E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Tiranë- Partia Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete ka deklaruar se kjo është një betejë e fituar nga studentët dhe pedagogët, me mbështetjen e opozitës. Në deklaratën e PD-së theksohet se Edi Rama ka synuar më herët të marrë nën kontroll edhe arsimin e lartë përmes ushtarëve të tij dhe të organizatave kriminale.
“Rekordet e Edi Ramës me arsimin e lartë janë të njëjta me rekordet e tij për zgjedhjet. Kur nuk i fiton dot, përdor çdo mjet të pistë për pushtetin e tij. Mbajtja e zgjedhjeve në arsimin e lartë pa pedagogë dhe studentë, në kulmin e masave të jashtëzakonshme, nuk ndryshon nga akti i tij kriminal i 4 viteve më parë, kur tentoi të kapë Universitetin e Tiranës përmes Emiljano Shullazit.”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Deklarata e Partisë Demokratike:
Tërheqja e qeverisë nga krimi zgjedhor i mbajtjes së zgjedhjeve pa zgjedhës në arsimin e lartë është një betejë e rëndësishme e fituar nga pedagogët dhe studentët, me mbështetjen e opozitës. Me një proces të paligjshëm dhe absurd, Edi Rama synonte të merrte nën kontroll edhe arsimin e lartë përmes ushtarëve të tij dhe të organizatave kriminale. Rekordet e Edi Ramës me arsimin e lartë janë të njëjta me rekordet e tij për zgjedhjet. Kur nuk i fiton dot, përdor çdo mjet të pistë për pushtetin e tij. Mbajtja e zgjedhjeve në arsimin e lartë pa pedagogë dhe studentë, në kulmin e masave të jashtëzakonshme, nuk ndryshon nga akti i tij kriminal i 4 viteve më parë, kur tentoi të kapë Universitetin e Tiranës përmes Emiljano Shullazit. Duke respektuar autonominë e universiteteve, Partia Demokratike nuk ndërhyn në zgjedhjet e tyre, por sigurojmë studentët dhe pedagogët se do të vazhdojmë të jemi në krah tyre dhe do ta ngrejmë zërin për çdo shqetësim të arsimit të lartë.
Së fundmi, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë urdhërin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në universitetet e vendit. Shahini ka lëshuar një urdhër me disa pika, ku pavarësisht anulimit i kërkon organeve drejtuese që të vijojnë punën me përgatitjet. Ndërkohë Organizata Qëndresa Qytetare dhe disa studentë kanë paditur në Gjykatën Administrative ministren e Arsimit, Besa Shahini, pasi kërkuan anulimin e zgjedhjeve të 12 qershorit në Universitete.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se pas 11 majit do të mbeten në zonën e kuqe bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Kurbin, Krujë, dhe...
Tiranë- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar për Samitin e Zagrebit dhe në një postim në Twitter është shprehur se SHBA do të vazhdojë të m...
Tiranë- Ditën e sotme gjatë një prononcimi për mediet, Presidenti Ilir Meta deklaroi se tashmë çështja Dvorani është përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ-s...
Tiranë– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se vendimi i ministres së Arsimit, Besa Shahini për të shtyrë zgjedhjet në universitete ishte një vendim...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë urdhërin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Universitetet e vendit. Shahini ka lëshuar një urdhër me...
TIRANË– Organizata Qëndresa Qytetare dhe disa studentë kanë paditur në Gjykatën Administrative ministren e Arsimit, Besa Shahini. Në padinë e dorëzuar ditë...
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish lidhur me çmimin e perimeve që kanë dalë në treg nga zona e Divjakës. Braç...
Tiranë- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi se pas 8 javësh që qeveria e Edi Ramës bëri tendera për situatën e krijuar nga COVID,...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Çim Peka janë përplasur në emision në lidhje me incenratorin e Elbasanit. Gazetari disa herë i ka kërkuar...