LIVE UPDATES
Bota

Pakënaqësia e serbëve në Kosovë ndaj punësimeve partiake

16 Mars 2021, 21:54 Nga DOSJA
Pakënaqësia e serbëve në Kosovë ndaj punësimeve

Millan Andrejeviq nga Graçanica, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës, ka protestuar të martën para drejtorisë së Qendrës Klinike Spitalore (QKS), e cila funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë. Kjo protestë, siç ka thënë ai, ishte kundër “punësimit me familjarizim” dhe atij “partiak”.

“Jemi mbledhur që ta parandalojmë këtë padrejtësi, këtë cirk që quhet konkurs. Ky konkurs është jolegal, i paligjshëm dhe duhet të anulohet. Ministria e Shëndetësisë (e Qeverisë së Serbisë), në faqen e saj të internetit, e ka shpallur konkursin për teknikë mjekësorë dhe jo për tregtarë dhe ekonomistë. Ndërkaq, këtu janë pranuar njerëz, të cilët përgjatë natës, e kanë kryer shkollën e mjekësisë”, ka thënë Andrejeviq, teknik mjekësor dhe një prej atyre që kanë konkurruar dhe nuk janë pranuar në punë. Tash e 16 vjet, ai pret për t’u punësuar.

Në protestë, përveç atyre që nuk janë pranuar në punë në Qendrën Klinike Spitalore, janë tubuar edhe disa dhjetëra qytetarë, të cilët kanë dashur të shprehin pakënaqësinë e tyre për “punësimin me familjarizim” dhe atë “partiak”.

Qendra Klinike Spitalore, e cila funksionon në kuadër të sistemit serb, është zhvendosur në vitin 1999 nga Prishtina në Graçanicë, në disa kontejnerë të metaltë, në të cilat gjendet edhe sot.

Në këtë institucion shëndetësor janë të shtruar pacientët nga territori i Komunës së Graçanicës, por ka pacientë edhe nga komunat tjera me shumicë serbe, që gjenden në jug të lumit Ibër. Në krye të Qendrës Klinike Spitalore aktualisht është Bratisllav Llaziq, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Komunës së Graçanicës, sipas sistemit të Kosovës. Ndërsa, kryetar i kësaj komune është Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe.

Në konkursin për infermiere dhe teknikë mjekësorë, të cilin e ka shpallur Qendra Klinike Spitalore më 3 nëntor të vitit 2020, janë pranuar 40 persona me orar të plotë të punës, për kohë të pacaktuar.

Disa prej kushteve për themelimin e marrëdhënies së punës kanë qenë: kryerja e shkollës së mesme të medicinës, kalimi i provimit profesional, licenca ose vendimi për regjistrim në odën kompetente.

“Vendimin për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve do ta sjellë Qendra Klinike Spitalore Prishtinë – Graçanicë, brenda 30 ditëve nga skadimi i afatit të fundit për dorëzimin e aplikacioneve dhe ai do të publikohet në tabelën e shpalljeve të QKS Prishtinë-Graçanicë. Kandidatët që nuk zgjidhen, nuk do të njoftohen në mënyrë specifike për rezultatet e shpalljes. Dokumentacioni i dorëzuar nuk u kthehet kandidatëve”, thuhet në konkursin, i cili është shpallur në faqen e internetit të QKS-së.

Ndonëse lista e kandidatëve të pranuar është dashur që të publikohet qysh në dhjetorin e vitit 2020, kjo është bërë më 11 mars të vitit 2021. Në këtë listë është gjetur edhe Jovana Cvejiq – vajza e ish-infermieres kryesore në Qendrën Klinike Universitare, në Njësinë e Gjinekologjisë, Alma Stojanoviq, nga familja e Branimir Stojanoviqit nga Lista Serbe, si dhe Marko Mitiq, djali i Ratko Mitiqit, teknik në QKS.

Ata që nuk janë punësuar, e akuzojnë drejtorin e QKS-së, Branisllav Llaziq, për nepotizëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa nga Beogradi zyrtar kanë kërkuar që konkursi të anulohet dhe që të ndërrohet drejtori Llaziq.

“Ai ka pritur tre muaj, që t’i pranojë të gjithë ata që kanë kryer kurset e shkurtuara të Shkollës së Medicinës dhe ne tash presim që ata njerëz të vijnë dhe t’i mjekojnë njerëzit tanë”, ka thënë Millan Andrijeviq nga Graçanica.

Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore, Branisllav Llaziq, nuk u është drejtuar fare të mbledhurve para drejtorisë së tij, ndërsa nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike të Radios Evropa e Lirë (REL).

Me vendimin e QKS-së është i pakënaqur edhe Alleksandar Çanoviq, student i Fakultetit të Mjekësisë në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka thënë se “listën e kandidatëve që kanë fituar vendet e punës, e përbëjnë njerëzit që nuk kanë lidhje me sistemin shëndetësor”.

“Në këtu njihemi të gjithë mes vete. Në atë listë ka emra, të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme të medicinës në mënyrë të pazakonshme. Aty ka njerëz që e kanë kryer shkollën e tregtisë. Kemi edhe njerëz që janë pranuar në bazë të lidhjeve familjare”, ka thënë Çanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se në intervistën për punësim i është thënë që është “i mbikualifikuar”, marrë parasysh që është student i mjekësisë.

“Më thotë: a nuk është turp që ju, si mjek i ardhshëm, të punoni si teknik mjekësor? A nuk i vjen turp atij që t’i pranojë njerëzit me shkollë të medicinës të kryer në mënyrë të pazakonshme”, është shprehur Çanoviq.

Më të njëjtin shkas janë mbajtur protesta në fillim të muajit mars edhe në Pasjan të Komunës së Parteshit, e cila është e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Gjilanit.

Saktësisht, banorët e Anamoravës së Kosovës, që nga 5 marsi, kanë protestuar para ndërtesës së Qendrës Shëndetësore (QSH) në Pasjan, kundër “punësimeve partiake dhe familjare”.

Siç kanë thënë ata, drejtori i Qendrës Shëndetësore, Zoran Periq, e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Ata kanë kërkuar që ai të ndërrohet dhe të anulohet konkursi, në bazë të të cilit janë punësuar 30 punonjës shëndetësor.

Protestat në Pasjan janë ndërprerë pa ndonjë sqarim konkret

Megjithatë, më 11 mars, grupi i njerëzve ka vendosur ta ndalojë protestën, edhe pse vetëm një ditë më parë, në protestë, ata kanë folur për presionet që po vuanin, ngase kanë vendosur të rebelohen.

Një nga organizuesit e protestës në Pasjan, Bojan Stojkoviq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk do të mblidhen më, por ai nuk ka sqaruar arsyet.

“Nuk kam se çfarë të shtoj, përveç asaj që qëndron në komunikatë”, ka thënë Stojkoviq.

Por, në profilin e tij në Facebook, më 11 mars, ai ka shkruar se është mbajtur një takim me “përfaqësuesit e shtetit të Serbisë, në të cilin ne kemi paraqitur problemet në lidhje me konkursin dhe kemi marrë garanci se kërkesat tona do të shqyrtohen”.

“I besojmë fuqishëm shtetit tonë, Republikës së Serbisë, dhe institucioneve të saj dhe për këtë shkak i ndërpresim protestat para Qendrës Shëndetësore në Pasjan”, ka shkruar Stojkoviq.

Vetëm një ditë më parë, Sonja Stojanoviq, nga Shillova afër Gjilanit, rreth 40 kilometra nga Prishtina, ka thënë se është duke marrë kërcënime se do t’i ndërpritet ndihma sociale, në qoftë se do të vazhdojë të marrë pjesë në protestat para Qendrës Shëndetësore në Pasjan të Parteshit.

Në konkursin për infermiere dhe teknikë mjekësorë në Qendrën Shëndetësore në Pasjan, e cili është shpallur në fund të vitit të kaluar, janë lajmëruar rreth 200 persona nga rajoni i Gjilanit, por që në listën përfundimtare kanë mbetur vetëm emrat e 43 personave, në mesin e të cilëve është edhe Nikolla Periq, nip i drejtorit të Qendrës Shëndetësore, Zoran Periq.

