LIVE UPDATES
Bota

Pas Brexitit, shumë kompani britanike largohen nga Mbretëria e Bashkuar

2 Janar 2021, 19:36 Nga DOSJA
Pas Brexitit, shumë kompani britanike largohen nga Mbretëria e

SHBA- Megjithëse Britania nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Evropian që do të mundësojë tregtinë e mallrave pa tarifa doganore edhe pas Brexitit, disa firma britanike po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së plotë ose të pjesshme të bizneseve të tyre në vende të tjera evropiane, duke thënë se kanë frikë për perspektivat e tyre nëse qëndrojnë në Britani.

Nuk është e qartë se sa firma të tilla po analizojnë një zhvendosje të mundshme. Një vit më parë, Instituti i Drejtorëve, një grup lobist që përfaqëson interesat e biznesit, zbuloi në një sondazh se një e treta e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme po planifikonin ose po mendonin të zhvendoseshin ose të krijonin lehtësira shtesë në vende të tjera të Evropës. Autoritetet holandeze të investimeve thonë se ata kanë joshur 140 kompani të shqetësuara nga Brexiti që nga referendumi i Britanisë në 2016 dhe më shumë se 100 të tjera po shqyrtojnë largimin.

Vende të tjera të BE po raportojnë gjithashtu numra rekord të firmave britanike që lëvizin ose konsiderojnë zhvendosje të plotë ose të pjesshme. Sllovakia, brenda një viti nga referendumi i Brexit 2016, regjistroi 400 firma britanike që zhvendosën aktivitetin në këtë vend, një ndër të cilët është Jaguar Land Rover, i cili aktualisht po ndërton një fabrikë të re pranë Nitra në Sllovakinë perëndimore.

Mes bizneseve britanike që po zhvendosen në Sllovaki është Goodfish Group, një kompani me qendër në Angli e cila, deri në referendumin e Brexit-it, bënte kallëpë plastikë për prodhuesit e automjeteve në Britani.Kompanisë tani i duhet të diversifikojë aktivitetin, kryesisht përmes blerjes së linjave të tjera të prodhimit pasi ka regjistruar një rënie serioze të porosive që nga referendumi. Tani kjo kompani prodhon kallëpë edhe për sektorë të tjerë.Kompania eksporton një të tretën e produkteve të saj në vendet e BE dhe nga referendumi duhet të mbyllë një nga katër fabrikat.

Greg McDonald, i cili themeloi kompaninë Goodfish Group në 2010 pas një karriere 25-vjeçare në menaxhimin e investimeve dhe zhvillimin e korporatave, është i pasigurt për Brexitin dhe kritikon politikanët britanikë, të cilët ai thotë se thjesht nuk e kuptojnë kompleksitetin dhe rëndësinë e proceseve zinxhirë të furnizimit dhe vështirësitë e menaxhimit të operacioneve të përditshme në sektorë që nuk i përkasin financave apo marrëdhënieve me publikun. “Ata nuk kanë marrë asnjë të dhënë – janë krejt jashtë këtij realiteti,” thotë ai.

Zoti McDonald fillimisht regjistroi një kompani në Sllovaki për të qenë gati për të transferuar një pjesë të prodhimit atje në rast se Britania nuk arrinte një marrëveshje për tregti pa tarifa me BE-në. Marrëveshja, e arritur natën e Krishtlindjes, e cila u miratua në mes të javës nga Dhoma e Komuneve, nuk e ka bindur zotin McDonald. Ai ka përfunduar kërkesat ligjore për të filluar tregtinë në Sllovaki. Ai tani duhet të nënshkruajë një kontratë qeraje për një fabrikë, e cila do të mbështesë operacionet e tre fabrikave që ai ka aktualisht në Britani.

Në komente të mërkurën në Dhomën e Komuneve, Kryeministri britanik Boris Johnson përshëndeti marrëveshjen, e cila u jep kompanive britanike qasje pa tarifa dhe pa kuota në tregun e përbashkët të BE-së, kur bëhet fjalë për mallra dhe pjesë këmbimi, duke thënë se kjo do të shënojë fillimin e “asaj që do të jetë një marrëdhënie e mrekullueshme midis Britanisë dhe miqtë dhe partnerët tanë në BE”.

Kryeministri tha se Brexiti më në fund risjell lirinë në zgjedhjet e britanikëve dhe se tani britanikët do t’i bëjnë gjërat “ndryshe dhe më mirë” se më parë.

Pak pas këtyre komenteve, babai i kryeministrit, Stanley, ish-deputet britanik në Parlamentin Evropian, tha se do të kërkonte pasaportë franceze. E ëma e Stanley Johnson ishte lindur në Francë.

McDonald ka frikë se nuk do të dalë kështu. “Ne do të kemi qasje pa tarifa, por ka plot mënyra të tjera për ta dëmtuar biznesin,” thotë ai. Ai përmend barrën e dokumenteve dhe inspektimeve doganore shtesë dhe vonesat e shtuara për transferimet në porte që do të shtojnë kostot dhe do ta bëjnë më të vështirë konkurrencën për kompaninë e tij.

Për shkak të kësaj, kompanitë e automjeteve jashtë Britanisë do të zvogëlojnë operacionet prodhuese në Britani, parashikon ai. “Honda, Toyota, BMW do të punojnë në Britani aq sa për të kënaqur tregun e brendshëm britanik por jo si më pare për të gjithë tregun e BE-së,” shton ai.

Pjesa më e madhe e industrisë në të gjithë Evropën varet nga lëvizja e lehtë, pa pengesa e pjesëve, nga një fabrikë në tjetrën përmes kufijve të hapur, me pak vonesa dhe inspektime dhe pa shumë dokumentacion burokratik. Kjo do të thotë që firmat i bëjnë planifikimet duke parashikuar dërgimin në kohë të pjesëve, produkteve dhe mallrave që u nevojiten. Për bizneset britanike në industrinë e automobilave, si dhe në sektorë të tjerë të prodhimit, tregtia tani do të jetë shumë më e komplikuar.

Zoti McDonald shpreson se duke filluar prodhimin në Sllovaki dhe “duke qenë në anën e BE-së”, siç thotë ai, kompania Goodfish, e cila aktualisht punëson 110 punëtorë të rregullt dhe 25 punonjës me orar të shkurtuar, ose si kontraktorë dhe ka një aktivitet me vlerë prej 18 milionë dollarësh, do të ketë shanse më të mira për të rezistuar nëse konkurron në një treg shumë më të madh.

Ai thotë se gjetja e një zgjidhjeje në periudhën e Brexitit ka qenë stresuese për të. Ai kërkon ndjesë që flet me zë të ngjirur, duke shpjeguar se i ka ikur zëri nga stresi.

Sfidat e rrjeteve të furnizimit, dokumentet e ngarkuara dhe ndikimi i vonesave të transportit, plus kostot e rritura, po shqetësojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme britanike që bëjnë tregti me BE.

“Prodhuesit dhe fermerët do të përballen me kontrolle irrituese në kufij për gjëra të tilla si doganat, TVSH-ja (tatimi mbi vlerën e shtuar), siguria, kontrolli i produkteve bimore e shtazore e shumë më tepër. Kompanitë e shërbimeve do të humbasin hyrjen në tregun e përbashkët nëse nuk krijojnë filiale brenda tij,” thotë Charles Grant i Qendrës për Reformën Evropiane (CER), një organizatë kërkimore me qendër në Londër.

Në një analizë për CER këtë javë, zoti Grant thotë se disa prodhues britanikë do ta kenë të vështirë të përmbushin kërkesat e marrëveshjes kur bëhet fjalë për origjinën e përbërësve dhe lëndës së parë në mallrat e tyre. Një përqindje e lartë e përbërësve të përdorur duhet të jetë prodhuar në Britani ose në vendet e BE-së dhe askund tjetër për t’u kualifikuar për tarifa zero të BE-së ose për të shmangur kuotat.

“Fjalimi i fitores i zotit Boris Johnson pas marrëveshjes, në të cilin ai deklaroi në mënyrë të gabuar se marrëveshja do të thoshte ‘pa pengesa jo-tarifore’, lë të kuptosh se qeveria ende nuk i kupton plotësisht pasojat e marrëveshjes tregtare,” tha zoti Grant.

Brexiti nuk ka mbaruar ende, shton zoti Grant, duke parashikuar që nëse marrëveshja “rezulton në realitet si kokëçarje e madhe për një numër të madh njerëzish, biznesesh dhe institucionesh, do të fillojë një debat për ta përmirësuar”. Sipas marrëveshjes, secila palë, Britania ose BE mund të kërkojnë një rishikim të dispozitave mbi tregtinë, katër vjet pasi ajo të hyjë në fuqi. “Kjo do ta bëjë marrëdhënien BE-Britani një temë të zgjedhjeve të përgjithshme të pritshme në tre-katër vjet,” shton ai.

Kur bëhet fjalë për industrinë e automjeteve, fakti që është arritur marrëveshje është pozitiv, thotë Paul Lund i Fitch Ratings, një agjenci amerikane e vlerësimit të kredisë. Ai e përshkruan marrëveshjen si alternativë më e mirë se mungesa e plotë e marrëveshjes.

Ekzistonte shqetësimi, shpjegon ai, se “do të vendoseshin tarifa për pjesët që vijnë në Britani për prodhimin e makinave dhe më pas nuk do të dihej se çfarë tarifash do të vendoseshin mbi makinat që eksportohen [në BE]”. Ai shqetësim nuk ekziston më. Tani problem mbeten ndërprerjet dhe kostot e rrjetit të furnizimit për shkak të ndërlikimeve të krijuara për kalimin e kufirit. Trafiku në porte mund të mbingarkohet. Po ashtu, kostot do të rrisin çmimet e produkteve duke vështirësuar konkurrimin.

“Mendoj se kjo do të godasë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Nuk besoj se është problem i madh për firmat e mëdha industriale që janë shumë më të përshtatura për të përballuar dokumentacionin dhe për të zgjidhur barrën administrative dhe për ta bërë atë më automatike,” vëren ai.

Zoti Lund shton se firmat britanike do të duhet të kenë më shumë kapital në dorë në mënyrë që të mund të mbajnë dhe të magazinojnë më shumë pjesë dhe produkte për të garantuar që nuk ka ndërprerje në kapacitetet e tyre për të furnizuar klientët, gjë që shton edhe më tepër kostot e prodhimit.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marreveshja e brexit shba marreveshja e brexit shba

Sondazh

Poll
Bota 2 Janar 2021, 17:41

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

SERBI– Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “A...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet