LIVE UPDATES
Aktualitet

Ulja e avionit të Blue Panorama, Aviacioni Civil: Defekt në motor, përgjegjësia tek pala italiane

25 Shkurt 2019, 09:43 Nga DOSJA
Ulja e avionit të Blue Panorama, Aviacioni Civil: Defekt në motor,

TIRANE- Një ditë më parë avioni i kompanisë “Blue Panorama” pësoi një defekt në ajër sapo u ngrit nga aeroportin i Rinasit.

Avioni nxorri tym gjatë ngritjes duke ngjallur panik tek pasagjerët. Piloti bëri ulje të detyruar, ndërkohë që Autoriteti i Aviacionit Civil ka reaguar sot dhe thotë se shkak është bërë një defekt në motor.

Sipas AAC, incidenti ndodhi për shkak të larjes së motorit si pjesë e mirëmbajtjes së programuar një ditë më parë, solucioni i larjes nuk ishte tharë tërësisht, ç’ka ka sjellë edhe tymin dhe erën e rëndë në momentin e ndezjes dhe nisjes’. Më tej, Aviacioni thotë se është dërguar në Itali raporti për ngjarjen.

Reagimi i Aviacionit Civil:

Më datë 24 Shkurt 2019 avioni i kompanisë Blue Panorama, nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 07.38 dhe me destinacion qytetin e Ankonas, Itali, ka bërë ulje të detyruar për shkak të konstatimit të tymit dhe një aromë të rëndë në kabinë pak pas ngritjes. Avioni është rikthyer menjëherë në Aeroport dhe është ulur pa probleme në orën 07:53.
Ekspertët e operimit ajror të Autoritetit të Aviacionit Civil, bënë mbikqyrjen nga afër të punës së teknikeve të avionit për gjetjen e shkaqeve të kësaj ngjarje pas uljes. Nga raportimet paraprake dyshohet që për shkak të larjes së motorit si pjesë e mirëmbajtjes së programuar një ditë më parë, solucioni i larjes nuk ishte tharë tërësisht, çka ka sjellë edhe tymin dhe erën e rëndë në momentin e ndezjes dhe nisjes.
Në bazë të rregulloreve evropiane, të cilave u referohen dhe autoritetet shqiptare gjatë punës së tyre mbikqyrëse, raporti i ngjarjes, ndërmarrë nga vetë kompania brenda 72 orëve, do t’i dërgohet palës italiane si autoriteti certifikues i kompanisë për të ndjekur hapat e nevojshme.
136 pasagjerët e linjës janë sistemuar në një avion tjetër i cili u nis nga Tirana në orën 10:00 dhe mbërriti në Ankona në 11:56.

Në të njëjtën linjë reagimi ka qenë edhe kompania Blue Panorama, që thotë se avionic u ul menjëherë pak minuta pas nisjes.

“Pasagjerët u dërguan menjëherë në një avion tjetër, Boeing 737-800, i cili u ngrit në fluturim në orën 09:50 dhe ka mbërritur në Ankona në 11:05”, thuhet në njoftim.

Reagime kanë ardhur edhe nga politika. Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu për këtë ngjarje u shpreh se kjo është një linjë skandaloze e cila operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë.

“Kur të vdesim, mos reagoni më! Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve…. Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika… Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës.. Vërtet që kjo linjë është loë-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë. Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë….mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare…”,-thotë ish-deputeti.

Spahiu thekson më tej se operimi i linjave të tilla low-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it.

“Operimi i linjave të tilla loë-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj. Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë ska ndryshuar! Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania”, përfundon ai.

(J.V/F.G/Dosja.al )

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i aviacionit civil linja blu panorama perparim spahiu probleme me bluepanorama autoriteti i aviacionit civil linja blu panorama perparim spahiu probleme me bluepanorama

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Shkurt 2019, 21:03

Mësoni si negociohet me Edi Ramën

Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhi...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje