Sport

Partizani gjen zgjidhje, sjell mbrojtësin e Veronës në kryeqytet

Klubi i Partizanit pas largimit të Atandas dhe Rexhepit, sjell nga Verona me huazim mbrojtësin, Dejan Boldor.
Featured image of article: Partizani gjen zgjidhje, sjell mbrojtësin e Veronës në kryeqytet Dejan Boldor

Pas largimit të Atandas dhe Rexhepit Partizani po e përballon me shumë vështirësi aventurën europiane.

Por duket se për klubin e Partizanit vjen dhe lajmi i mirë nga Italia.

Dritani Dervishi shikohet si njeriu që klubit të Partizanit do t’i ofrojë rumenin Dejan Boldor me huazim  nga Verona.

24-vjeçari rumun është ish-titullar për U21 në Rumani. Por, në klubet Italiane nuk ka mundur të ketë një karrierë të qëndrueshme.

Mbrojtësi Boldor është trasferuar tek Roma në fillimet e karrierës, më pas te Bologna, Verona, vetëm në formë huazimi siç dhe po vjen tek klubi i Partizanit.

Huazimi i Boldor tek Partizani nga Verona ka ardhur me kushtin që rumuni të luajë titullar,. Kjo vjen pasi klubi italian kërkon të rivlerësojë aftësitë e lojtarit.

Pritet që rumuni t’i japë një tjetër nivel lojës tek Partizani dhe të ringjallë karrierën e tij.

Mbrojtësi rumun ka më pak se 30 ndeshje në karrierë dhe një aventurë të shkurtër në Amerikë.

Do presim që Partizanin dhe në ndeshjen e radhës për kupat e Europës ndaj Sheriff Tiraspolit të ketë mungesa.

Boldor pritet të aktivizohet në ndeshjet e radhës së Partizanit në kualifikim.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment