LIVE UPDATES
Politike

Paketa KÇK/ VOA: Struktura paralele me SPAK dhe BKH, kompetencat e Policisë bien ndesh me ato të Prokurorisë

25 Nëntor 2019, 20:24 Nga DOSJA

Në Shqipëri Kryeministri Edi Rama prezantoi pikat kryesore të një pakete të re ligjore që sips tij synon të godasë më fort krimin e organizuar. Paketa duket të jetë e ngjashme me atë antimafia, në fuqi prej shumë vitesh, duke e shtrirë dhe më tej rrezen e veprimit të saj, ndërsa i jep policisë, sipas një projekti që qarkullon në media, shumë kompetenca që rrezikojnë të bien ndesh me ato të Prokurorisë.

Kryeministri Rama e prezantoi nismën e paralajmëruar në një takim me drejtuesë të institucioneve dhe grupin e deputetëve të partisë socialiste.
Në gati dy orë të fjalës së tij, në një skenë teatri, ku ai ishte folësi i vetëm, pjesa më e gjatë ishte më tepër e natyrës elektorale, një bilanc i qeverisë së tij në disa fusha, gjatë këtyre 6 viteve në pushtet.

B677CB49-4B2D-4378-9E6B-8BFF6C9DE90E_cx10_cy7_cw85_w1023_r1_s

Ndërsa 30 minutat e fundit, ju dedikuan asaj për të cilën ishte njoftuar takimi i sotëm, masave të reja kundër krimit të organizuar, në një kohë kur sipas tij, prokurorë e gjykatës, të cilët i ka cilësuar prej kohësh, pjesë të organizatës kriminale, “Kap Çfarë të Kapësh”, ose KÇK, po shfrytëzojnë periudhën para nënshtrimit ndaj vettingut duke u kthyer siç u shpreh më tej ai, në shërbëtorë, apo deri dhe tutorë të krimit të organizuar.

“Ne duhet të ndërhyjmë me një Ligj special kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe të gjithë normën e ligjit antimafia ta kalojmë në kurriz të subjekteve të këtij ligji, të tyre dhe familjarëve të tyre. Dhe gjithkush nga këta duhet të provojë përpara gjykatës që shtëpinë, makinën, biznesin i ka si rezultat i punës”, u shpreh kryeministri,

Masat e parashikuara do të jenë të tre kategorive, personale, që nga ndalimi i daljes nga vendi deri te kufizimi i lëvizjes në një territor të caktuar, masa pasurore, ato që lidhen me sekuestron preventive ndërsa barra e provës i takon të dyshuarit apo akuzuarit, dhe ato me karakter ekonomik, duke i përjashtuar nga e drejta për licencime apo përfitime nga fondet publike përmes kontratave apo koncesioneve.

Kryeministri kërkoi gjithashtu që të sqarohet me ligj dhe ndërhyrja e Këshillit të Prokurorisë apo të atij Gjyqësor për prokurorët apo gjyqtarët që kryejnë shkelje:

“Duhet sqaruar ligjërisht që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai I Gjyqësorit, të marrin masë për pezullimin dhe inspektimin, lidhur me anëtarin përkatës të kësaj organizate kriminale, ndërkohë që deri në krijimin e institucionit dhe funksionimin e plotë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nëse ne nuk e bëjmë këtë, do të bëhet name në Shqipëri”.

Mbetet për t’u parë se si këto ndërhyrje janë përkthyer në formën e ligjit. Një projekt që po qarkullon në media tregon se nisma është e ngjashme me ligjin antimafia, madje e tejkalon atë në rrezen e veprimit. Policisë duket se i njihen kompetenca të gjëra edhe për aspekte delikate që lidhen me kufizimin e lirive të personave, e që duket se rrezikojnë të bien ndesh me ato të prokurorisë, apo të krijojnë struktura paralele dhe me institucionet që janë në ngritje e sipër.

Pikërisht sot, u emëruan 8 anëtarët e parë të Prokurorisë speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, e parë si shpresa e madhe në luftën ndaj këtyre dy fenomeneve që po e gërryejnë shoqërinë prej shumë vitesh. Ata pritet të nisin detyrën më datë 19 dhjetor kur është parashikuar të bëjnë dhe betimin tek Presidenti i Republikës.

Në emër të emergjencës, kryeministri njoftoi se nisma e tij do të miratohet si akt normative, gjë që do të thotë se do të hyjë menjëherë në fuqi, dhe më pas do t’i nënshtrohet vlerësimit nga ana e parlamentit, ndërsa shmanget një diskutim më i gjerë që do të përfshinte dhe aktorë të tjerë. Madje deputetët socialistë u paralajmëruan së në rast se nuk votojnë për këtë nismë do të përjashtohen nga grupi parlamentar.

Reagimet politike

Partia Demokratike foli për “një shfaqje qesharake propagandistike”, përmes së cilës sipas Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, Kryeministri Edi Rama, “njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më pare. Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias. Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit”, u shpreh zoti Bardhi.

Kundër nismës së prezantuar sot nga Kryeministri është edhe LSI-ja.

“Sot që ngrihet SPAK dhe Byroja e Hetimit, që për më shumë se 2 vitesh është mbajtur peng nga Edi Rama dhe grupi i tij, sot ai na lançon KÇK e famshme, policinë politike të tij. Një polici e tillë e një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për byronë e hetimit dhe SPAK-un, një polici e tillë dhe një strukturë e tillë që vendoset në mënyrë paralele për të penguar hetimin e veprave korruptive të Edi Ramës, të cilat i dalin jo vetëm në ëndërr, por nuk e lënë të flejë. Duke filluar që me koncensionarët e famshëm dhe më pas në të gjitha projektet e tij korruptive të cilat kanë kaluar në një Parlament ilegjitim”./VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet