LIVE UPDATES
Ekonomi

HEC-et lënë pa ujë për vaditje bujqësinë, KLSH: Duhet të rishikohen kushtet e lejes

19 Prill 2022, 05:04 Nga DOSJA
HEC-et lënë pa ujë për vaditje bujqësinë, KLSH:

Ndërtimi i hidrocentraleve anekënd vendit në një pjesë të madhe të lumenjve dhe degëve të tyre kanë krijuar problematika jo të vogla për banorët e këtyre zonave.

Herë pas here pjesë e publikimeve janë bërë raste nga më të ndryshmit ku denoncohet futja e ujit në tuba dhe lënia e asaj pak bujqësie mbijetese në mëshirë të fatit. Një rast të tillë duket se ka konstatuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili citon se banorët në zonën e Matit janë lënë pa ujë për vaditje ndërkohë ka gjetur në shkelje institucionet që duhet të kishin rishikuar kushtet e lejeve.

Bëhet fjalë për auditimin “Mbi zbatimin e kuadrit ligjor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, për HEC Traja 1, në përroin e zallit dhe HEC Madhesh në lumin e Lunresë, degë e lumit Mat, Bashkia Mat”.

Në këtë auditim thuhet se Baseni Ujor Mat ka miratuar: (i) lejen e përdorimit të ujit me nr. serie 000029, të datës 22.09.2017, të miratuar me Vendimin e KBU nr. 31, datë 22.09.2017; dhe (ii) lejen për përdorimin e burimit, miratuar me Vendimin e KBU Mat, Nr. 132 datë 22.09.2017. Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike.

“Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike. Referuar dokumentacionit të administruar në MIE mbi VNMnë e vitit 2020, hartuar nga shoqëria projektuese “Dekliada – alb” SHPK. Nga verifikimi i projektit rezultoi se, llogaritjet energjetike të Hec-it janë llogaritur të plota me Prurjen, duke mos lejuar hapësirë nga burimi për vaditje. Konstatohet se, Institucionet përgjegjëse deklarojnë se nuk ka pasur kërkesa për vaditje, ndërkohë me shkresën drejtuar Njësisë Administrative Ulzë nr. 31/1 prot., datë 01.02.2017, paraqiten nevojat për vaditje dhe me shkresën nr. 481/1 prot., datë 09.07.2020, është njoftuar edhe prefektura e Qarkut Lezhë” thuhet në dokument.

Problematika e banorëve duket se ka shkuar në vesh të shurdhër edhe pse KLSH nënvizon se ligji ka hapësira që i janë lënë Këshillit të Basenit që të pezullojë përkohësisht ose ndryshojë lejen ose autorizimin, nëse rrethanat, në të cilat është bazuar dhënia e tyre, kanë ndryshuar, ose kur krijohen rrethana të reja, të cilat nëse do të kishin ekzistuar në kohën e dhënies së lejes do të kishin çuar në lëshimin e lejes me kushte të tjera.

“Thënë kështu, edhe nëse nuk ka patur kërkesa për vaditje përpara se të jepej leja e përdorimit të ujit, siç pretendohet nga Baseni Ujor Mat, kërkesat e kryera në vijimësi nga banorët e zonës janë të mjaftueshme për të rishikuar kushtet e lejes” thuhet në auditimin e KLSH.

Ky i fundit shpreh rezerva edhe për transparencën me të cilën janë zhvilluar projektet dhe dëgjimoret publike. Nga ana tjetër për mangësitë dhe parregullsitë e rezultuara në këtë auditim i ka kërkuar titullarit vlerësimin dhe fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë zyrtarët e cilësuar përgjegjës./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi bujqësi klsh toke toke bujqesore bujqësi klsh toke toke bujqesore

Sondazh

Poll
Ekonomi 18 Prill 2022, 12:10

#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!

Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë