LIVE UPDATES
Bota

Padurimi për të udhëtuar sërish

31 Maj 2021, 06:35 Nga DOSJA
Padurimi për të udhëtuar sërish

Vendet e varura nga turizmi janë në garë për të rihapur kufijtë dhe ringjallje të ekonomive të dëmtuara rëndë nga pandemia. Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Turizëm ka vlerësuar se ky sektor ka humbur gati 4.5 trilionë dollarë dhe 62 milionë vende të punës vitin e kaluar.

Kompanitë ajrore kanë humbur 126 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe janë në rrugë për të humbur edhe 48 miliardë dollarë këtë vit, sipas këtij grupi. Dhënia e vaksinave kundër koronavirusit është duke iu dhënë zyrtarëve më shumë besim për të mirëpritur vizitorët, mirëpo koha është kritike.

“Vera është sezonë e vrullshme për shumë tregje, sidomos në Evropë dhe Britani të Madhe. Ne shpresojmë shumë që të shohim heqjen e kufizimeve”, ka thënë Virginia Messina, lidere e përkohshme në Këshillin Botëror për Udhëtime dhe Turizëm.

Si do të funksionojnë pasaportat e vaksinave për udhëtimet globale?

Mirëpo rregullat janë gjithandej të ndryshme dhe vështirë për t’u ndjekur nga secili që planifikon të udhëtojë. Qiproja, për shembull, ka kufizime për vendet me rrezik të lartë dhe u kërkon pasagjerëve prezantimin e një testi negativ PCR për koronavirus, që është bërë në 72 orët e fundit para udhëtimit, si dhe kërkon një test tjetër në arritje.

Pasagjerëve po ashtu u kërkohet të izolohen derisa të dalin rezultatet e testit.

Constantinos Victoras, menaxher në Hotelin NissiBlu, afër një plazhi me rërë të bardhë, ka thënë se ndonëse shkalla e infektimit në Qipro ka rënë dukshëm në dy javët e fundit, deri në fund të qershorit asgjë nuk do të jetë e sigurt për kompanitë ajrore që të mundësojnë rezervimet.

“Paqartësitë janë shumë të mëdha tani”, ka thënë Victoras.

Agatha dhe Simon Godurkiewicz nga Suedia kanë vendosur të pushojnë në këtë ishull, larg lodhjes së shkaktuar nga pandemia. Sipas tyre, njerëzit duan t’i kthehen një doze të normalitetit.

“Jemi të lodhur nga situata me virusin”, ka thënë Agatha Godurkiewicz.

“Ka qenë panik në fillim të pandemisë, mirëpo tani është bërë shumë”.

Shihni më poshtë se si po planifikojnë të rihapen disa rajone për udhëtime.

Evropa

Evropa ka nisur të rihapet ngadalë, duke testuar durimin e vendeve të Mesdheut që varen shumë nga turizmi, përfshirë, Greqinë, Spanjën dhe Turqinë.

Mirëpo kjo gjë po ndryshon tani, pasi ambasadorët e Bashkimit Evropian janë pajtuar javën e kaluar që të lejojnë hyrjen e vizitorëve të vaksinuar plotësisht dhe synojnë të zgjerojnë listën e shteteve në kategorinë e vendeve të sigurta.

Megjithatë, vendet anëtare të BE-së ende duhet të miratojnë këto ndryshime, dhe ende nuk dihet saktë se kur mund të nisë së zbatuari diçka e tillë.

Turistët veçse kanë nisur të shihen në Greqi, ku autoritetet kanë vendosur që të pranojnë vaksinimin dhe certifikatat e testeve nga Bashkimi Evropian dhe 21 shtete tjera.

Virusi është duke u përhapur me shpejtësi në disa rajone të Azisë, çka ka shtyrë shumë shtete të pezullojnë vendimet për rihapje. Hong Kongu dhe Singapori kanë shtyrë vendimin e heqjes së karantinës, derisa Hong Kongu ka rritur periudhën e karantinës për vizitorët e pavaksinuar.

Kina ka vendosur kontrolle në aeroporte dhe stacione të trenave, prandaj udhëtarët duhet të tregojnë patjetër testin negativ për koronavirus. Tajlanda, e cila ka mbyllur kufijtë vitin e kaluar, pati nisur të lejonte gradualisht hyrjen e vizitorëve të huaj. Mirëpo ky shtet ka tërhequr këtë masë, pasi është goditur nga një valë e re e infektimeve në fund të muajit mars.

Bankoku ka mbyllur parqet dhe zonat e argëtimit, ashtu sikurse restorantet. Rrugët e kryeqytetit dhe zonat turistike janë pothuajse bosh dhe shumë njerëz kanë humbur vendet e punës, të lidhura me turizëm.

“Kam shumë zemërim ndaj qeverisë. Ajo është dashur të punojë më mirë”, ka thënë Narong, punëtor nga Bankoku, për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Lindja e Mesme dhe Afrika

Në pikun e pandemisë vitin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur kufijtë dhe aeroportet për udhëtarët. Kryeqyteti, Abu Dabi ende zbaton disa kufizime, duke përfshirë masën e karantinës edhe për personat e vaksinuar plotësisht nga disa shtete.

Mirëpo qyteti më i madh i këtij vendi, Dubai, ka hapur dyert për udhëtarët prej korrikut të vitit të kaluar, me pak kufizime, përveç testit negativ për koronavirus. Ndërkohë shteti më i madh i Gjirit, Arabia Saudite nuk lejon hyrjen e turistëve.

Qytetarëve sauditë, të cilëve u është ndalur udhëtimi nga marsi i vitit 2020, u lejohet të udhëtojnë nga maji i këtij viti, nëse janë vaksinuar apo shëruar nga koronavirusi. Egjipti ndërkohë është duke tentuar të tërheqë sa më shumë turistë, edhe pse po përballet me valë të re të infektimeve.

Ky vend ka përjashtuar plazhet, kafenetë dhe restorantet nga masa kufizuese. Ky vend madje ka ulur çmimin për viza turistike, ndonëse ende kërkon test negativ për koronavirus, para hyrjes në këtë shtet.

SHBA dhe Kanadaja

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’ua ndalojnë shumicës së vizitorëve nga Evropa, Kina, India, Brazili dhe vendet tjera. Në udhëtimet e brendshme ndërkombëtare, të gjithë amerikanët duhet të kenë testin negativ për koronavirus para fluturimit.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk inkurajon udhëtimet e jashtme, duke konsideruar pjesën më të madhe të botës me rrezik të lartë. Kufiri në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë vazhdon të jetë i mbyllur për udhëtimet jo të domosdoshme deri më 21 qershor.

Udhëtimi i brendshëm ajror në SHBA po i afrohet niveleve të vitit 2019, mirëpo grupet e industrisë së udhëtimit besojnë se administrata Biden është duke u vonuar për t’iu mundësuar udhëtarëve ndërkombëtarë hyrjen në tokën amerikane.

“Teksa vazhdojmë të shohim rritje të shkallës së vaksinimit dhe rënie të niveleve të infektimit, është kritike që të hapet udhëtimi ndërkombëtar”, ka thënë Tori Emerson Barnes, nënpresident i Asociacionit Amerikan të Udhëtimit.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pandemia e koronavirusit pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet