E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Seancat e fundit para ndalimit të proceseve gjyqësore për shkak të epidemisë në çështjen kundër dy ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për dosjen e rrugës së Gjinarit janë përqendruar tek raporti i ekspertimit, mbi të cilin prokuroria Elbasan ngriti akuzat për abuzime ndaj tyre dhe firmave zbatuese.
Në tri seancat e fundit janë thirrur ekspertët që realizuan aktekspertimin në vitin 2016 për tu përgjigjur mbi gjetjet në këtë aktekspertimi të prokurorisë. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e aktekspertimit duke pretenduar shkelje në anën proceduriale dhe venë në dyshim licensat dhe profesionalizmin e ekspertëve.
Gjyqi ndaj dy dy ish-drejtorëve të ARRSH-së Andi Toma dhe Dashamir Xhika dhe 5 kolauduesve, Lek Tusha, Astrit Qafa, Malvina Kallabaku, Afërdita Basha dhe Kastriot Braha, vijon prej shtatorit 2018 në Gjykatën e Elbasanit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe se kanë lejuar abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar, një projekt me vlerë 500 milion lekë, i cili nuk ka përfunduar edhe pas më shumë se 10 vite punimesh.
Në dëgjim të pretendimeve të palëve, gjyqtari Tomorr Kullolli vendosi të hedhë poshtë pretendimet për pavlefshmëri absolute të aktit të ekspertimit. Por në përgjigje të kërkesës së palës mbrojtëse trupa gjykuese vendosi të marrë në konsideratë pretendimet e mbrojtjes së të pandehurit Andi Toma për një akt ekspertimi të ri në lidhje me rrugën Elbasan-Gjinar.
Gjykata i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për caktimin e tri ekspertëve. Prokurorja Armanda Xhaferri ka pretenduar që ekspertët të jenë jo vetëm në fushën e ndërtimit por edhe të gjeologjisë.
Dy drejtuesit e ARRSH akuzohen për shpërdorim detyre, pasi miratuan ndryshime të projektit të rrugës së Gjinarit dhe nuk kontrolluan shkeljet dhe zbatimin e punimeve. Prokuroria pretendon se nga ekspertiza e kryer prej saj rezultoi se rrugës i mungonin 7.2 milionë lekë volume pune të paguara nga buxheti i shtetit. Ata i kanë mohuar akuzat ndërsa gjatë gjykimit kanë vënë në dyshim ekspertizën mbi të cilën ato u bazuan.
Prokuroria nisi të hetonte për abuzimet në rrugë për shkak se 10 vjet pas nisjes së punimeve për 23 kilometra rrugë mes Elbasanit dhe Gjinarit, ajo nuk përfundoi asnjëherë dhe pjesë të ndryshme të rrugës janë dëmtuar nga rrëshqitja pas punimeve të kryera në të.
Prej shtatorit 2018, Gjykata e Elbasanit ka zhvilluar një seri me seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve. Gjatë procesit janë thirrur dëshmitarë të akuzës, ekspertë që kanë firmosur aktekspertimin si dhe vetë të akuzuarit që kanë ngritur pretendimet e tyre duke sulmuar dokumentin bazë, me të cilin janë ngritur akuzat ndaj tyre, një aktekspertimi të porositur nga prokuroria Elbasan.
Nën akuzë ishin edhe tre administratorët e kompanive “Arifaj shpk” dhe “Vëllezërit Hysa Shpk”, Rezarta Bokçiu, Agron Hysa dhe Kujtim Hysa si dhe kompanitë e përfaqësuara prej tyre, por çështja ndaj tyre u pushua në një proces paralel. Administratorët akuzoheshin për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim”.
Marrë nga Reporter.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komisioni i Prokurimit Publik ka gjetur shkelje në procesin e tenderimit të institucioneve publike, për të paktën 250 tendera, nga 715 ankesa...
VLORË– Bilbil Aliaj, drejtori i Hipotekës së Vlorës, i cili e mori detyrën vetëm në datë 4 shkurt të këtij viti, është dorëhequr. Dosja.al, mëson se Bilbil...
TIRANË– Dy persona janë lënduar si apsojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, tek mbikalimi i ...
HIMARË– Kompleksi “Sarajet e Pashait”, është gjobitur me dy milionë lekë pasi është kapur nëflagrancë teksa kryente shkelje massive dhe masakër mjedisore.D...
DURRËS– Një pallat 6 katësh në Durrës, në pronësi të zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda është hedhur në tokë me shpërthim të komanduar.Inspektoriati Ko...
TIRANË– Nëna e 4-vjeçarit që ndërroi jetë ditën e sotme pasi e zuri korenti ka fajësuar Bashkinë e Beratit për ngjarjen e rëndë. Në një prononcim p...
TIRANE– Gjyqtari i shkarkuar sot nga detyra, Luan Daci ka arritur të mashtrojë edhe anëtarët e Komisionit të Ligjeve. I pyetur nga deputetët se pse u largua ai ...
TIRANË– Shqipëria do të hapë kufirin me Kosovën më datë 28 maj. Lajmi është konfirmuar nga mediat kosovare, të cilat shkruajnë se burime nga qeveria shqipt...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook njofton se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ja...