Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Prezanca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një reagim në mediat sociale, OSBE shkruan se marrëveshja është në përputhje me rekomandimet e tyre dhe është për tu lavdëruar fakti që të gjitha partitë u bënë pjesë e këtij procesi.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen ndërpartike për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një proces thelbësor të cilin ne e kemi mbështetur prej vitesh. Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë.
Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për përkushtimin e tyre të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur. Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështetë autoritetet shqiptare gjatë zbatimit të reformës”, shkruhet në deklaratë.
Deklarata vjen pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje për Reformanë Zgjedhore. Me anë të një reagimi përmes zyrës së tij të ...
TIRANË- Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka folur pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një dekl...
TIRANË– Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur pas arritjes së marrëveshjes me opozitën për Reformën Zgjedhore.Në një de...
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman Duncan, ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore. Në një d...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipër, Luigi Soreca ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes me opozitën për Reformën Zgjedhore. Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka ironizuar ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore.Pasi doli nga takimi me palët në Pa...
TIRANË– Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, të parët që kanë dalë nga salla kanë qënë dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar jashtë parla...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Basha sh...
TIRANË- Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore ka arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve, pikë ku edhe kishin ‘ngecur’ negociatat....