LIVE UPDATES
Bota

Paradokset e diplomave në Serbi dhe në Kosovë

10 Dhjetor 2020, 07:20 Nga DOSJA
Paradokset e diplomave në Serbi dhe në Kosovë

Mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, ua kanë vështirësuar qasjen për punësim në institucione publike të rinjve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

Një prej tyre është Fismir Jahiu, shqiptar nga Bujanoci, një komunë në jug të Serbisë, i cili ka diplomuar në studimet e nivelit master për Ekonomi në Universitetin e Prishtinës.

Radio Evropa e Lirë e pati intervistuar Jahiun edhe në dhjetorin e vitit 2019, për të njëjtën çështje. Por, ai thotë se edhe pas një viti, nuk ka ndonjë ndryshim dhe diploma e tij ende nuk është njohur nga autoritetet serbe.

Por, të njëjtin fat nuk e ka Alleksandra Zdravkoviq, serbe nga Çagllavica, në afërsi të Prishtinës, e cila ka diplomuar në Shkencat Politike në Universitetin e Beogradit dhe diplomën e së cilës e kanë njohur autoritetet në Kosovë.

Përderisa Jahiu, për shkak të mospranimit të diplomës nga autoritetet serbe nuk ka arritur të punësohet në sektorin publik në shtetin ku jeton, Zdravkoviq tashmë punon në Radio Televizionin e Kosovës, që është shërbyes publik.

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se pa njohje të diplomave të universiteteve të Kosovës nga Serbia, të rinjtë nuk kanë qasje punësimi në institucionet publike.

Autoritetet e Kosovës thonë se kanë bërë hapa të njëanshëm për njohjen e diplomave të sistemit arsimor universitar të Serbisë, por ky gjest nuk është çmuar nga pala serbe.

Kontrast i diplomave në Serbi dhe Kosovë
Jahiu ka arritur diplomën bachelor për Ekonomi, në vitin 2010, ndërkaq masterin për Shkenca Ekonomike e ka përfunduar në vitin 2017. Ai me diplomën e tij universitare nuk ka mundur të punësohet në sektorin publik në komunën ku jeton, në Bujanoc. Aktualisht punon në një kompani private në Komunën e Preshevës.

Marrë parasysh që aktualisht pushtetin lokal në Bujanoc e kanë partitë shqiptare, siç thotë ai, ka pasur oferta për t’u punësuar në sektorin publik. Por, ai ka refuzuar të punojë vetëm me diplomën e gjimnazistit, pa iu njohur diploma universitare.

“Kam pasur oferta që të kaloj (në sektorin publik), por për shkak se nuk më njihet shkollimi (universitar), nuk kam pranuar vetëm me shkollë të mesme. Nuk të njihet fakulteti dhe pagesat janë më të vogla. Vetëm në shtëpinë tonë, prej katër fëmijëve – vetëm vëllai i ka edhe dy vjet në mjekësi – të tjerët, tre diploma të Prishtinës, që të tria nuk njihen”, tha Jahiu për Radion Evropa e Lirë.

Alleksandra Zdravkoviq, thotë se ka diplomuar në vitin 2013. Siç thekson ajo për Radion Evropa e Lirë, për ta nostrifikuar diplomën e saj në Kosovë, i është dashur vetëm një vulë nga noteri dhe më pas ka nisur punën në Radio Televizionin e Kosovës.

“Kur jam kthyer në Kosovë, kam punuar në një kompani private dhe nuk më duhej diploma. Kur fillova të punoj në RTK, në vitin 2018, atëherë shkova te noteri dhe pastaj e dorëzova kopjen e vërtetuar (të diplomës). Vetëm kaq më duhej”, tha Zdravkoviq.

Kamberi: Që nga 2014, nuk njihet asnjë diplomë
Në nëntor të vitit 2011, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të atëhershëm teknik, kishin arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave të shkollimit universitar. Palët ishin pajtuar që nga Asociacioni Universitar Evropian të kërkohet certifikimi i diplomave të lëshuara nga universitetet e secilës palë, për përdorim nga pala tjetër, lidhur me shkollim apo punësim publik.

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë viteve 2013- 2014, përmes vërtetimit që u bëhej diplomave të universiteteve të Kosovës nga organizata joqeveritare holandeze SPARK, Qeveria e Serbisë kishte pranuar që t’i verifikonte ato diploma, për të hapur mundësi punësimi përmes atyre diplomave.

Së pari është dashur vërtetimi i SPARK-ut e pastaj në Beograd, Ministria e Arsimit e ka vërtetuar vetëm vërtetimin e SPARK-ut dhe jo diplomën. Por, njerëzve u ka kryer punë edhe ajo. Tash, prej vitit 2014 nuk funksionon më ajo. Nuk njihet asnjë diplomë. Shumica e diplomave të shtatë apo tetë gjeneratave, nuk njihen. Ekziston ai dekreti i qeverisë, është në fuqi, por nuk po zbatohet, sepse më nuk ka SPARK. Kur e ka përfunduar projektin, pas atyre dy vjetëve, më nuk ka vazhduar dhe ka mbetur kështu”, theksoi Kamberi.

Ai shtoi që mosnjohja nga autoritetet serbe të diplomave të studentëve që kanë diplomuar në universitetet në Kosovë, ka bërë që një numër i të rinjve të migrojnë.

“Pikërisht ky është ndër problemet më të rënda, sepse edhe ata që kanë pritur nga shtatë deri 10 vjet dhe nuk u janë nostrifikuar diplomat, i kanë humbur shpresat që të jetojnë më këtu. Janë larguar dhe jo vetëm që janë larguar vetë, por edhe me familje. Është një proces shumë i rrezikshëm që po kërcënon sidomos Bujanocin”, tha Kamberi.

Siç thotë ai, aktualisht nuk ka statistika të sakta se sa është numri i të diplomuarve shqiptarë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilëve diplomat nuk u janë njohur nga shteti serb. Por, sipas tij, ky numër tejkalon 1.000.

Rexha: Kosova ka pranuar diplomat e verifikuara
Autoritetet në Kosovë thonë se për njohjen e ndërsjellë të diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Brukselit, ishte organizuar një skemë me ndërmjetësimin e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, i cili veproi përgjatë dy vjetëve, gjatë të cilës kohë ishin njohur një numër i diplomave.

Siç thotë për Radion Evropa e Lirë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës i Qeverisë së Kosovës, Xhavit Rexha, autoritetet e Kosovës, pas marrëveshjes në Bruksel për njohjen e ndërsjellë të diplomave, kanë nxjerrë një udhëzim administrativ për këtë çështje, i cili është ende në fuqi dhe zbatohet. Përveç kësaj, siç thotë ai, Kosova ka bërë një hap tutje në vitin 2015 dhe ka sjellë Dekretin për procedurat dhe kriteret për lëshimin e certifikatave për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë mbaruar Universitetin në Mitrovicës e Veriut, i cili punon sipas sistemit të Serbisë dhe në Kosovë njihet si institucion arsimor paralel.

Ky dekret ishte sjellë me qëllim të krijimit të mundësive për qytetarët serbë që kanë diplomuar në këtë universitet, që të konkurrojnë për punë, për marrjen e licencave profesionale dhe për marrjen e provimeve profesionale në institucionet publike.

“Lidhur me këtë, mbi 1.600 kërkesa janë trajtuar dhe janë miratuar për qytetarët e Kosovës. Pikërisht, për punësim në institucione në Kosovë, do të thotë, që t’iu hapet rruga qytetarëve të Kosovës. Ka qenë një hap i madh, i cili, natyrisht, nuk çmohet nga ana e palës tjetër (Serbisë)”, theksoi Rexha.

Procesi i verifikimit të diplomave të marra në Universitetin e Mitrovicës së Veriut lehtësohet nga Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave (ECMI-Kosovë), e cila është autorizuar nga Qeveria e Kosovës.

Alleksandar Arsiq nga ECMI, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga viti 2016, kur filloi procesi i njohjes së diplomave, kërkesa për verifikim është dorëzuar nga 1.735 të diplomuar, prej të cilëve mbi 1.650 janë aprovuar, ndërsa rreth 50 janë ende në proces verifikimi.

Arsiq, megjithatë, thekson që gjatë këtij viti, dinamika e verifikimit të diplomave ka rënë.

“Pandemia e koronavirusit e ka zvogëluar interesin për aplikim për shkak të pamundësisë për të ardhur fizikisht dhe për të sjellë aplikimin, për shkak të konkurrencës më të vogël për punësim. Për momentin, institucionet janë në krizë, kështu që ka më pak interes, por ka interes të vazhdueshëm për verifikimin e diplomave ”, thotë Arsiq.

Ai gjithashtu shpjegon se procesi i verifikimit ose njohjes së diplomave do të zgjasë derisa Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, brenda së cilës do të zgjidhet çështja e sistemit arsimor.

Njohjen e ndërsjellë e diplomave, pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit
Më 4 shtator të vitit 2020, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në praninë e presidentit Donald Trump, nënshkruan veç e veç zotimet për marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Një prej pikave të marrëveshjes është edhe njohja e ndërsjellë e diplomave.

Deri më tash, sipas deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, zbatimi i kësaj pike të marrëveshjes në Serbi nuk ka ndodhur dhe ai thotë se është mjaft skeptik që do të ndodhë.

“Informacionet gojore që i kemi pasur prej qeverisë në Beograd, por edhe në Kosovë, janë që do të kryhet shpejt. Megjithatë, kjo ‘shpejt’, në Ballkan zgjat me vite. Për momentin, nuk ka konkrete asgjë. Tash, se a është marrë administrata e re në SHBA, se cili do të jetë fati i asaj marrëveshje, a do të qëndrojë (presidenti i zgjedhur Joe) Biden pas saj ose jo, nuk dihet. Përndryshe, nëse ajo mbetet në fuqi, besoj që do të duhej të jetë një arsye e mirë që të shtyhet përpara kjo temë”, tha Kamberi.

Zëvendëskryeministri i Arsimit dhe Shkencës i Kosovës, Xhavit Rexha, thotë se pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, autoritetet e Kosovës kanë bërë edhe një hap tjetër, sipas tij, mjaft pozitiv.

“Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosova e ka bërë edhe një hap tjetër, të njëanshëm me rastin e studimeve të Ballkanistikës, që është një program i ri që pritet të futet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku pritet të zhvillohet mësimi në gjuhën serbe, kroate dhe boshnjake. Ne me këtë rast e kemi sjellë një vendim për masa të veçanta, që mundëson punësimin e njerëzve nga rajoni, përfshirë Serbinë, Bosnjën dhe edhe Republikën Serbe atje, për nevoja të programit të Ballkanistikës”, theksoi Rexha.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 8 dhjetor, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë garanci Kosovës, se marrëveshja e 4 shtatorit, për normalizim ekonomik me Serbinë, e arritur në Uashington, do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove-serbi kosove-serbi

Sondazh

Poll
Bota 10 Dhjetor 2020, 07:17

Pompeo: Kina po infiltron universitetet amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Kinën se po shfrytëzon studentët dhe shoqatat studentore kineze për të infiltruar universitetet amerikane.N...

Bota 9 Dhjetor 2020, 20:39

New York Times: 2020, një vit si askush tjetër 

SHBA-New York Times ka publikuar disa nga momentet më pikantë të këtij viti me anë të disa fotove.Në fotot e publikuara shihen pamjet e përzgjedhura të këtij vi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet