Të tjera LISTA/ Kryetar komune, drejtor shkolle e biznesmenë, kë zgjodhën Berisha e Meta në bashkitë e tjera p&eum...
Bota
Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak takohen me krerët e shtetit në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, opozit
31 Maj 2021, 06:02Nga DOSJA
KOSOVË– Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Mattheë Palmer janë duke mbajtur ditën e sotme takime me krerët politikë ne Kosovë.
Për vizitën dy ditore të Lajçak, më 31 maj dhe 1 qershor, e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Takimi i parë u bë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Lutfi Hazirin dhe Avdullah Hotin. Në takimin e mbajtur në ambasadën e SHBA në Prishtinë, u diskutua lidhur me qëndrimet e LDK-lidhur me situatën aktuale politike në vend si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Pas këtij takimi, diplomatët amerikanë u takuan me kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit ka treguar se në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjelltë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit. Hoxhaj ka treguar se i ka kërkuar diplomatit një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës.
Palmer në Kosovë gjithashtu është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët i kanë kërkuar atij respektimin e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndryshe nga partitë e tjera opozitare që kanë kërkuar ndërhyrjen e SHBA-së në dialog, ata kanë vazhdimin e dialogut mes dy vendeve nën udhëheqjen e BE-së.
Takimet e fundit të dy të dërguarve nga BE-ja dhe SHBA-ja janë me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryeministrin Albin Kurti. Në takimin me Osmanin, u thekësuar rëndësia e SHBA-së në dialog, si dhe njohja reciproke e Kosovës si shtet nga Serbia. Osmani gjithashtu thekësoi rëndësinë e fatit të personave të zhdukur dhe të vrarë nga Serbia gjatë kohës së luftës. Osmani më tej, falenderoi BE-në dhe SHBA-në për të gjitha ndihmat që i kanë dhënë Kosovës, si dhe ka kërkuar nga SHBA-ja që të shpërndajë vaksina në Kosovë.
Kurti gjatë takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ka thënë se dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.
Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.
Palmer dhe Miroslav Lajçak kanë arritur në Kosovë për një vizitë tre-ditore që në fokus do të ketë dialogun e Kosovës me Serbinë.
(I.A;a.b;kle.mu)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Aktori i mirënjohur amerikan, Joe Lara, ndërroi jetë ditën e sotme pas një aksidenti me avion. Ai me gruan e tij dhe disa të tjerë kishin marrë një avion ...
BJELLORUSI- Kryeredaktori i një mediaje në internet në një nga qytetet më të mëdha të Bjellorusisë u arrestua ditën e sotme nën dyshimin e ekstremizmit. Voa New...
SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka bërë kërkesë Senatit Amerikan që të heqë mënjanë 200 milionë dollarë nga buxheti i vitit 2022, për investime në Kosovë...
KOSOVË- Xhafer Idrizi është emigranti nga Kosova, i cili ka qenë i larguar në SHBA për 29 vite. Ai ditën e sotme ka ardhur në Kosovë nga Neë York-u për të ...
KOSOVË– Një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një mini-busi të mbushur me pasagjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:22 në r...
SERBI- Drejtori i Institutit për Çështjet Evropiane në Serbi, Naim Leo Beshiri, është kërcënuar me jetë nga një faqe në ‘Facebook’ që pretendohet se ësht...
AFRIKË- Drejtoresha rajonale e OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti ka bërë thirrje për të shpërndarë vaksina në këtë kontinent. The Guardian shkruan se M...
FLORIDA- Dy persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën të dielën, kur një grup prej tre personash qëlloi me armë zjarri pa dallim ndaj një turme jashtë një ...
ANGLI- Ekspertët kanë paralajmëruar qeverinë britanike se një valë e tretë e Covid mund të ketë filluar në Britani. The Guardian shkruan se nëse kjo është e vër...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...