LIVE UPDATES
Aktualitet

Pallati horrór në Krujë, banorët denoncuan në 2013: Prokuroria pushoi hetimet “me një ekspertim sipërfaqësor”

26 Dhjetor 2019, 21:13 Nga DOSJA
Pallati horrór në Krujë, banorët denoncuan në 2013:

KRUJË- Një pallat 9 katësh i ndërtuar pa leje u shkatërrua nga tërmeti. Denoncimet e vazhdueshme të banorëve, që nga vitti 2013 e deri në ditët e sotme, në Bashkinë dhe Prokurorinë Krujë nuk u morën në konsideratë. Fiks Fare investigoi ankesat dhe denoncimet e banorëve për këtë pallat, ku në një dokument rezultoi se prokuroria e qytetit pushoi hetimet në vitin 2013 me një akt ekspertimit sipërfaqësor. Madje, sipas këtij akti, ankesat e banorëve nuk u investiguan plotësisht, pasi nuk kishte mjete. “Duart lart” ngriti edhe Bashkia Krujë, e cila tha se nuk mund të vlerësonte gjendjen konstruktive të këtij pallati. Pasojat e këtyre veprimeve dolën në “dritë” vetëm pas tërmetit të 26 nëntorit, ku problemet e denoncuara për vite me radhë, u faktuan nga natyra!

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankuan banorët, të cilët thanë se pallati është ndërtuar në 2009. Sipas tyre, legalizimi dhe dokumentet janë marrë në 2009. Ata thanë se leja e ndërtimit është dhënë në 2005, për 5 kat dhe aktualisht pallati është 9 kate. “Këtu jetojnë 29 familje. Ndërtuesi është Muharrem Hoçja. Banesa ime është në katin e 9, ka lagështirë, është bërë e pabanueshme. Tërmeti nxori në shesh të gjitha shkeljet në këtë pallat. Unë i jam drejtuar vazhdimisht me ankesa institucioneve që nga vitit 2013. Të gjithëve, Avokatit të Popullit, Bashkisë Krujë, Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, të sotmit Edi Rama, ALUIZNI-t dhe Prokurorisë së Krujës” thotë Ylli Tuçi.

Ai shton se në 2013 Bashkia e Krujës i ka kthyer një përgjigje. Në këtë përgjigje shkruhet se “nuk kemi studim gjeologjik”. “Nuk është pajisur me dokumentacion tekniko ligjor nga Bashkia Krujë, ka pasur një leje ndërtimi nga Bashkia Krujë vetëm për një objekt 5 kat, por objekti sa më sipër është aktualisht 9 kat. Bashkia Krujë nuk disponon asnjë dokumentacion tekniko ligjor, siç është studimi gjeologjik dhe relacioni kontruktiv për katet shtesë” thuhet në këtë dokument. Qytetari pohon se nuk ia ka idenë si e legalizoi dhe hipotekoi pallatin, pasi “këtu ka abuzim të madh”. “E kam denoncuar edhe në prokurori dhe është bërë një akt ekspertimi, ku prokuroria ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka bërë një akt ekspertimit sipërfaqësor” vijon Ylli Tuçi. Në këtë akt ekspertimit të bërë me urdhër të prokurorisë thuhet se “nga një hetim sipërfaqësor që kemi kryer”.Ndërkohë që vijon “nuk kemi bërë investigime të thella…”.

Një banor tjetër pohon se ndërtuesi i ka marrë 1 milionë e gjysëm euro, ndërsa thotë se apartamentin e ka blerë me kontratë në vitin 2009. “Në këtë kontratë thuhet se pallati është 5 katësh. Si i mbajnë këto kolona edhe 4 kate të tjera” pyet qytetari. Të tjerë shtojnë se katet poshtë janë në pronësi të ndërtuesit, ndërsa thonë se disa i kanë blerë me kredi. “Unë kam blerë me kredi. Mua më doli që paguaja shtëpinë e këtij zotërisë. Tani doli nga tërmeti. Jam me kredi 20 vjet dhe se di kush është shtëpia” thotë një banore. Sipas tyre, tërmeti ka shkatërruar kolonat që nga kati i parë.

Grupi i Fiks Fare dhe banorët futen brënda këtij pallati horror. Muret janë të çara, kolonat të krisura. Ndërkohë, në vendin ku bashkohen ndërtesat ka të çara si dhe një pjesë e dyshemesë së disa apartamenteve janë prishur. “Këtë shtëpi më ka thënë ndërtuesi e ke prishur vetë, më ka thirrur edhe një polic. Ne jemi në qiell të hapur. Polici më tha mos i fol Mem Hoçjes. Nuk e di si e prisha unë shtëpinë, të çaj unë këto nuk e di, unë jam 55 vjeç me 4 insulina në ditë. Shiko ça hekuri ka, këtu janë çarë. Kjo është godinë tjetër, kjo është tjetër” thotë ai. Të tjerë pohojnë se gjendja është shumë e keqe dhe aktualisht janë në rrugë të madhe. Në katin e fundit, apartamentet e janë të gjithë me lagështirë. “Kemi 10 vjet me lagështirë. Unë fëmijët nuk i fut më këtu. Na është bërë shtëpia si arkivol. Ne kërkojmë Institutin e Lartë Ndërtimor, që ti vërë vulën, o shembet o nuk shembet” thonë ata.

Problemet e banorëve me pallatin janë denoncuar në prokurori dhe gjykatë. Një banore, Sabie Gega, ka paditur në gjykatë ndërtuesin. Gjykata e Krujës ka urdhëruar kryerjen e një akti ekspertimi, ku thuhet se në apartament ka çarje, përmasat e apartamentit nuk janë njësoj si në akt marrëveshje. Në fund, gjykata ka urdhëruar ndërtuesin ti kthejë shumën për blerjen e apartamentit, 30 milionë lekë të vjetra. Apeli dhe Gjykata e Lartë kanë lënë në fuqi këtë vendim. Por, çuditërisht, Gjykata e Krujës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë, duke pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi.

Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare, shkuan në Bashkinë e Krujës. Drini Masha, përgjegjës i Marrëdhënies me Mediat dhe Qytetarët, thotë se aktualisht bashkia ka bërë një vlerësim paraprak për pallatin, i cili “është përkohësisht i pabanueshëm”. Sipas tij, mbi vlerësimin përfundimtar do rivlerësohen edhe njëherë për të certifikuar edhe njëherë pallatin. Ai thotë se në pallat kanë shkuar edhe ekspertë të huaj që kanë rekomanduar se godina është e pabanueshme. Bashkia e Krujës na vuri në dispozicion lejen e ndërtimit. Sipas dokumenteve, leja është dhënë në vitin 2010 për bodrum dhe njësi shërbimi 4 kat. Pra, vetëm 5 kate! Ndërkohë, në këtë dokument tjetër, KRRT e Bashkisë Krujë ka zbardhur këtë leje ndërtimi. Në të nuk është përcaktuar intensiteti sizmik i sheshit të ndërtimit. Ndërtimi duhet të përfundonte në vitin 2011. Por, në vend që të bëhej 5 kate, u bë 9 kate. Dhe, sipërfaqja e ndërtimit u dyfishua!

Fiks Fare u interesua edhe në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Krujë. Kjo agjenci i vuri në dispozicion gazetarëve të Fiks Fare të gjithë dosjen. Sipas këtyre dokumenteve, ish-zyra e ALUIZNIT ka legalizuar të gjithë godinën 9 katëshe. Në dosje është edhe një akt kolaudimi, ku thuhet se ka pasur një leje ndërtimi, por ajo nuk është zbatuar. Leja e ndërtimit ka qenë për 376 metra katrorë, ndërkohë ndërtimi është 648 metra katrorë. Por, edhe ky ndryshim, nuk e ka penguar bashkinë që të japë dokumente dhe ALUIZNIN që ta legalizojë. Pasojat e këtyre veprimeve dolën në “dritë” vetëm pas tërmetit të 26 nëntorit. problemet e denoncuara për vite me radhë, u faktuan nga natyra!

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pallatet e demtuara termeti demton godinat tragjedia e 26 nentorit 2019 pallatet e demtuara termeti demton godinat tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet