LIVE UPDATES
Bota

Ditari i gazetares: Mos më gjykoni nga ngjyra e lëkurës

13 Qershor 2020, 09:03 Nga DOSJA
Ditari i gazetares: Mos më gjykoni nga ngjyra e lëkurës

SHBA- Shënim i redaktorit: Protestat kundër racizmit sistematik kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe kanë bërë që shumë amerikanë të reflektojnë për trashëgiminë e skllavërisë. Gazetarët afrikano-amerikane në Zërin e Amerikës, po ndajnë histroritë e tyre personale dhe këndvështrimin e tyre në këtë diskutim kombëtar.

Protestat që shpërthyen në gjithë botën pas vdekjes së George Floyd-it, ndërsa ishte i ndaluar nga policia në Mineapolis, si edhe vrasja e të rinjve të tjerë afrikano-amerikanë, më risolli në mendje kujtimet e përballjeve të mia të dhimbshme me racizimin.

Në vitet 1990s, isha dërguar të mbuloja një festival lokal në Lafayette të Luizianës. Në atë kohë unë isha gazetare radioje për shërbimin kreol të Zërit të Amerikës, që transmetonte në Haiti. Kreolja, është një nga gjuhët e Haitit. Gjuha tjetër është frëngjishtja.

Mes njerëzve që unë dhe kolegia Carol Pearson takuam pas skenës, ishte pronarja e një stacioni radioje të njohur në qytet. Ajo u prezantua, pasi vuri re që gazetarë të Zërit të Amerikës, po e mbulonin aktivitetin. Ajo ofroi studiot e stacionit të saj për të përgatitur pjesët tona të radios. Ishte një ofertë bujare, që iu drejtua koleges Carol (që është e bardhë).

Mua më injoroi.

Pronarja e stacionit të radios (po ashtu e bardhë) më ktheu kurrizin mua ndërsa fliste me Carol. Unë shtanga. A po tregohej harbute apo po më bënin sytë?

Nga Haiti

Familja ime emigroi nga Haiti në Shtetet e Bashkuara në vitet 1960, republika e parë e pavarur e zezë në botë. Skllevërit haitianë, u ngritën në revoltë dhe triumfuan ndaj trupave të Napolon Bonapartit, duke fituar pavarësinë në vitin 1804.

Im atë, Jacques Lemaire, ishte gazetar i famshëm. Ai na solli në Shtetet e Bashkuara sepse i kishte ardhur në majë të hundës me trajtimin e dhunshëm të shtypit nga Francois “Papa Doc” Duvalier. Shokë të tij, ishin vrarë nëpër redaksitë e tyre, pasi kishin raportuar në një mënyrë që diktatori mendonte se kërcënonte pushtetin e tij. Babai më tregonte se kur e detyruan të lexonte një komunikatë në kamera për kolegët e tij, duke i përshkruar si tradhëtarë – ndërsa ai ende nuk kishte arritur të mësohej me faktin që ata sapo ishin vrarë pa mëshirë – ai e kuptoi që nuk vazhdonte dot më; duhej të largohej.

Ne lamë pas një vend ku ishim shumicë, për të ndërtuar një jetë në një vend ku jemi pakicë. Motoja e prindërve të mi ishte gjithmonë: Bëj gjithmonë të pamundurën, puno fort, ndiq rregullat dhe mos e kufizo veten. Mund t’i bësh ëndrrat e tua realitet.

Unë u rrita duke dëgjuar historitë e rrezikut ndaj gazetarëve në rregjimin e Francois Duvalier. Që e vogël e kisha kuptuar se liria e shtypit ishte diçka e shtrenjtë. Gazetaria ishte një profesion fisnik. Im atë e kishte pasion. Ai kishte integritet. Dinte të rrëfente një histori bukur. Prandaj nuk ishte befasi që unë zgjodha këtë profesion.

Unë e kam pasion gazetarinë. Aktiviteti në Laffayette, dy orë larg me makinë nga New Orleans, ishte një nga atio ngjarje që unë shkoja herë pas here t’i mbuloja. Festivali Kreol, sikur ishte destinuar që ta mbuloja unë. Kishte shanse për të bërë intervista me banorët lokalë në gjuhën kreole, sepse popullata kaxhune flet një gjuhë që është e ngjashme me kreolen e Haitit, dhe unë dhe audienca jonë e kuptojmë. Po ashtu kishte një koncert të madh me muzikantin e madh të xhazit Ellis Marsalis dhe të birin, Wynton. Ai pranoi kërkesën për intervistë dhe unë isha e lumtur.

Mezi prisja t’i tregoja babait, që është një admirues i madh i xhazit. Ishte pikërisht pas intervistës, që unë dhe Carol takuam pronnaren e stacionit të radios.

E injoruar

Carol më përfshiu në bisedë, duke i thënë gruas se edhe unë isha gazetare e Zërit të Amerikës. E megjithatë ajo vazhdoi të më injoronte, dhe po fliste vetëm me Carol.

Në atë moment, më ra ndër mend se ndoshta po më injoronte sepse isha e zezë. Unë nuk kisha vlerë në sytë e saj. Ishte diçka që më hapi sytë, ishte poshtëruese, diçka që të thyente zemrën. Bëra të pamundurën që të mos e jepja veten. E falenderova për ofertën. Ajo bëri sikur nuk dëgjoi.

Anglishtja ime nuk ka theks të huaj; unë flas si amerikane. Isha veshur mirë. Unë di të shprehem. Nuk kishte asnjë mundësi që mënyra si e paraqita veten, ishte arsyeja për sjelljen e saj. A kishte antipati për mua? Po ne sapo ishim takuar.

Carol, që do të ketë gjthmonë një vend të veçantë në zemrën time, për mënyrën se si veproi atë ditë, e vuri gruan para përgjegjësisë. Më përfshiu në bisedë me mirësjellje dhe gjatë gjithë kohës, duke i thënë gruas që unë isha gazetare me shërbimin kreol të Zërit të Amerikës, që transmetonte në Haiti dhe që flisja kreole dhe frëngjisht. Vetëm atëherë, ajo filloi të më trajtonte si qenie njerëzore, të më shihte. Ishte zhgënjyese, sepse qëndrimi i saj ndryshoi jo sepse i vinte zor nga veprimet e saj, por sepse më shihte si të huaj, jo një afrikano-amerikane.

Ndoshta ishte edhe Carol, me sjelljen e saj që e vuri në pozitë. Nuk do ta mar vesh kurrë. Carol këmbënguli që të dyja ne të mund t’i përdornim studiot dhe më në fund ajo ra dakord. Por përfundimisht ne nuk e pranuam ofertën sepse ishim të indinjuara nga sjellja e saj.

Një sekret

Rrugës për në hotel, Carol tha se nuk mund ta besonte sjelljen e gruas. Më bëri të ndjehem pak më mirë dhe isha mirënjohëse që punoja me një kolege që nuk e pranoi padrejtësinë, por reagoi. Në atë kohë nuk kishte celularë që të mund ta regjistronin bisedën, apo media sociale ku kjo padrejtësi të shfaqej hapur para botës. Do të mbetej sekret mes nesh dhe atyre të cilëve zgjidhnim t’ia tregonim.

Unë e ndava këtë përvojë vetëm me familjen time. Përvojat e racizmit janë si një sekret i turpshëm, që ne a ruajmë në një vend të largët, aty ku poshtërimi që ndjejmë nuk mbërrin. Kur i tregojmë me zë, na rikthehet ndjenja copëtuese, që nuk kalon lehtë. Prandaj zgjedhim të mos flasim për to.

Një ditë më pas dola për një akullore. Isha e vetmja kliente, deri kur hynë tre adoleshentë të bardhë. Ndërsa përpiqesha të vendosja se çfarë lloji doja, një nga adoleshentët bëri porosinë me zë të lartë.

“Unë isha para jush. E kam radhën unë e para”, u thashë.

Ata më panë me një vështrim që sikur thoshte “Si guxon?”. Personi që shërbente në dyqan u hutua pak, pastaj më shërbeu mua të parës.

Këto përvoja në Lafayette nuk do t’i harroj kurrë. Ishte një mësim i dhimbshëm, se në sytë e disa amerikanëve, jo të gjithë burrat dhe gratë janë të barabartë, megjithëse Kushtetuta thotë që jemi.

Një ndjesi neveritëse

Ndjesia se po gjykohesh nga ngjyra e lëkurës, është torturuese. Është neveritëse. Është poshtëruese. Është e gabuar.

Ndërsa punoj për historitë e protestuesve që janë kanë dalë nëpër rrugë në Shtetet e Bashkuara dhe në botë për të kërkuar drejtësi dhe reforma në polici, unë e kuptoj që ata kërkojnë gjithashtu respekt.

Atë respekt që disa amerikanë e gëzojnë çdo ditë e ndoshta edhe e shohin si të mirëqenë. Një proverbë kreole thotë: “Guri që e rreh dielli nuk e kupton dhimbjen e gurit që e gërryen uji”.

Nuk mund ta dish atë që nuk e provon.

Por duhet të dini këtë: Disa nga ne – që jemi bërë amerikanë, apo kemi lindur amerikanë – ende ëndërrojmë që një ditë edhe ne të gëzojmë të njëjtin respekt, pa na u dashur të luftojmë për të.

Marrë nga: Zëri i Amerikës 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sandra lemaire sandra lemaire

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet