LIVE UPDATES
Ekonomi

Paralajmërimi! FMN: Çmimet mund të jenë të larta në vend për tre vitet e ardhshme

21 Prill 2022, 05:15 Nga DOSJA

Çmimet në vend do të jenë të larta jo vetëm këtë vit, por ato të vijojnë të jenë më të lartat në dy dekada të paktën deri në vitin 2027. Parashikimi është bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, të publikuar së fundmi.

FMN vlerëson se inflacioni mesatar në Shqipëri, në vitin 2022 do të jetë 5.5%, nga 2% që ishte mesatarja e vitit të kaluar. Çmimet pritet të jenë të larta edhe në vitin 2023, me normën e inflacionit që vlerësohet të jetë në 3.7%. Deri në 2027-n inflacioni pritet të qëndrojë në rreth 3%, në objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Këto janë nivelet më të larta që nga viti 2004, kur FMN raporton të dhënat. Për periudhën 2004-2013, inflacioni mesatar është luhatur në 2.7%, ndërsa nga viti 2014 deri në 2021 është luhatur midis 1.3-2%.

Në raportin e titulluar “Lufta frenon rimëkëmbjen ekonomike”, FMN vlerëson se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të frenojë rëndë rimëkëmbjen globale, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur inflacionin edhe më tej.

Raporti thekson se efektet ekonomike të luftës po përhapen gjerësisht – si valët sizmike që burojnë nga epiqendra e një tërmeti – kryesisht përmes tregjeve të mallrave, tregtisë dhe lidhjeve financiare. Për shkak se Rusia është një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe metaleve, dhe, së bashku me Ukrainën, të grurit dhe misrit, rënia aktuale dhe e pritshme e ofertës së këtyre mallrave tashmë i ka rritur ndjeshëm çmimet e tyre.

Edhe para luftës, inflacioni ishte rritur në shumë ekonomi për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave dhe çekuilibrit të kërkesë-ofertës të shkaktuar nga pandemia. Disa tregje në zhvillim dhe banka qendrore të ekonomive të zhvilluara, si Rezerva Federale e SHBA-së dhe ato në Amerikën Latine, tashmë ishin nën presion para luftës, duke përshpejtuar shtrëngimin e politikës së tyre monetare.

Mungesa e furnizimit të lidhura me luftën do t’i përforcojë shumë këto presione, veçanërisht nëpërmjet rritjes së çmimit të energjisë, metaleve dhe ushqimit.

Megjithëse pengesat pritet të lehtësohen përfundimisht pasi prodhimi do të nxitet në vende të tjera në përgjigje të çmimeve më të larta, duke shtuar njëkohësisht dhe kapacitetet, mungesat e furnizimit në disa sektorë pritet të zgjasin deri në vitin 2023. Si rezultat, FMN parashikon që inflacioni të mbetet i lartë për shumë më gjatë, si në tregjet e avancuara ashtu edhe në ato në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

FMN parashikon që rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta në nivel global, duke përfshirë këtu shtetet e Amerikës Jugore dhe Azisë. “Në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve mund të shtojë ndjeshëm rrezikun e trazirave sociale”, thuhet në raport.

Në raportin e fundit FMN ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022. FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit (si Italia) si dhe situatën energjetike.

Inflacioni në vend kërceu në 5.7% në mars

Në mars inflacioni në vend arriti në 5.7%, më i larti në dy dekada (shënim i Monitor). INSTAT raportoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë.

Kjo e fundit, që si përgjegjësi kryesore ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, pak ditë më parë vendosi rritjen e normës bazë për herë të parë në një dekadë, duke e çuar në 1%, nga niveli minimal historik prej 0.5% që ishte deri tani.

Rritja e ndjeshme e çmimeve pritet të përkeqësoje dukshëm situatën financiare të familjeve shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre deklaruar si asnjëherë tjetër se presin një përkeqësim të situatës financiare të familjeve të tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi ekonomi fmn rritja e cmimeve ne shqiperi ekonomi fmn rritja e cmimeve ne shqiperi


Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete