All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

OSHEE e ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, del me humbje në 2019-n

29 Shtator 2019, 06:09 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Tiranë- Flet administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z. Adrian Çela

Në 2018-n, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti të rikuperojë situatën e vështirë financiare, shkaktuar nga thatësira e vitit 2017. Por, në 2019-n po përballet me të njëjtin presion për shkak të thatësirës së theksuar hidrike.

Megjithatë, administratori i OSHEE, Adrian Çela thotë se OSHEE ka arritur ta mbajë situatën në kontroll, duke arritur një ekuilibër sa i përket jo vetëm përballimit të kostove të larta të energjisë, por edhe vijimit të investimeve strategjike, për të mos arritur në vendimin drastik të ndërprerjes totale të tyre. Por rritja  e ndjeshme e kostove të energjisë mund të bëjë që OSHEE të rezultojë me humbje për vitin 2019.

INTERVISTA:

Si ka qenë ecuria e kompanisë në vitin 2018, në drejtim të treguesve financiarë, investimeve, nivelit të humbjeve etj.?

Viti 2018, për OSHEE, konsiderohet normal sa i përket aktivitetit të saj, ku shoqëria ka vijuar progresin në treguesit e saj kryesorë, siç janë reduktimi i Humbjeve dhe rritja e Arkëtimeve. Por, sa i përket ecurisë financiare, gjatë 2018-s shoqëria arriti të rikuperojë situatën e vështirë financiare, shkaktuar nga thatësira e vitit 2017, e cila detyroi OSHEE të realizojë një plan më të reduktuar investimesh krahasuar me biznes-planin 5-vjeçar. Në lidhje me treguesit e tjerë financiarë, mund të themi që ka pasur ecuri pozitive në tërësi të të gjithë këtyre treguesve, duke shënuar edhe një vit tjetër pozitiv në stabilitetin financiar të shoqërisë.

Në vitin 2018, OSHEE ka investuar rreth 7.5 miliardë lekë për ndërtim dhe rikonstruksion nënstacionesh, rrjetin e tensionit të lartë, të mesëm 20kV dhe të ulët, kabina të reja tip box dhe shtylla, si dhe vendosjen e kabllove ABC për abonentët, bashkë me matësit elektronikë. Pjesën kryesore të buxhetit të investimeve e zë sektori i zhvillimit të rrjetit TM/TU.

Gjatë vitit 2018, niveli i humbjeve pati një reduktim prej 2.43% në krahasim me vitin 2017, duke arritur në 23.96%. Rajonet të cilat e kanë mbyllur vitin 2018 me nivelin më të ulët të humbjeve janë:

Si ka qenë ecuria në pjesën e parë të këtij viti dhe pritshmëria për periudhën në vijim?

Për fat të keq, edhe viti 2019 po karakterizohet nga një thatësirë e theksuar hidrike, duke shkaktuar një prodhim shumë të ulët nga ana e KESH. Ky fakt detyron, drejtpërdrejt OSHEE në rritjen e kostove të energjisë, duke qenë se KESH është furnizuesi kryesor i OSHEE për sigurimin e saj.

Megjithatë, OSHEE ka arritur ta mbajë situatën në kontroll, duke arritur një ekuilibër sa i përket jo vetëm përballimit të kostove të larta të energjisë, por edhe vijimit të investimeve strategjike, për të mos arritur në vendimin drastik të ndërprerjes totale të tyre. Kjo për faktin se investimet në rrjet lidhen drejtpërdrejt me sigurimin 24 orë të furnizimit të klientëve me energji, si dhe me reduktimin e mëtejshëm të humbjeve, si një tregues që OSHEE e ka vënë si qëllim primar, duke qenë se ka ndikim direkt në rritjen e eficiencës financiare të shoqërisë.

Viti 2019, sipas parashikimeve të prodhimit të energjisë nga ana e KESH, pritet të jetë viti i parë që OSHEE do të përballet me një rezultat me humbje. Shkak është rritja drastike e kostos së energjisë, e cila po blihet në pjesën më të madhe nga importi me çmime shumë të larta të tregut ndërkombëtar.

Ky fakt konfirmon ekspozimin që OSHEE ka ndaj ndryshimeve klimatike. Për këtë arsye, gjatë procesit të ndarjes së OSHEE, po bëhen analiza për të bërë, brenda mundësive që ofron sistemi energjetik shqiptar, një organizim strukturor i shoqërive publike, në mënyrë që të zbuten sadopak në të ardhmen risqet që rrjedhin nga ndryshimet klimatike.

Gjatë 8-mujorit të vitit 2019, përsëri shoqëria ka vazhduar përpjekjet për të reduktuar nivelin e humbjeve. Për 8-mujorin janar – gusht 2019, niveli i humbjeve është 23.03%, ose 1.36% më pak se 8-mujori i vitit 2018 (24.39%). Theksoj se në muajin gusht, humbjet zbritën nën 20%. Ky tregues reflekton një punë kolosale të kryer në terren nëpërmjet kontrolleve që synojnë shkëputjen e lidhjeve të paligjshme dhe rinovimin e rrjetit elektrik. Objektivi i OSHEE është që niveli total i humbjeve për vitin 2019 të zbresë nën 23%.

 

 

Edhe niveli i arkëtimeve gjatë 8-mujorit janar – gusht 2019 është më i larti në 7 vitet e fundit, 45,841 milionë lekë, 6.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018 ose 3.1% më shumë se viti 2015, kur nisi aksioni kundër vjedhjes dhe mospagesës së energjisë elektrike. Të dhënat tregojnë rritjen konstante në tre vitet e fundit, ndërsa viti 2019 shënon një kapërcim tejet pozitiv.

Domethënës është edhe treguesi i Arkëtimeve për afate 90-ditore (pra, pagesa e faturës korente). Gjatë 8-mujorit 2019, në raport me 8-mujorin e vitit të kaluar, kemi rritje të konsiderueshme, prej 19.4%, ose 687 milionë lekë. Rritja e Arkëtimeve, në të gjitha kategoritë, ka ardhur si rezultat i ndjekjes së debitorëve nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme në terren, riaktivizimit të skemave të aktmarrëveshjeve për abonentët debitorë, por edhe i pagesave nga ana e ndërmarrjeve shtetërore, si UKT dhe “Albpetrol”.

Objektivi është që arkëtimi vjetor të arrijë në 65 miliardë lekë.

Pavarësisht se u desh të përballej me kushtet e thatësirës dhe koston e lartë e energjisë së blerë nga importi, OSHEE nuk ka lënë jashtë vëmendjes investimet në rinovimin e rrjetit elektrik. Deri në gusht 2019, pra si 8-mujor, OSHEE ka lidhur kontrata investimi prej 3.2 miliardë lekë për:

Në vazhdim, OSHEE do të investojë afro 2 miliardë lekë në zhvillimin e rrjetit TM/TU, kryesisht Shkodër, Fier, Durrës dhe Tiranë, si dhe në rikonstruksion nënstacionesh Selitë, Shkozet, Traktora, Korçë, Zogu i Zi dhe Tropojë. Me këto investime ulim me 1.5 pikë përqindje nivelin e humbjeve dhe përmirësojmë me 16% cilësinë e furnizimit me energji elektrike në raport me vitin 2018, për 145 mijë abonentë.

Sa ka ndikuar në performancën e kompanisë thatësira e tejzgjatur?

Thatësira e tejzgjatur, e cila ka nisur në mesin e vitit 2018 dhe po vazhdon edhe aktualisht, ka ndikuar negativisht në financat e OSHEE-së. Gjatë 8-mujorit 2019, kosto totale e blerjes së energjisë është rritur me 75 milionë euro në krahasim me planifikimin e fillimvitit. Peshën kryesore në këtë rritje e zë blerja e energjisë nga tregu i parregulluar, me kosto prej 112 milionë euro pa TVSH.

Gjysma e parë e vitit dëshmoi edhe një herë se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arritur të ruajë qëndrueshmërinë financiare dhe operative, duke garantuar furnizimin me energji për çdo qytetar. Kushtet e pafavorshme hidrike në këta muaj bënë që prodhimi i energjisë nga Kaskada e Drinit të ishte i limituar. Mungesa e reshjeve në rajon çoi në rritje të çmimeve të energjisë në bursa, duke e rënduar faturën financiare të importit.

Kjo situatë thatësire do të sjellë, si pasojë, që OSHEE për herë të pare të shënojë një rezultat negativ sa i përket aktivitetit të vitit 2019. Gjithsesi, me kënaqësi e konstatoj se sërish kemi dëshmuar se kompania është në gjendje të kalojë tashmë situata të tilla kërcënuese, pa rënduar në Buxhetin e Shtetit. Furnizimi me energji i konsumatorëve nuk është cenuar për asnjë moment, ndërsa periudha e sezonit turistik dëshmoi për një përmirësim të dukshëm të shërbimit të ofruar në gjithë vijën bregdetare.

Vënia në eficiencë e investimeve të reja dhe ndërhyrja në kohën e duhur për kryerjen e remonteve, mundësuan që për vijën bregdetare, numri i ndërprerjeve të paplanifikuara të reduktohej me 44%, ashtu sikurse kohëzgjatja e ndërprerjes të ulej me 29%.

Si po ecën projekti për ndarjen e OSHEE-së?

Gjatë vitit 2019, OSHEE Sh.A. ka vijuar me punën përgatitore për procesin e ndarjes së shoqërisë, ndër të tjera, si më poshtë:

–    Përshtatja e strukturave të shoqërisë për të qenë të gatshme për ndarje në 1 janar 2020;

–    Përshtatja e proceseve të punës të shoqërive për aktivitetet tashmë të përcaktuara qartë, në mënyrë që proceset e punës të vijojnë normalisht prej datës 1 janar 2020. Procese si: menaxhimi i sistemit të matjes, leximi i konsumit mujor, faturimi etj., kanë kaluar nga Furnizuesi i Shërbimit Universal tek Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, duke e plotësuar kuadrin ligjor të aktiviteteve të këtij operatori në përputhje me legjislacionin në sektorin e energjisë, siç dhe duke e çliruar dhe duke e fokusuar aktivitetin e FSHU-së, vetëm në furnizimin me energji elektrike të klientëve fundorë.

–    Është punuar me analizën financiare dhe skenarët e mundshëm financiarë në bashkëpunim me konsulentët e shoqërisë, për të identifikuar problematikat e skenarëve të mundshëm që mund të aplikohen për strukturën tregtare të grupit;

–    Janë në proces hartimi, biznes-planet e secilës shoqëri, për të cilat priten vendimmarrja lidhur me strukturën tregtare të grupit.

Prej disa vitesh, çmimet e energjisë kanë mbetur të pandryshuara. A do të kërkoni rritje apo ulje çmimi për periudhën në vijim?

Pavarësisht procesit të ndarjes së OSHEE, si dhe presionit nga Sekretariati i Energjisë për liberalizimin sa më të shpejtë të sektorit të energjisë, OSHEE, me mbështetjen maksimale nga Qeveria Shqiptare, po hedh hapat në mënyrë shumë të kujdesshme, që çmimi i energjisë ndaj konsumatorit të mos ndryshojë, në mënyrë që reformat strukturore të mos kenë ndikim negativ te konsumatori.

Për vitin 2020, OSHEE është duke hartuar aplikimin për tarifat e Shpërndarjes dhe Shitjes së Energjisë, dhe kërkesa ndaj ERE-s do të jetë për të mbajtur të njëjtat tarifa, si viti 2019.

Si po ecën projekti i investimeve në bashkëpunim me Bankën Botërore?

Prej vitit 2017, OSHEE ka lidhur 20 “kontrata punëtorie” me materiale të furnizuara nga Banka Botërore (BB), si kabina, kabllo, matës etj. Investimet janë kryer dhe ndodhen në proces implementimi në disa zona, si Tiranë, Durrës, Fier, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë dhe Pogradec. Konkretisht, në rajonin e Tiranës, investimet janë përqendruar në ndërtimin e 2 fiderave të rinj TM 20kV nga N/St i Selitës dhe një fideri të ri TM 20kV nga N/St Traktora, kabina të reja tip box, rikonstruksion të kabinave ekzistuese dhe ndërtimin e rrjetit të tensionit të ulët (TU) me kabllo ABC. Këta fidera mbulojnë zonat periferike të Selitës dhe Shkozës.

Gjithashtu po punohet në ndërtimin e rrjetit TU me ABC për 112 kabina në zonat periferike të Tiranës si Ndroq, Vorë, Ibë, Kashar, Mëzes dhe Farkë, duke rritur cilësinë e furnizimit të abonentëve me energji elektrike, duke shmangur defektet e rrjetit të amortizuar dhe përmirësimin e humbjeve teknike dhe jo teknike. Për t’u theksuar është investimi që po kryhet aktualisht për ndërtimin e nënstacionit të ri në Kombinat dhe 10 fidera 20kV, si dhe rikonstruksioni i 3 nënstacioneve; Kashar, Farkë dhe Traktora, projekt që pritet të nisë shumë shpejt.

Në rajonin e Durrësit, investimet me Bankën Botërore janë përqendruar në zonën turistike të Golemit dhe zonën e Fushë-Krujës, kurse në Vlorë janë kryer në zonën e Kaninës, Nartë dhe Zvërnec. Me fondet e Bankës Botërore janë instaluar 21241 matës elektronikë nga totali prej 69352 copë, të shpërndarë në rajone të ndryshme të vendit.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian cela oshee me humbje në 2019 ardian cela oshee me humbje në 2019

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet