LIVE UPDATES
Bota

Partner, kundërshtar, rival, si të veprohet me Kinën?

14 Shtator 2020, 05:28 Nga DOSJA
Partner, kundërshtar, rival, si të veprohet me Kinën?

Fillimisht samiti ishte planifikuar për 3 ditë dhe Lajpcigu do ishte në qendër të vëmendjes botërore. Samiti BE-Kinë nga 13 shtatori deri në 15 shtator do të duhej të ishte pika kulmore e presidencës gjermane me kancelaren Merkel si mikpritëse. Tani do të vijnë më shumë demonstrues. Samiti zhvillohet virtualisht, i shkurtuar me një ditë. Të hënën (14. 9.) me kreun e shtetit kinez dhe të partisë komuniste Xi Jinping do të bisedojnë virtualisht president i Këshillit të BE, Charles Michel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kancelarja Merkel si presidente e radhës. Kur në qershor Berlini e anuloi samitin e madh, u përmend pandemia e Coronës si arsye.

Por zvogëlimi i takimit lidhet edhe me klimën politike. Imazhi i Kinës në Europë këto muaj ka pësuar goditje të forta: shtypja e ujgurëve, procedimi i ashpër në Hong Kong sollën protesta edhe nga parlamentet europiane. Lucrezia Poggetti, eksperte për marrëdhëniet e Kinës dhe BE në institutin e Berlinit, Merics, kujton edhe pakënaqësinë për veprimin jotransparent të Kinës në pandeminë e Coronës, ose të ashtuquajturën diplomacinë e maskës. “Kjo u pa si fushatë e paturpshme reklamimi për vendin, kur në shumë raste Kina eksportin e ndihmave mjekësore e etiketoi si ndihma humanitare.”

Rivali sistemor – Kinë

Në Europë po ndryshon qëndrimi në marrëdhëniet me Kinën. Politika e jashtme gjithnjë e më agresive e Kinës, shtypja gjithnjë e më e madhe e lirisë së mendimit e të drejtave të njeriut brenda vendit u reflektuan zyrtarisht në mars 2019 në BE. Komisioni Europian në Bruksel paraqiti për herë të parë një strategji ndaj Kinës. Që në faqen e parë aty thuhet: Kina për Europën nuk është vetëm partner në luftë kundër ndryshimit të klimës; nuk është vetëm konkurrente në ekonomi. Kina identifikohet si “rivale sistemi”, që nxit “modele qeverisjeje alternative”. Që do të thotë: Pekini përpiqet që të themelojë në botë një sistem autokratik sundues si kundërmodel ndaj demokracisë të formës europiane.

I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Joseph Borell e theksoi në një intervistë me revistën franceze Journal Le Dimanche në maj, ku erdhi në përfundimin, se Europa në marrëdhëniet me Kinën ka qenë “disi naive”, por tani po ndjek një strategji më realiste. Me këtë strategji ka ndryshuar edhe retorika e Brukselit. Kjo kuptohet edhe në deklaratën për shtyp të Charles Michel dhe Ursula von der Leyen pas samitit me video në qershor me kryeministrin kinez, Li Keqiang. Michel bën fjalë për varësi të dyanshme në ekonomi, për nevojën e bashkëpunimit në ndryshimin e klimës e luftimin e pandemisë, por pastaj pason se “ne duhet të pranojmë, se nuk ndajmë të njëjtat vlera, sistem politike apo qëndrime ndaj multilateralizmit. Ne do angazhohemi me vështrim të qartë e vetëbesim që të mbrojmë energjikisht interesat e BE dhe vlerat tona.”

Ngec marrëveshja për investimet

Rregulla dhe reciprocitet do të duhet të sjellë „marrëveshja e përgjithshme e investimeve”, CAI. Prej gjashtë vitesh negociohet për të. Më shumë qasje në treg, kushte konkurrence të ndershme dhe mbrojtje e klimës. Por për një ujdi, sipas Kinës duhet të lëvizë më shumë pala europiane. „Por pala europiane e ka bërë shumë të qartë, se nuk mund të pikëtakohen në mes”, thotë Jörg Wuttke, presidenti i Dhomës së Tregtisë së BE me Kinën. Sepse firmat kineze gjejnë ndërkohë në Europë tregje të hapura dhe kushte të ndershme konkurrence. Ndryshe është gjendja për firmat europiane. E ka radhën Pekini „të mbyllë boshllëqet”, thotë Wuttke. Por ai nuk është optimist.

Ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi në një vizitë në dhjetorin e vitit të kaluar, kishte theksuar, se Europa ndodhet shumë lart në axhendën diplomatike të Kinës për vitin 2020. Për Yi marrvëeshja për investimet është projekti më i rëndësishëm i politikës ekonomike të Kinës. Megjithatë Reinhard Bütikofer, eurodeputet i Të Gjelbërve në Parlamentin Europian dhe drejtues i delegacionit për marrëdhëniet me Kinën shprehet, se nuk ka asnjë përparim në frontet kryesore.

Vizitë kundër Kinës

Para dy javësh Vang Yi ishte për vizitë sërish në Europë. Para samitit të së hënës dhe pas vizitës së ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo në disa kryeqytete të Europës Qendrore e Juglindore. Revista gjermane Spiegel e cilësoi këtë tur si „vizitë anti-Kinë”. Nga ana e saj qeveria kineze kërkon të pengojë krijimin e një fronti transatlantik, është e bindur ekspertja e institutit, Merics, Poggeti. „Qeveria kineze e sheh me shqetësim nënshkrimin e një deklarate qëllimore për rrjetin 5G gjatë vizitës së Pompeos në disa vende europianolindore dhe juglindore. Kjo bëhet pas njoftimit të Britanisë së Madhe e Francës që të largojë deri në vitin 2027 e 2028 pajisjet e prodhuesit të telekomunikacionit Huavei. Deri më tani Europa nuk ka një qëndrim të njësuar ndaj Huaveit.

Vizita e parë e ministrit të Jashtëm kinez në kohën e pandemisë, Vang Yi në Europë u pa si një përpjekje për të lënë përshtypje të mirë në Europë, por vetëdijësimi i ri i BE ndaj Kinës e bëri këtë pritje më të ftohtë se e mendonte ndoshta Kina. Edhe në Berlin, ministri i Jashtëm, Heiko Maas tha fjalë të qarta. Ai kërkoi tërheqjen e ligjit për sigurinë kombëtare, me të cilin praktikisht merr fund pavarësia e Hong Kongut. Për ujgurët, Maas kërkoi një mision vëzhgues të OKB-së.

Berlini publikoi në të njëjtën kohë edhe një „Strategji për Indo-Paqësorin”, që kuptohet si një përpjekje e Gjermanisë për t‘i parë të diversifikuara marrëdhëniet gjermane me Azinë. Gjermania kërkon të zgjerojë lidhjet e saj e të nënshkruajë marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të tjera për të zvogëluar varësinë e ndjeshme ekonomike ndaj Pekinit. Në prezantimin e kësaj strategjie, Maas tha se „ne forcojmë me këtë qëndrimin për një botë multipolare, në të cilën asnjë vend nuk duhet të vendosë mes poleve të pushtetit.” Kuptohet se për kë e ka fjalën Maas. SHBA dhe Kinën. Konflikti mes këtyre vendeve do të ndjehet edhe në samitin virtual.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota matthias von hein samiti i be-së me kinën matthias von hein samiti i be-së me kinën

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale