LIVE UPDATES
Bota

Osmani: Nëse ka vullnet politik, në janar zgjidhet mosmarrëveshja me Sofjen

20 Dhjetor 2021, 17:14 Nga DOSJA
Osmani: Nëse ka vullnet politik, në janar zgjidhet mosmarrëveshja

MAQEDONIA E VERIUT – Maqedonia e Veriut pret që në janar të vitit 2022 të ketë marrëveshje me Bullgarinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në rast se do të ketë vullnet politik nga Qeveria e re bullgare, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani i bëri këto deklarata teksa komentoi pritjet e zyrtarëve bullgarë për bisedime në gjashtë muajt e ardhshëm për çështjet që lidhen me ekonominë, infrastrukturën, arsimin, shëndetësisë, e sfera tjera, përskaj atyre për historinë. Osmani tha se në rast se ka vullnet politik, marrëveshja mund të arrihet qysh në janar, për të ruajtur jo vetëm besueshmërinë e BE-së, por edhe dinamikën e zhvillimit rajonal.

“Duke pasur parasysh rrjedhën e bisedimeve, afat prej gjashtë muajve është shumë i gjatë për të kapërcyer dallimet dhe shumë i gjatë për fillimin e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë Veriut, sepse besueshmëria e bllokut evropian nuk mund të zgjasë edhe gjashtë muaj, por dinamika rajonale vështirë se mund të mbahet me gjashtë muaj shtesë të paparashikueshëm. Nëse ka vullnet politik, janari mund të jetë mundësia e radhës për t’i kapërcyer dallimet”, deklaroi Osmani pas takimit me ministrinë e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Szijjarto tha nga Shkupi se “Hungaria e vlerëson si të pandershëm qëndrimin e Bashkimit Evropian për të mos caktuar datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Vendimi është konfuz dhe frustrues andaj edhe i bëjmë thirrje BE-së që menjëherë t’i nisë bisedimet e anëtarësimit me dy vendet”, tha Szijjarto.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se Shkupi nuk pret që korniza negociuese të miratohet pa datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

“Qëndrimi ynë është i qartë se nuk do të pranojmë më asnjë hap që do të thotë pasiguri për vazhdimin e procesit të integrimit evropian”, deklaroi Osmani.

Ndërkohë, presidenti bullgar, Rumen Radev tha të hënën se do të vazhdoj të punojë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mirëqenien e të gjithë bullgarëve, ndërsa paralajmëroi se në janar do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ky organ duhet të ketë qëndrim lidhur me negociatat me Maqedoninë e Veriut. Është shumë me rëndësi ta dimë se mbrojtja e të drejtave të bullgarëve maqedonas, krijimi i kushteve për përfshirjen e tyre të plotë në jetën shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike të vendit, janë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, sikur që është edhe ndalimi i gjuhës së urrejtjes”, tha Radev.

Sipas tij, “të gjitha këto janë parakushte për një lidhje më të madhe midis vendeve tona – si në aspektin kulturor, infrastrukturor ashtu edhe ekonomik”. Maqedonia e Veriut, në samitin e BE-së në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për shkak të vetos bullgare. Sofja kërkonte nga Maqedonia e Veriut që të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj, por kishte edhe kërkesa tjera lidhur me pakicën bullgare. Por, Qeveria e re bullgare, që drejtohet nga Kiril Petkov, ka dalë me qasje të re, duke insistuar në formimin e grupeve të punës, të cilat do të bisedonin edhe për çështje tjera, përskaj atyre të historisë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni bujar osmani maqedonia e veriut péter szijjártó.  bujar osmani maqedonia e veriut péter szijjártó. 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet