dhënave të policisë rreth 15.000 vetë u mblodhën në qendër të Vjenës. Kreu i FPÖ-së, Herbert Kickl bëri thirrje për rezistencë kundër detyrimit për vaksinim të planifikuar në shkurt.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kundër vaksinës anti-covid peter neumann protesta ne gjermani protesta ne vjene thorsten frei kundër vaksinës anti-covid peter neumann protesta ne gjermani protesta ne vjene thorsten frei

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet