LIVE UPDATES
Bota

Pakti i koalicionit të gjerë në Berlin: Pasiguri e madhe në politikën e jashtme

14 Mars 2019, 13:46 Nga DOSJA
Pakti i koalicionit të gjerë në Berlin: Pasiguri e madhe në

BE dhe marrëdhëniet gjermano – franceze 

“Një hov i ri për Europën”, shkruhet në paktin e koalicionit. Por, nuk duket se ky hov po vjen. Kjo ka të bëjë me rrethanat e jashtme si dhe me Brexitin, por edhe me populizmin e djathtë që është në rritje në Europë. Por frenat ndodhen edhe në Berlin. Kjo bëhet shumë e qartë sidomos në marrëdhëniet gjermano – franceze. Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje gjermanëve disa herë, që ta kthejnë Europën në një fuqi të madhe sociale, duke bërë edhe propozimet konkrete për këtë. Por kancelarja gjermane Angela Merkel, qëndron e distancuar duke bërë politikë sipërfaqësore: së bashku me Macronin ajo pagëzoi paktin e ri Elysée.

Të dielën e kaluar kryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU, dhe mbase kancelarja tjetër gjermane Annegret Kramp-Karrenbauer iu përgjegj ideve të Macronit. Me një politikë më të ashpër emigracioni dhe më shumë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, por “centralizimi europian, etatizmi europian, komunitarizimi i borxheve, europianizimi i sistemeve sociale dhe rroga minimale, do ishin rruga e gabuar”, shkruan ajo në një artikull botuar në gazetë. Për Francën është po ashtu shumë e tepruar që ajo kërkon të ndryshojë selinë në Strasburg të Parlamentit Europian dhe kërkon që Franca t’ia lerë BE-së vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB. Bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak i vihen përpara idera të ndryshme në politikën e armatimit.

Vështrim nga Lindja

Berlini ka probleme, që janë duke u shtuar, me disa shtete europiano- lindore, sidomos për temën e migracionit. Kundërshtimi i vendeve të Vishegradit – Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, për ndarje propocionale të refugjatëve është më i madh se kurrë. Edhe tendencat autoritare të Hungarisë dhe Polonisë i shkaktojnë dhimbje koke koalicionit në Berlin.

Fillimisht Berlini donte që t’ i lidhte pagesat e BE, me sjelljen e mirë të këtyre vendeve, por nga kjo ide tani dëgjohet pak. Me sa duket qeveria gjermane kërkon të pengojë mundësinë që populistët e djathtë të kenë tema të tjera për të marrë sa më shumë vende në zgjedhjet europiane, që pritet të mbahen në maj.

Në marrëdhëniet me Rusinë, qeveria gjermane është duke bërë një ruajte të vështirë ekuilibri. Megjithë aneksimin rus të Krimesë dhe me armatimin në rritje, qeveria gjermane do që të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën, në mënyrë që të jetë në gjendje të luajë rol ndërmjetësimi në konfliktin e Ukrainës. Por rol luajnë edhe interesat ekonomike. Kështu për shembull Berlini kërkon të ndërtohet gazsjellësi Nord Stream 2, megjithë kundërshtimet e mëdha të Polonisë. Uashingtoni dhe Komisioni i Brukselit i ka ndaluar tani planet, në formën fillestare që kanë pasur. E hidhur për Berlinin është që kalimi i Francës në anën kundërshtare bëri të mundur që Komisioni të vinte dorë mbi projektin.

Afrika dhe migracioni

“Luftimi i shkaqeve që i kthejnë njerëzit në refugjatë”, mbetet tema kryesore e politikës së koalicionit qeverisës gjerman ndaj Afrikës. Me çështjen e refugjatëve, Merkel zbuloi se kontigjenti afrikan është një fqinj i rëndësishëm strategjik. Ajo vizitoi fillimisht Senegalin, Ganën dhe Nigerinë, si dhe Algjerinë dhe Marokun. Ajo luftoi atje në mënyrë të pazakontë për Paktin e Migracionit të OKB si “pranim të qartë të multilaterizmit” dhe theksoi se migracioni legal mund të krijojë mirëqënien. Po ashtu koalicioni kërkon të nxisë reformat në Afrikë nëpërmjet lehtësimit të investimeve.

Qeveri federale mbështet projektet e zhvillimit që kapin shumën e miliardave dhe përkrah prezencën e firmave gjermane në Afrikë. Edhe në fushën e politikës së sigurimit, Gjermania angazhohet më shumë në Afrikë, si dhe në Mali. “E gjitha kjo nuk do të vlejë për asgjë,” tha Merkel në Konferencën e Sigurisë në Mynih, “nëse vendet nuk kanë perspektivë ekonomike”.

Marrëdhëniet transatlantike

Koalicioni i gjerë është për partneritet transatlantik me SHBA. Por zhgënjimi kundrejt qeverisë së Donald Trumpit është i madh në Berlin. Dalja e Uashingtonit nga marrëveshja për armët atomike me Iranin u vlerësua në Bruksel dhe në Berlin si sinjal se duhet forcuar aftësia e vet për të vepruar. Konfikti tregtar transatlantik shihet si i lënë mënjanë, por jo si i i zgjidhur. Merkel iu përgjegj në forumin ekonomik të Davosit, thirrjeve “America first” të Trumpit me: “Duhet menduar për interesat e të tjerëve, në mënyrë që të krijohet një situatë ku të fitojnë të gjithë”.

Azia

Politika gjermane ndaj Azisë përqëndrohet edhe me koalicionin e ri kryesisht në politikën ndaj Kinës. Por, pakti i koalicionit shikon jo vetëm “shanset”, por edhe rreziqet e këtij partneri të rëndësishëm strategjik. Projekti më i madh në fushën e infrastrukturës, “Rruga e Mëndafshtë”, vëzhgohet nga Gjermania dhe BE me sy kritik, për shkak të kushteve të investimeve që kanë mangësi nga pala kineze.

Krahas të drejtave të njeriut në një vit koalicion temë e re e rëndësishme është kthyer edhe siguria strategjike e teknologjisë së lartë kineze. Ndërtimi i rrjetit të telefonisë 5G, pritet të bëhet. Çështja nëse kompania kineze Huaëei do të ngarkohet me ndërtimin e saj është një gjë që do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale. Kontrasti kundrejt “partneritetit të vlerave” që mbahet me Japoninë, nuk mund të jetë më i madh. Merkel shkoi në shkurt në Japoni, për të përuruar futjen në fuqi të marrëveshjes së tregëtisë së lirë midis Japonisë dhe Bashkimit Europian. Ajo e quajti marrëveshjen “shans të ri në çdo drejtim”./Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani koalicioni i gjere marrdheniet gjermano-franceze gjermani koalicioni i gjere marrdheniet gjermano-franceze

Sondazh

Poll
Bota 14 Mars 2019, 10:12

Një vit koalicion i gjerë: Pasiguri e madhe

BE dhe marrëdhëniet gjermano – franceze “Një hov i ri për Europën”, shkruhet në paktin e koalicionit. Por, nuk duket se ky hov po vjen. Kjo ka...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni