Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHQIPËRI- Deri më 21 gusht, ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh në kuadër të paketës 2 e kanë përfituar 172,473 qytetarë të larguar nga puna në 47,433 biznese, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë të Financave.
Rreth 23 mijë qytetarë e përfituan ndihmën pas ankesave, ose rreth 14% e totalit. Sakaq deri më 24 korrik ndihmën e kishin përfituar 172,172 të larguar nga puna në 47,388 biznese nga 210 mijë që është numri total i përfituesve të pritshëm.
Pagesa prej 40 mijë lekësh për të larguarit nga puna në sektorin e turizmit ka “ngrirë”, krahasuar me dhënien e ndihmës deri një muaj me parë. Për muajin gusht nuk është bërë asnjë pagesë për punonjësit e strukturave akomoduese të larguar nga puna në periudhën e karantinës. Ashtu si edhe për muajin korrik për Masën 4 janë paguar 4,920 punonjës në 1,004 biznese nga 10 mijë që parashikohej totali i përfituesve. Fondi i paguar është rreth 196,8 mln lekë.
Edhe me Masën 1 për subvencionim për punonjësit e larguar + aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së janë paguar 9,419 punonjës për 819 biznese. Të dhënat janë të njëjta me ato deri në muajin korrik, pra për gushtin nuk është kryer asnjë pagesë. Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave, në total në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 mln lekë do të përfitojnë 26 mijë punonjës(nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna.)
Me masën 2 kanë përfituar ndihmën prej 40 mijë lekë rreth 90% e punonjësve të larguar nga puna për periudhën 1 mars-17 maj. Për këtë masë janë paguar deri tani 65,585 punonjës dhe 10,467 biznese. Fondi i paguar është 2,6 mld lekë. Nga të dhënat e mëparshme deri më 24 korrik ishin paguar 65,415 punonjës dhe 10,461 biznese. Numri total i përfituesve nga Ministria e Financave parashikohet të jetë 72 mijë me zgjerimin e fashës, nga 40 mijë që mendohej të ishte në fillim.
Nga Masa 3, subvencionim për të gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë (përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj.) janë paguar rreth 70% e përfituesve nga 100 mijë që parashikohet totali i tyre. Deri tani janë paguar 68,316 punonjës në 31,705 biznese nga 46,520 që parashikohet totali i bizneseve përfituese. Fondi i paguar është 2,7 mld lekë. Deri më 24 korrik për Masën 3 ishin paguar 68,260 qytetarë dhe 31,666 biznesi.
Në 25 gusht përfundoi afati i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Ankesat e dorëzuara deri tani nga subjektet dhe individët do të vijojnë të shqyrtohen nga administrata tatimore brenda afatit të caktuar. Përfituesit duhet gjithashtu të kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, me qëllim korrigjimin e të dhënave të llogarive bankare që ishin plotësuar në mënyrë të pasaktë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019...
Nga përafërsisht 31 mijë maturantë që iu nënshtruan provimeve të maturës, më pak se 22 mijë prej tyre kanë aplikuar për të vazhduar studimet në ciklin e lartë. ...
Ankesat e dorëzuara deri tani nga subjektet dhe individët do të vijojnë të shqyrtohen nga administrata tatimore brenda afatit të caktuar. Përfituesit duhet gjit...
SHQIPËRI- Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në rajon. EUROSTAT njofton se çmimet e ushqimeve vlerësohen sa ...
SHQIPËRI-Nuk kaloi shumë kohë nga trokitja e fundit në “derën “e Bankës Botërore për një kredi që do të mbështesë vendin për përballimin e pandemisë dhe ...
Ndodhem në tregun e fruta perimeve të zonës së Vasil Shanto. Një kilogram domate këtu në Tiranë kushton 30 lekë më shumë nëse e krahasojmë më tregjet e qyteteve...
Për të disatin vit, sipas një anketimi të Komisionit Europian, gratë shqiptare renditen të parat, si nikoqire, amvisa dhe menaxhere të mira, të punëve të shtëpi...
SHQIPËRI-19.1 mijë biznese kanë dorëzuar bilancin e vitit 2019 online në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga 6 janari deri më 3 gusht të këtij viti, njoftoi ...
Pandemia globale ka ndryshuar trendet e konsumit të prodhimeve bujqësore kudo në botë, por edhe në vendin tonë. Parashikimet globale nga FAO, që përfshijnë edhe...
Në kohën e izolimit, një grup i mirë biznesesh u detyruan të punojnë me orë të reduktuara, ndërkohë që zyra e tyre krejt papritur ishin muret e shtëpisë së seci...