Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
IRAK- Papa Françesku pati sot një takim historik me klerikun e lartë shiit të Irakut, Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, një thirrje e fuqishme për bashkëjetesë në vendin e rrënuar nga sektarizmi dhe dhuna.
Takimi i Papës në qytetin e shenjtë jugor të Naxhafit, gjatë turneut të tij të shpejtë dhe të rrezikshëm në Irak, shënoi herën e parë që një udhëheqës i kishës katolike takohej me një klerik kaq të lartë shi’it.
Papa ka vizituar disa vende kryesisht myslimane, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara dhe territoret palestineze, duke i përdorur këto udhëtime si thirrje për dialog ndërfetar.
Sistani është një nga figurat më të rëndësishme në Islamin shiit, si brenda Irakut ashtu edhe më gjerë.
Ai ka një ndikim të madh mbi politikën. Thirrjet e tij bënë që irakianët të merrnin pjesë për herë të parë në votime të lira në vitin 2005, mobilizuan qindra mijëra njerëz për të luftuar Shtetin Islamik në vitin 2014 dhe rrëzuan qeverinë irakiane nën presionin e demonstratave masive në vitin 2019.
Sistani, 90 vjeçar, rrallë bën takime dhe ka refuzuar bisedimet me kryeministrat aktualë. Ai ra dakord të takohej me Papën me kusht që asnjë zyrtar irakian të mos ishte i pranishëm, tha një burim nga zyra e presidentit.
Takimi me Papën u zhvillua në shtëpinë modeste të Sistanit, ku ai banon me qira prej dekadash, në një rrugicë të ngushtë të qytetit Naxhaf.
Papa Françesku e filloi të premten udhëtimin e tij, më i rrezikshmi deri tani. Ai arriti në Irak me avion mes masave më të rrepta të sigurisë të marra ndonjëherë gjatë një vizitë papale.
Synimi i vizitës është t’u bëjë thirrje udhëheqësve të vendit dhe popullatës për t’i dhënë fund dhunës militante dhe grindjeve fetare.
Siguria e Irakut është përmirësuar që nga disfata e Shtetit Islamik në vitin 2017, por vendi vazhdon të jetë një skenë dhune, veçanërisht i rivalitetit të ashpër mes SHBA dhe Iranit, që është pasqyruar në tokën irakiane.
Marrë nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI- 2 mutacione të Covid-19 janë zbuluar ditën e sotme në Greqi. Protothema shkruan se dy mutacionet që janë gjetur janë të varianteve të Afrikës së Jugut dh...
INDONEZI- Një djalë 8 vjeç është nxjerrë ditën e djeshme nga barku i një krokodili. Dailymail shkruan se Dimas Mulkan Saputra ishte duke peshkuar me baba...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “librezë digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”....
KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael. Në një intervistë për ‘RTV 21’, ...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lejojnë eksportimin e miliona dozave të vaksinës AstraZeneca. CNBC shkruan se BE...
GREQI- Tërmet me madhësi 4.2 ballë të shkallës Rihter ta tronditur ditën e sotme Greqinë. Tërmeti e ka pasur epiqendrën në qytetin e Larisas. Ai ka rënë në orë...
KOSOVË– Mediat kosovare Insajder ka publikuar një video, ku ka denoncuar bashkëshortin e deputetes Meliza Haradinaj-Stublla, Dardan Stublla. Sipas videos s...
KOSOVË- Nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, Bekim Jashari ka thënë se ai jeton shumë afër vendit ku familja...
SHBA- Mbesa e Al Capones, Deirdre Capone ka folur për xhaxhanë e saj. Në një intervistë për Mirror, Deidre ka treguar disa të dhëna mbi jetën e tij si dhe për t...
KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të kosovës, Sejdullah Hoxha ka humbur jetën ditën e sotme. Gazeta Ekspress shkruan se lajmin e kanë bërë të ditur familjarë...