Aktualitet

Parulla për Borchardt-in, pas një nate në qeli lihet e lirë aktivistja e LSI-së: S’e kam bërë unë

  • FOTOT/ Kush është Ana, LRI-stja që i vajti tek dera e shtëpisë Borchard-it, takimet me Metën dhe surprizat për Kryemadhin
  • Ana Azizaj e cila u shoqërua për parullën “Borchardt, Turp të të vijë”, e cila u shkrua në pallatin ku jeton ambasadori i OSBE-së është lënë e lirë nga policia. Ajo ka mohuar para policisë, akuzën se ka shkruar ajo parullën.
    Featured image of article: Parulla për Borchardt-in, pas një nate në qeli lihet e lirë aktivistja e LSI-së: S’e kam bërë unë Ana Azizaj, studente
    Përditësuar:

    Tiranë- Pas një nate në qeli është lënë e lirë Ana Azizaj e cila u akuzua se shkroi me bojë të zezë parrullën “Borchardt, Turp të të vijë” në hyrjen e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. (Lexo këtu)

    Dosja.al mëson se vajza e re është pyetur për disa orë nga policia dhe është lënë e lirë mëngjesin e sotëm. (lexo këtu)

    Ajo u shoqërua mbrëmjen e djeshme  dhe mësohet se para policisë ka mohuar që të ketë shkruar ajo parullën. Ajo ka pranuar që ishte me studentët poshtë pallatit të ambasadorit.

    Studentja, e cila angazhohet në strukturat e të rinjve të LSI-së, bashkë me të rinj të tjerë shkruan dy ditë më parë poshtë banesës së ambasadorit parullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

    Kujtojmë që e gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së. Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme “çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.

    “Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”, theksoi PD, duke mos e marrë përsipër aktin e të rinjve që angazhoheshin në strukturat e tyre.

    J.V/Dosja.al

    • 11:31

      Zbardhet dëshmia e aktivistes së LSI-së: Mbishkrimi për Borchardt nuk është bërë nga unë

      Tiranë-

      Pas një nate në qeli është lënë e lirë Ana Azizaj e cila shkroi me bojë të zezë parrullën “Borchardt, Turp të të vijë” në hyrjen e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. Mësohet se ajo është shprehur para policisë se mbishkrimi nuk është bërë nga ajo.

      “Mbishkrimi nuk është bërë nga unë. Isha në hyrje të pallatit me një grup të rinjsh”, është shprehur ajo. Ana Azizaj është liruar mëngjesin e sotëm nga policia pasi u shoqërua mbrëmjen e djeshme.

      Ajo bashkë me disa të rinj shkruan dy ditë më parë poshtë banesës së ambasadorit parrullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës. Ana Azizaj ka qenë edhe kandidate 35-të në listën e LSI-së në Tiranë.

    • 10:43

      Shoqërimi i studentes/Mehmetaj: Skandal, Me urdhër politik

      Kejdi Mehmetaj

      Tiranë- Për ndalimin e Ana Azizajt ka reaguar edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila është shprehur se gjithçka është bërë me urdhër politik të Ramës. Sipas saj vajza nuk ka bërë asnjë krim dhe është shoqëruar pa arsye.

      Reagimi i plotë:

      Skandal! Me urdhër politik, pa asnjë arsye, pa kryer asnjë krim, shoqërohet një vajzë e re në komisariat. Shoqërohet sepse ajo mendon lirisht, shprehet lirisht dhe kërkon lirisht të drejtat e saj. Shoqërohet pse ajo është trime e kurajoze përballë pushtetit kriminal që është vendosur në krye të vendit.

      Po ku janë përfaqësuesit e ambasadave tani? A nuk u vjen turp që pa teklif vërsulen për ti bërë qokën e rradhës Ramës, ndërsa për liritë e të drejtat e një vajze të re dhe bashkëmoshatarëve të saj nuk thonë asnjë fjali. Janë 20 bij nënash që janë mbajtur të arrestur, 20 bij nënash që i vetmi krim që kanë kryer eshtë protesta për një Shqipëri demokratike. Pse nuk u shqetësua Borchardt për ta?

      Turp për të gjithë!

      Ata që fshihen pas këtij veprimi të policisë të maten mirë, do të përgjigjen një më një përballë qytetarëve dhe drejtësisë.

      Si Ana janë të gjithë të rinjtë shqiptarë, a ka Rama mjaftueshëm policë ti shoqërojë të gjithë?

      Turp!

      Ne nuk trembemi e as tërhiqemi!

      Asnjë hap pas!

       

    Shto Koment