LIVE UPDATES
Bota

Pas dronëve turq në Ukrainë, fshihen interesat e Erdoganit në vend dhe jashtë tij

13 Prill 2022, 18:37 Nga DOSJA
Pas dronëve turq në Ukrainë, fshihen interesat e Erdoganit

TURQI- Duke pasur parasysh efikasitetin e tij kundër forcave ruse, nuk duhet të jetë habi që droni i armatosur Bayraktar TB-2 i Turqisë ka “këngën ukrainase të luftës” në YouTube, me më shumë se gjysmë milioni klikime. Droni ka rezultuar tepër i rëndësishëm për forcat e armatosura të Ukrainës në mbrojtjen kundër një pushtimi rus që filloi më 24 shkurt.

“Banditët rusë janë kthyer në fantazma nga dronët Bayraktar”, shkroi ushtria ukrainase në faqen e saj në Facebook në mes të marsit.

Lavdërimi është reklama më pozitive për një dron të prodhuar nga dhëndri i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe i përdorur tashmë në Libi, Siri dhe luftën e dytë të Nagorno-Karabakut të vitit 2020.

Por përdorimi i tij nga Ukraina nuk sinjalizon një ndryshim në politikën e jashtme turke. Ankaraja nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe as nuk ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët rusë.

Në vend të kësaj, thonë ekspertët, Bayraktar TB-2 është bërë një mjet i lirë, por i fuqishëm për të nxitur eksportet ushtarake dhe për të projektuar ndikimin turk, duke fuqizuar dhe pasuruar ata rreth Erdoganit në këtë proces.

Ahmet Erdi Ozturk, profesor i asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikë në Universitetin Metropolitan të Londrës, tha se dronët turq ishin bërë një pjesë tjetër e politikës së “personalizimit” të Erdoganit brenda dhe jashtë vendit.

“Dronët janë prodhuar nga dhëndri i tij, mbështeten dhe promovohen nga shteti. Prandaj, këta dronë tani nënkuptojnë Erdoganin, ashtu siç Erdogan nënkupton Turqinë, me gjithë pushtetin në duart e tij”, tha Ozturk për BIRN.

“Turqia përdor dronët si një aset në politikën e saj të jashtme, duke shpresuar se do të rrisë kërkesën për produktet e saj të mbrojtjes dhe do të rrisë zonën e saj të ndikimit.”

Pozicion i privilegjuar

Duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të armëve të zjarrit të forcave të armatosura të Ukrainës, Bayraktar TB-2 është një shtesë e fuqishme.

“Droni Bayraktar TB-2 është i vetmi sistem armësh në inventarin aktual të forcave ukrainase që mund ta përdorin për të sulmuar kundër forcave ruse, përveç raketave Tochka (balistike)”, tha eksperti turk i sigurisë, Burak Yildirim. “Ndërsa përdorin forcat e tyre të kufizuara ajrore për mbrojtjen e vendeve kyçe si Kievi, ata gjithashtu mund të sulmojnë forcat ruse me dronët Bayraktar TB-2.”

“Dronët mund të ofrojnë inteligjencë dhe të kryejnë misione zbulimi dhe ata kanë aftësinë për të goditur objektiva të ndjeshëm”, tha ai për BIRN. “Ata mund t’i kryejnë të gjitha këto detyra dhe me çmim të ulët dhe me rrezik minimal.”

Dhe çdo sukses është një reklamë për industrinë turke të mbrojtjes, shtoi Yildirim.

Turqia ka shitur drone Bayraktar në 13 vende deri më tani, duke përfshirë Azerbajxhanin, Katarin, Ukrainën, Turkmenistanin, Marokun dhe Kirgistanin. Polonia nënshkroi një marrëveshje blerjeje vitin e kaluar dhe Serbia gjithashtu ka shprehur interes.

Turqia ka promovuar hapur Bayraktarin në tregun ndërkombëtar, promovim që mund të ketë të bëjë me faktin se droni është prodhuar nga Bakyar, një kompani private në pronësi të dhëndrit të Erdoganit, Selcuk Bayraktar.

Yildirim tha se kompania “gëzon shumë stimuj shtetërorë” dhe se Bayraktar TB-2 është qartësisht në një pozicion të privilegjuar në krahasim me dronët e tjerë.

“Dronët Anka-S të prodhuara nga kompania publike TUSAS nuk marrin të njëjtën mbështetje”, tha ai për BIRN. “Asnjë kompani tjetër nuk ka kredi eksporti apo stimuj të tjerë shtetërorë si Bakyar. Nuk mund të ketë asnjë shpjegim teknik për mospërdorimin e dronëve më të avancuar TUSAS në vend të dronëve Bayraktar.”

Dronët nuk do të ndreqin përçarjen Turqi-Perëndim

Turqia është pozicionuar si ndërmjetëse në luftën në Ukrainë, duke pritur negociatorët nga të dyja palët në fund të marsit në një takim që ofroi një zotim nga ana e Rusisë për të kufizuar operacionet ushtarake në dy zona, duke përfshirë rreth kryeqytetit, Kiev, dhe një ofertë ukrainase për neutralitet ushtarak.

Ndërsa dronët e saj janë vënë në përdorim nga ukrainasit, Turqia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe e ka mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur për avionët rusë. Ministri ijashtëm Mevlut Cavusoglu tha më 26 mars se oligarkët rusë, pasuritë e të cilëve u sekuestruan në Evropë dhe SHBA, ishin të mirëpritur në Turqi.

Marrëdhëniet e Turqisë me aleatët e saj të NATO-s janë bërë gjithnjë e më të tensionuara nën Erdoganin, jo më pak falë vendimit të tij në vitin 2017 për të blerë sistemin raketor S-400 të Rusisë. Erdogan nuk pati një takim të veçantë me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në samitin e NATO-s për Ukrainën në Bruksel në fund të marsit. Një ekspert vuri në dukje një tjetër mospërfillje të mundshme në ditën kur Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime në Stamboll, më 29 mars.

Prapë jo Erdogani, as në ditën kur ky i fundit priti samitin më të suksesshëm – deri më sot – mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë, duke hapur një rrugë për paqen”, shkroi në Twitter Soner Cagaptay i Washington Institute. “Turqia është një aleat po aq kyç i NATO-s sa vendet e tjera, liderët e të cilëve Biden i thirri. Mendimi im: Biden nuk e pëlqen Erdoganin.”

Ozturk tha se vetëm dronët nuk kanë gjasa të rregullojnë një përçarje të tillë.

“Unë nuk mendoj se dronët dhe mbështetja e Turqisë për Ukrainën mund të rregullojnë plotësisht marrëdhëniet Turqi-Perëndim”, tha ai. Marrëdhëniet Turqi-Perëndim janë dëmtuar thellë dhe nuk ka besim ndaj Erdoganit në kampin perëndimor.

“Pyetjet dhe dyshimet për presidentin Erdogan do të vazhdojnë për shkak të zgjedhjeve të tij ambivalente në fushën e politikës së jashtme.”

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota burak yildirim mevlüt çavuşoğlu rexhep tajip erdogan soner cagaptay burak yildirim mevlüt çavuşoğlu rexhep tajip erdogan soner cagaptay

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet