LIVE UPDATES
Aktualitet

PARALAJMËRIMI/ Gent Ibrahimi: SPAK arrestime sipas shembullit rumun, nga ministra deri në nivele kryeministrash

19 Shkurt 2021, 15:39 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI/ Gent Ibrahimi: SPAK arrestime sipas shembullit rumun,

TIRANË – Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka paralajmëruar zhvillime të bujshme nga Prokuroria e Posaçme. Arrestimi i gjyqtares së Krujës është vetëm fillimi sipas tij, pasi për kreun e KLP do të ketë goditje edhe në nivelin politik.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ibrahimi tha se SPAK do të shkojë drejt shembullit rumun. Në Rumani u ngrit DNA, homologia e SPAK, e cila ka dërguar pas hekurave shumë zyrtarë të lartë. Mes tyre është ish-kryeministri Dana Nastase. Arrestimet masive të bëra nga autoritetet sollën integrimin e saj në BE. Që rreth vitit 2004 e deri më tani janë arrestuar plot 1.500 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë, ministra, kryebashkiakë, drejtorë, etj, ndërsa ish-kryeministra janë proceduar penalisht.

Një procesi gjyqësor i është nënshtruar edhe ish-kryeministri Viktor Ponta, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Tetë ish-ministra janë dënuar me dënime shumëvjeçare. Sipas Ibrahimit me ndryshimet ligjore që pritet të ndodhin, SPAK do fokusohet vetëm te politika.

-Si i keni parë zhvillimet e fundit, arrestimin e gjyqtares znj. Enkeleda Hoxha sëbashku me sekretaren dhe njëkohësisht avokatin Aldo Tabaku?

Është zhvillim i rëndësishëm, padyshim që nuk mund të të lërë indifferent kërkënd e aq më pak ne që jemi funksionarë të lartë të sistemit të drejtësisë. Ka shumë mënyrë se si mund ta shohësh atë, mënyra e parë është keqardhje. Keqardhje për faktin se si në radhët e sistemit të drejtësisë ka ende probleme të tilla, probleme serioze që bëhen objekt i ndërhyrjeve të forta, siç ishte kjo e fundit. Një hetim penal, i fortë, i cili përfundon në një mënyrë spektakolare. Natyrisht, unë nuk jam nga ata që ngutem për të folur për rezultatet ndaj duhet pritur deri në fund. Suksesi i prokurorisë do të jetë në fund, kur të marrim vendimin e gjykatës.

Është e vërtetë që shpesh gjykatat kanë një pozicion frenues në raport me nismat e prokurorisë, por nuk ka asgjë të keqe në këtë pikë. Kjo është natyra e këtij procesi, ku njëra palë, prokuroria është në aksion, në hetim dhe pala tjetër, gjykata, është në një përpjekje për të dhënë garanci maksimale subjekteve të procedimeve penale. Kështu që, nuk ka ndonjë çudi në rast se gjykata priret të jetë më dorështrënguar, më e kufizuar në gjykimet e saj në raport me prokurorinë.

Por, sidoqoftë, verdiktin përfundimtar në lidhje me suksesin apo dështimin e prokurorisë, e jep vendimi i gjykatës. Ndaj dhe duhet të presim. Por, padyshim ky është një vendim i rëndësishëm, një vendim që tregon potencialin e një institucioni të ri dhe jetik për shoqërinë tonë, i cili është SPAK-u.

-E konsideroni këtë si arritjen më të madhe të SPAK-ut deri tani?

Për fat të keq, po. Them për fat të keq, sepse SPAK është ndërtuar për të prodhuar shumë histori të tilla. Në vende si Rumania për shembull, SPAK ka qenë një përditshmëri, në jetën shoqërore e publike të atij vendi, për shkak të goditjeve të një rëndësie të madhe në radhët e funksionarëve të lartë, qoftë të atij politik, qoftë të atij jopolitik. Ne ende nuk kemi parë ndërhyrje të tilla dhe në këtë kuptim them që kjo ishte ndoshta, goditja më e rëndësishme që ka realizuar SPAK deri më tani. Të kuptohemi drejt, SPAK është ende në një fazë latent.

SPAK ende nuk ka dhënë produktin për të cilin të gjithë ne jemi të interesuar dhe e presim prej shumë kohësh. Do të duhej një ndërhyrje në ligjin e Procedurës Penale, në një mënyrë që SPAK të çlirohet nga detyra për të hetuar çështje të një rëndësie të vogël. SPAK duhet të merret me çështje të një rëndësie të madhe. Edhe korrupsioni, është i rëndësishëm kur ai konsumohet nga funksionarë të lartë, në rast se konsumohet nga funksionarë të një niveli të ulët nuk ka asnjë vështirësi për tu hetuar nga një prokuror qoftë edhe periferik.

Do të ishte një lëvizje e rëndësishme kjo. Edhe ngarkesa kalimtare e kohëve të fundit, kishte të bënte me ligjin e Sekuestrimit të Pasurive të personave të përfshirë në krime, i cili skadoi tani në fund të vitit, kanë qenë disa ngarkesa sasiore, të cilat besoj se kanë ndikuar në cilësinë e punës së SPAK.

-Zoti Ibrahimi, në lidhje me gjyqtaren që përmendëm edhe pak më parë, ka pasur një vëmendje shumë të madhe mediatike, ka pasur reagim të Ambasadores Amerikane, reagim të Kryeministrit. Mos duhet të kishte një hetim të mëparshëm, të kësaj gjyqtareje?

Një çështje të cilës me takon t’i jap përgjigje herë pas here, është ai hendeku, nëse mund të përdor këtë fjalë, mes pritshmërive të publikut dhe rezultateve të punës së sistemit të drejtësisë. Jo se nuk ka një hendek, i cili duhet adresuar si problem, por ky hendek, në një farë mënyre, do të ekzistojë gjithmonë, sepse opinioni publik ndërtohet mbi bazën e fakteve të përcjella, mbi bazën e komunikimeve mediatike, midis aktorëve të ndryshëm… Dhe në këtë kuptim është i cekët. Kurse, përfundimet e procesit gjyqësor, përfundimet e procesit ligjor në përgjithësi nuk mund të jenë veçse fakte të konfirmuara.

Në këtë kuptim, një fakt publik, që unë dhe ti e dimë dhe i referohemi në biseda të ndryshme, për të arritur në një përfundim të mëtejshëm, nuk ka atë vlerë që ka për ne të dy aq sa ka për procesin ligjor. Ai fakt, do të duhet të konfirmohet në shumë mënyra, përpara se të marri vlerën e një prove në prokurori. Për këtë arsye, hendeku midis pritshmërive të publikut dhe rezultatit të punës së sistemit të drejtësisë, në një farë mase, është i natyrshëm, por ne duhet të shqetësohemi në ato raste kur ky hendek është më i madh nga ç’do të duhej të ishte.

-E përmendëm edhe pak më parë, kemi parë shpesh që në Shqipëri bëhen arrestime shumë të bujshme, e më pas dalin nga gjykata të pafajshëm, ku përkundrazi kemi edhe një lloj detyrimi moral këtyre personave që le të themi se janë diskretituar mediatikisht. Është problem i prokurorisë që nuk i çojnë dosjet e plota apo i gjykatave që korruptohen dhe i lirojnë?

Për fat të keq, është një karosel jo me dy por me tre aktorë. Të gjithë kemi dëshmuar, si qytetarë, ju si përfaqësues të medias dhe unë tashmë si organ i qeverisjes së sistemit të drejtësisë, këtë lojë ku palët përpiqen të fajësojnë njëra-tjetrën. Loja fillon që me policinë, e cila përbën burimin kryesorë të ushqimit me fakte të prezumuara penale për prokurorinë, pastaj prokuroria futet në valle përmes interpretimi ligjor të këtyre fakteve, i ndërton ato në formën e një çështjeje penale dhe i paraqet në gjykatë.

Shpesh herë kemi parë se si në këto tre nyje ku bashkohen institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë, ka kauza midis palëve për punën që bëjnë. Prokuroria thotë që çështje të parashtruara nga policia nuk janë të tilla që të meritojnë cilësim të mirëfilltë juridik dhe penal dhe trajtimi pastaj në rrugë gjyqësore. Policia thotë që ne çojmë shumë por ata nuk bëjnë aq sa duhet. I njëjti shkëmbim ekziston edhe mes gjykatës dhe prokurorisë. Përsëri, në një farë mënyre, kjo firo sa i takon sasisë së çështjeve që hetohen në rrugë policore, pastaj hetohen nga prokuroria dhe në fund fare gjykohen nga gjykatat, është e natyrshme sepse të gjitha këto janë faza të procesit të cilat ofrojnë garanci gjithnjë e më të mëdha për palët në proces.

Është e thjeshtë të dënosh, por është fatkeqësi të dënosh pa fakte. Në këto kushte, policia, e cila në llogari të fundit, është edhe një dorë e zgjatur e ekzekutivit, ka edhe një motivacion të një natyre politike. Kur në fund të vitit bëhet analiza vjetore, duan të tregojnë se punuam më mirë se vjet dhe vitin që do vijë me mirë se sivjet etj. Pra, ka edhe një lloj emulacioni jo fort pozitiv në këtë çështje që i shtyn palët të tregojnë se kanë bërë më shumë se sa duhet e më shumë se sa tjetri. Por, ka një lloj natyrshmërie në këtë firo që ju përmendët.

Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë. OK, prokurorët dhe gjyqtarët punojnë shumë, por pse nuk kemi ende një rezultat të tillë?

Padyshim. Pandëshkueshmëria e funksionarëve të lartë është një kriter i vendeve të botës së tretë dhe në rast se duam ti shkëputemi kthetrave të këtij cilësimi denigrues, duhet që patjetër të japim rezultate edhe në këtë fushë. Është shumë e thjeshtë. Unë mendoj se ne sot kemi ndërtuar një sistem, i cili e ka potencialin që të godasë penalisht në nivelet më të larta të drejtimit të shtetit.

Është çështje vullneti kohe?

Mendoj që janë të dyjaapo . Padyshim që duhet kohë sepse që të jemi të sinqertë me veten në radhë të parë dhe pastaj edhe me njëri-tjetrin, që një funksionar i lartë politik, me mbështetje të gjerë politike, shoqërore dhe ekonomike, të bëhet objekt i ndëshkimit penal, duhet të bëjmë edhe një lloj kapërcimi në mentalitet. Unë mendoj që edhe pse duhet një farë kohe, ne do të shohim rezultate edhe në këtë drejtim. Prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë provën e zjarrit se janë të ftë të godasin brenda familjes së tyre ndaj nuk ka asnjë pengesë për të ndëshkuar edhe në nivele të larta.

Jeni ndjerë ndonjëherë nën presion nga politika?

Ka pasur disa spekulime në raport me personin tim por edhe në raport me Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Fjala presion është e madhe dhe nuk do të doja të thoja presion, por padyshim që ka pasur intimidime. Ka pasur intimidime që marrin formën e këtyre deklaratave siç përmendët edhe ju. Pra, ky personi që ka qenë i përfshirë në hartimin e ligjeve të reformës tani po shërben si funksionar i institucioneve të reja të reformës dhe pse unë nuk shoh ndonjë arsye pse të mos jetë kështu.

Reforma ka qenë tepër e madhe që unë me dorën time të vogël të arrija të paracaktoja fatin tim në të ardhmen. Nuk e kam fare kompleks që të them se unë e kam pasur si ëndërr të kryeja një detyrë të rëndësishme në sistemin e kësaj drejtësie dhe e quaj veten me fat që ia dola ta bëj këtë. Është e pamundur që një individ të mund të caktojë fizionominë e një institucioni. Është naive të mendosh që ky Genti ia doli ta konturojë këtë institucionin në mënyrë që ai vetë të ishte kandidat i përshtatshëm.

Sa i takon krimit elektoral, meqë jemi në prag zgjedhjesh, pati një lloj zhgënjimi për sa i përket Dosjes 184. Ju besoni se qytetarët duhet të jenë të qetë që vota e tyre nuk do të vidhet?

Të përpiqesh të adresosh problemet zgjedhore përmes sistemit të drejtësisë është në një farë mënyre, dëshpërim. Të garantosh votën kërkohen 1001 gjëra të tjera, që janë zakonisht përpara datës së zgjedhjeve nuk duhen pritur mrekullira tani që krimet zgjedhore do të shqyrtohen nga SPAK. SPAK padyshim, ndryshe nga disa zyra të tjera ka disa garancie.

Për shembull, që KLP të arrijë të marrë një vendim që një prokuror i SPAK të largohet duhet të formojë një shumicë prej 2/3. Pra, SPAK ofron garanci sa i takon pavarësisë së prokurorëve, por nuk është SPAK zgjidhja e problemeve zgjedhore, por një lloj grand finale, nëse mund ta përdor këtë fjalë.

Marrë nga: Vizion Plus 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi gent ibrahimi

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Shkurt 2021, 15:22

EMRI/ Ndërron jetë një tjetër mjek nga Covid-19

GRAMSH– Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Në një njoftim në profilin e tyre në Facebook, spitali i Gramshti ka njoftuar se një prej bluzave të b...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet