Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Partizani nën shënjestrën e disiplinës: Gjobitet klubi, paralajmërohet Daja, dënohet Kalari
24 Maj 2021, 14:40Nga DOSJA
TIRANE – Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë vendime për shkeljet e hasura në duelet e të premtes dhe në fundjavë. Partizani e ka pësuar me gjobë, ndërkohë që paralajmërohet trajneri Ilir Daja.
Nuk ka shpëtuar dot ndihmësi i tij, Reinaldo Kalari, ndërsa dy lojtarët e sulmit, Jasir Asani dhe Stenio Junior, janë nën hetim disiplinor, me shumë mundësi prej postimeve në rrjetet sociale, përmes të cilave nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj gjyqtarit të ndeshjes me Vllazninë.
VENDIMET E PLOTA
• FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
• Zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
• Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
• Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.
• Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.
• KF Klosi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër F.C Bulqiza, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
• Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
• Lojtari i KF Klosi, Romero Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
• Shënkolli U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër Akademia e Futbollit U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
• Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Liridona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANE – U zhvillua ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në...
TIRANE – Trajneri i përfaqësueses shqiptare U-21, Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar, në...
FRANCE – Skuadra e Lyon ka zhgënjyer me rezultatet e arritura në Liga 1. Në javën e fundit të kampionatit francez, skuadra e Rudi Garcias u mund 3-2 në sh...
SPANJE – Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pas përfundimit të takimit të djeshëm përballë Everton, teksa po fliste për mediat ka thënë, se ai po ...
AUSTRI – Bekim Balaj lojtari i radhës i Kombëtares shqiptare që mbetet pa skuadër. Sulmuesi ka pritur fundin e kampionatit austriak për t’i dhënë lamtumir...
ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës ng...
ITALI – Fitorja e djeshme ndaj Atalantës e ka rikthyer Milanin pas plot 8 vitesh në Champions League. Padyshim që ky ka qenë një lajm tepër i madh për kuqezinjt...
ITALI- Juventus është kualifikuar për në Champions League dhe këtë e arriti vetëm në ndeshjen e fundit. Bardhezinjtë fituan 4-1 ndaj Bolognës, por ky triumf nuk...
FRANCË- Ishte një nga skuadrat më pak të kuotuara për të fituar titullin kampion në Francë, por ja që një skuadër si Lille të fitojë titullin kampion duke ...