Sonja Stojanoviq nuk është pranuar në punë, ndonëse puna i nevojitet tej mase, siç ka thënë ajo, për shkak se ka dy fëmijë të mitur dhe jeton nga ndihma sociale. Më 10 mars, ajo ka thënë se “frikësohet se mund të mbesë edhe pa ato të ardhura minimale”.

“Jetoj nga ndihma sociale dhe na kërcënojnë se do ta heqin edhe atë, në qoftë se nuk tërhiqem… këta që janë në pushtet, nuk mund të them se kush”, është shprehur Stojanoviq.

Por, organizuesi i protestës, Bojan Stojkoviq, ka zbuluar se “kush është njeriu, i cili i kërcënon dhe u bën shantazh atyre që rebelohen ndaj nepotizmit”.

Sipas tij, bëhet fjalë për Sasha Millosheviqin, kryetarin e organit të përkohshëm të Komunës së Gjilanit, institucion ky që nga autoritetet e Kosovës konsiderohet si paralel, por i cili financohet nga buxheti i Qeverisë së Serbisë.

“Ata janë duke bërë shantazh me vende të punës, me përfitimet sociale, me shtesat për fëmijë. Kjo vërtet është turp. Populli duhet të dalë dhe nuk ka nevojë që të përzihen, ne jemi të shantazhuar me vite”, ka thënë Stojkoviq.

Sasha Millosheviq nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike të Radios Evropa e Lirë.

Bojan Stojkoviq ka thënë më herët se nuk do të heqë dorë nga protestat dhe se do të shkojë në Beograd, para Presidencës së Serbisë, për ta njoftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me problemet që i mundojnë.

Ai ka thënë se drejtori i Qendrës Shëndetësore, Zoran Periq, e ka privatizuar institucionin, në krye të të cilit është, dhe ka shtuar me ironi se ai është “Klinika Periq”.

“Klinika Periq e ka punësuar një vëlla, vëllanë tjetër, bashkëshorten që nuk vjen në punë, të renë dhe kumbarën. Madje, nga këta 195 kandidatë, ai rastësisht ose me qëllim ka zgjedhur nipin e tij, mbesën e teknikut kryesor, Sreten Trajkoviq, si dhe miqtë e tij më të afërt. Ky është nepotizëm i pastër. Kërkesa jonë edhe më tej është e njëjtë, të anulohet konkursi dhe të ndërrohet drejtori”, ka thënë Bojan Stojkoviq, më 10 mars, gjatë protestës.

Periq: Konkursi është zbatuar në harmoni me ligjin

Drejtori i Qendrës Shëndetësore, Zoran Periq, nuk ka dashur që të përgjigjet në pyetjet e drejtpërdrejta lidhur me protestat dhe nëse ka pasur vërtet punësime partiake dhe familjare.

Ndërkohë, ai ka dërguar një komunikatë të shkruar, në të cilën thuhet se konkursi për pranim në marrëdhënie pune të infermiereve dhe teknikëve është në harmoni me të gjitha dispozitat e ligjit.

“Në harmoni me këtë, them me përgjegjësi se konkursi është zbatuar në mënyrë adekuate, me veprim objektiv të të gjitha subjekteve të konkursit, dhe se janë zgjedhur kandidatët që kanë përmbushur kriteret ligjore, profesionale dhe të tjera”, ka thënë ai.

Në fund, Periq ka shtuar se e kupton pakënaqësinë e kandidatëve që nuk janë zgjedhur në konkurs dhe se është i gatshëm që secilit prej tyre t’ia prezantojë kriteret, me rastin e vendimit.

Ai gjithashtu ka shprehur zhgënjim me “veprimet e individëve të papërgjegjshëm, të cilët në kohë të pandemisë e kanë keqpërdorur procedurën e avancimit të punës së Qendrës Shëndetësore, për qëllime politike”.

Në rajonin e Anamoravës funksionojnë katër komuna të banuara me shumicë serbe: Parteshi/Pasjani, Ranillugu, Kllokoti dhe Novobërda, ku gjithsej jetojnë rreth 30,000 serbë.

Të gjithë ata dërgohen për trajtim spitalor së pari në Qendrën Shëndetësore në Pasjan dhe më pas në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ose në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut, në veri të Kosovës.

Marrë nga REL 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës