LIVE UPDATES
Bota

Pas muajsh izolimi, bota fillon të rihapet

13 Qershor 2020, 12:24 Nga DOSJA
Pas muajsh izolimi, bota fillon të rihapet

Nga Afrika në Azi, nga Evropa në Amerikë, objektet fetare, qendrat tregëtare, restorantet dhe kufijtë shtetërorë, po rihapen gradualisht pas muajsh izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por siç njofton korrespondentja e Zëri të Amerikës, Mariama Diallo, virusi vazhdon të përbëjë shqetësim për shunë njerëz, pasi nuk është zhdukur ende.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo mori metronë për në qendër të Manhatanit këtë javë, para se të mbante konferencën e përditshme për shtyp për koronavirusin.

Ishte një pikë kthese për qytetin amerikan e goditur më rëndë nga virusi. “Nju Jork u rikthye”, tha ai.

Por ai u kërkoi njujorkezëve të tregohen të zgjuar dhe të vazhdojnë të përdorin dizinfektues dhe maska. Ai tërhoqi vëmendjen se vetëm një vaksinë nuk do të jetë e mjaftueshme.

“Ne mund ta llogarisim përhapjen e virusit. Dhe përsa kohë ta kontrollojmë, mund të funksionojmë”, tha ai.

Në Indonezi, zyrat, restorantet dhe dyqanet u hapën pas dy muajsh izolim, vetëm me 50 për qind të kapacitetit ndërsa rastet vazhdojnë të shtohen. Dhe në pjesë të Indisë, objektet fetare, qendrat tregëtare, restorantet dhe kufijtë shtetërorë, po rihapen gradualisht, duke lehtësuar izolimin 10 javor të Indisë, megjithëse vendi vazhdon të raportojë rritjen e rasteve.

Drejtori i një qendre tregëtare, Arjun Gehlot, nuk frikësohet nga rritja e rasteve. Ai thotë se industria e shitjeve po bën të gjitha përpjekjet të rimëkëmbet.

“Mendoj se masat që po marrim, duhet t’i qetësojnë klientët, pasi t’i shohin ato”, thotë ai.
Në Meksikë, shumë banorë thonë se janë konfuzë nga mesazhet e përziera që po marrin nga autoritetet.

“Për fat të keq, shohim lajmet se vdekjet dhe virusi vazhdojnë të përhapen, por po na thonë që po i heqin masat e emergjencës”, thotë Rosa Colon.

Bizneset në kryeqytetin Meksiko janë rihapur gjatë dy javëve të kaluara dhe presidenti i vendit, Andres Manuel Lopez Obrador ditët e fundit bëri një vizitë në Meksikën jugore. Në Spanjë, një nga vendet me rastet më të shumta me COVID-19, bizneset kanë filluar të rihapen gradualisht.

“Për momentin, po veprojmë me kujdes dhe qetësi, duke u përshtatur me situatën e re”, thotë Juan Pablo Iniguez, Menaxher i një kafeneje.

Ndërsa në Afrikë pas një mbylljeje mbi dymujore, industria e turizmit po bën përpjekje të rifillojë në Tunisi. Qeveria ka lejuar rihapjen e hoteleve, nën masa të rrepta sigurie. Pronarja e hotelit, Wassila Slim thotë se ka shpresa.

“Shpresojmë që të kemi klientë nga shumë vende, që të mund të rifillojmë siç duhet”, thotë ajo.

Por të tjerë thonë se janë të shqetësuar se disa turistë do të vijnë nga vende të prekura rëndë nga koronavirusi, duke shtuar rrezikun për qytetarët e tyre.

Marrë nga: Zëri i Amerikës 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrew cuomo shba andrew cuomo shba

Sondazh

Poll
Bota 13 Qershor 2020, 10:28

FLORIDA- Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” në Florida, kanë bërë një studim në lidhje me koronavirusin. Ata janë shprehur se sipas eksperimenteve...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet