LIVE UPDATES
Aktualitet

Balla: Po negociojmë me PD për zgjatjen e vettingut. Non grata mbetet non grata

31 Janar 2022, 10:39 Nga DOSJA
Balla: Po negociojmë me PD për zgjatjen e vettingut. Non grata mbetet

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat, se zgjatja e organeve të vettingut është një domosdoshmëri. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla tha për gazetarët se zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, nuk është çështje e bindjeve politike por çështje që dërgon përpara një drejtësi të pastruar. Ai tha më tej se iniciativa nuk është e PS por e të gjithëve.


Kemi kaluar në seancën e fundit edhe disa pr.ligje, që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve, në kuadër të Ballkanit të Hapur, që krijon më shumë mundësi për biznesin dhe qytetarët. Unë bëj pjesë në ata që mendojnë se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të kësaj nisme. Po ashtu edhe sipërmarrja, fermerët, janë përfitues të drejtpërdrejtë. Ne do të vazhdojmë punën e Kuvendit këtë javë më miratimin e një sërë pr.ligjesh. Do të votojmë në seancën plenare edhe aderimin e Shqipërisë në Konventën, që sanksionon ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendet e punës, një fenomen shumë i përhapur ky në gjithë Evropën. Kemi edhe çështje të tjera, mes të cilave edhe krijimin e një njësie të përbashkët me Greqinë, në kuadër të luftës kundër krimit. Mendoj që zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut nuk është një çështje e bindjeve politike, por një çështje që ka të bëjë me çuarjen përpara të një prej shtyllave kryesorë të Reformës në Drejtësi. Pa Vettingun nuk do të kishim sot një drejtësi të pastruar. Kështu që iniciativa për shtyrjen e mandatit të organeve të Vettingut nuk është për PS, por është një domosdoshmëri, ndaj dhe të gjithë duhet të jemi në sallën e Kuvendit dhe ta votojmë.’- tha Balla.

I pyetur për reformën zgjedhore, Balla shtoi se janë në diskutime me grupin parlamentar të Partisë Demokratike zyrtare, për të gjetur formulimet e sakta të mandatit. Ai tha se opozita duhet ta kuptojë sa më shpejt se duhet të nisë puna.

‘Për këtë cështje po, kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërine dhe nuk du atë ketë ngecje përgjatë këtij komisionit. Qëndrimi ynëka qenë i qartë, duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar.‘-shtoi më tej ai.

Zgjedhjet primare të Komisionit të Rithemelimit për 6 Bashkitë nuk u komentuan gjatë nga Balla. I pyetur nëse kandidatët fitues do të jenë kundërshtarët e PS më 6 Mars, Balla tha se produktet që dalin nga Berisha janë po ashtu non-grata.

Ndër të tjera, Balla përmendi dhe marrëveshjet në kuadër të Open Balkan, që sipas tij krijojnë mundësi për bizneset dhe qytetarët. Kreyu i grupit parlamentar tha se do të votohet dhe aderimi për projekligjin që sanksionon ndëshkimin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Një paketë shumë e rëndësishme është paketa e intensifikimit të luftës kundër pastrimit të parave, në kuadër të detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Manival-it dhe task forcës kundër pastrimit të parave. Kemi kaluar në seancën e fundit disa projekt-ligje që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur që krijon më shumë mundësi për bizneset dhe qytetarëve. Bëj pjesë te ata që mendojnë se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të Ballkanit të Hapur, përfiton sipërmarrja dhe fermerët. Shkoni dhe pyesni fermerët që eksportojnë mallrat. Do vazhdojmë punën e Kuvendit me miratimin e një sërë projekt-ligjesh. Do votojmë edhe aderimin e Shqipërisë në Konventën që sanksionon ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmimet seksuale në vendin e punës. Kemi edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëveshjet me vendet e rajonit, krijimi i një njësie të posaçme me Greqinë”, tha Balla.

Më datë 21 Janar i këtij viti Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, maxhoranca kërkoi që zgjatja e mandatit të ishte deri në 31 dhjetor të 2024, pra me 2 vite e gjysmë. Në fakt, organeve të Vetingut u përfundon mandati në qershor të vitit 2022. Propozimi u hodh me votim dhe u miratua edhe pse Partia Demokratike bojkotoi e Lëvizja Socialiste për Integrim doli kundër.

LEXO EDHE:

‘Kandidatët e Berishës do jenë kundërshtarët tuaj?’Balla: Non grata mbetet non grata

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike taulant balla zgjatja e vettingut taulant balla zgjatja e vettingut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës