LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Pacientët me COVID dërgohen në QSUT-së për të mos i regjistruar tek Infektivi’/ Reagon Qendra Spitalore, shpjegon pro

22 Korrik 2020, 19:06 Nga DOSJA
‘Pacientët me COVID dërgohen në QSUT-së për

TIRANË– Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuzoi ditën e djeshme ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun lidhur me menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Me anë të një statusi në Facebook, Spahia pretendon se pacientë të infektuar nga pandemia tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit.

Lidhur me denoncimin e tij, ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga Qëndra Spitalore “Nënë Tereza” ka deklaruar se një pretendim i tillë nuk qëndron, megjithatë shton se kur ka pasur raste të dyshuara pacienti izolohet në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientë të tjerë. Në reagimin e saj, QSUT  bën me dije se në rast kur pacienti rezulton pozitiv transferohet tek Infektivi.

POSTIMI I BARDH SPAHISË:

Heronjte qe lihen pa shperblim dhe ekspozohen ndaj covid-19!!! U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19. Por cfarë ministrja e shëndetësisë nuk thotë është se nën pusht-etin e Rilindjes, ata janë disafish heronj, sepse punojnë në kushte skandaloze, u imponohet trajtimi i të prekurve me Covid në reparte edhe jashtë atyre të caktuara, e detyrohen të shohin, sesi shpërblimet jepen me preferenca, e jo sipas punës! Denoncimet që vijnë nga shërbimi i urgjencës, ashtu edhe nga reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT, për t’u dhënë shpërblime, c’ka krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19! Se si mund të mendohet për ndasi dhe preferenca, me pacientë që humbin jetën cdo ditë, këtë vetëm makutët e emëruar të Rilindjes e dinë!!! Denoncimet flasin për një menaxhim skandaloz të infeksionit, në limitet e surreales: pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit!!! Reanimacioni qendror i shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos patur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ja pra si shndërrohen repartet e QSUT në vatra infeksioni, sepse për turp, bëhet cirk me të sëmurët me Covid-19, pasi meraku është falsifikimi i shifrave, e jo kujdesi shëndetësor ndaj tyre, e siguria e vetë personelit!!! E pabesueshme që ministrja si dhe komiteti i ekspertëve të mos ketë dijeni, apo edhe më keq, të heshtë para praktikave të tilla, që vecse e përhapin edhe më shumë virusin në qendrën më të madhe spitalore të vendit, duke rrezikuar të parët personelin shëndetësor, atë që ky vend nuk e ka luksin ta humbë, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme. Sa pa turp duhet të jesh, që të dalësh e të anatemosh ditë pas dite qytetarët, duke u shtuar masat shtrënguese, kur infeksionin e përhap vetë në spital, me këto akrobaci makabre???? Sa makut duhet të jesh, që pasi të detyrosh personelin e reanimacionit të trajtojë pacientë me Covid-19, të mos u japësh shpërblim, sic veprohet me ata të infektivit? Ky dështim në luftën ndaj Covid-19, po i mban shqiptarët të izoluar nga bota.

REAGIMI I QSUT:

Lidhur me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale, mbi trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik sa më poshtë: Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk janë trasferuar kurrësesi raste të diagnostikuara me virusin Covid-19. Pacientët që paraqiten në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUNT, mund të kenë nevoja urgjente mjekësore për ndërhyrje reanimatore. Çdo pacient që transferohet në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nga urgjenca apo shërbime të tjera, merr ndihmën e parë të menjëhershme, pasi janë pacientë që mund t’ju rrezikohet jeta, në mungesë të shërbimin mjekësor të ofruar. Pacientët që dyshohen si të infektuar me virusin Covid-19, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë; dhe stafi mjekësor manipulon duke përdorur të gjitha mjetet mbrojtëse për të parandaluar përhapjen apo infektimin me virusin Covid-19. Për rastet e dyshuara, nëse përgjigjia e tamponit del pozitive atëherë bëhet transferimi i pacientëve në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Vetëm në rastet kur pacientët paraqesin një gjendje tejet të rënduar dhe është i pamundur transferimi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive për shkak se mund t’u rrezikohet jeta pacienteve, ata vijojnë të marrin trajtimin mjekësor në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk ka patur asnjëherë mungesa të materialeve mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Në lidhje me pretendimin për mungesën e aparaturave, informojmë që Sherbimi i Anestezi Reanimacionit është i pajisur me aparaturat dhe pajisjet mjekësore bashkëkohore si aspiratorë, respiratorë, shiringa elektrike, monitorë etj., që janë në funksion dhe në shërbim të pacientit dhe plotësojnë të gjitha nevojat për dhënien e ndihmës mjekësore nga personeli. Pacientët me Covid-19 trajtohen në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe së fundmi edhe në Spitalin Covid 2, i krijuar posaçërisht për të përballuar fluksin e pacientëve të infektuar; gjë e cila po arrihet në saj të punës së palodhur dhe të pandalur të personelit mjekësor, të cilët i inkurajojmë të vijojne betejën e nisur me këtë virus të panjohur për të gjithë ne.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardh spahia koronavirusi ne shqiperi qsut bardh spahia koronavirusi ne shqiperi qsut

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Korrik 2020, 18:33

VLORË– Pronarët e bareve, lokaleve dhe diskotekave në qytetin e Vlorës kanë dalë në protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet