LIVE UPDATES
Sport

Shqipëria katastrofë kundër Turqisë, tifozët i shprehin inatin Panuçit dhe Berishës (FOTO+VIDEO)

22 Mars 2019, 18:52 Nga DOSJA
Shqipëria katastrofë kundër Turqisë, tifozët i shprehin

SHKODËR– Sot ishte ndeshja e parë eliminatore e Shqipërisë në Euro 2020 përballë Turqisë, ku kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 0-2.

Kundër Turqisë sot, kuqezinjtë shfaqën probleme serioze dhe trajneri manifestoi se ka limite të mëdha sa i përket mënyrës se si kërkon që skuadra e tij të marrë fitore.

Shqipëria u mund nga golat e Yilmaz në pjesë të parë dhe Calhanoglu në pjesë të dytë.

Kombëtarja realizoi një ndeshje relativisht të dobët, ku nuk ishte e qartë se çfarë kërkonte dhe se kush ishte filozofia e saj në fushë.

Nuk u kursyen as tifozët, të cilët e shprehën frustrimin ndaj portierit Ertrit Berisha duke e goditur me shishe.

Po as Panucci nuk ngeli pa marrë pjesën e tij, pasi tifozët filluan njëzëri të bërtisnin ‘Panucci Panucci, va fan cu*o’.(lexo këtu)

Megjithatë tentativat e tanëve ishin sporadike, me lojtarët e repartit të sulmit, që shpesh herë e tepronin me mbajtjen e topit, ndërsa thuajse asnjëherë nuk e vunë në provë portierin e përfaqësueses turke.

Vërshëllima finale e arbitrit gjerman, pa skuadrën e Turqisë që të festonte në “Loro Boriçi”, ndërsa kuqezinjtë treguan sërish se kanë shumë punë për të bërë në prapavijë, ku pësuan në të dy rastet e vetme të turqve.

Vetëm 3 ditë më vonë vjen transferta me Andorrën, një nga ato ndeshje që duhen fituar medoemos, ndaj gjëja më e vlefshme në këto momente, është të lëmë pas këtë humbje, për t’u përqendruar te takimi i ardhshëm.

23:00 Memushaj reagon pas ndeshjes: Asgjë nuk funksionoi

Ledian Memushaj ka folur pas përfundimit të ndeshjes. Në komentin që dha mesfushori i Kombëtares deklaroi se sot asgjë nuk funksionoi.

Komenti Live: Shqipëri 0-2 Turqi

FT-Shqipëria mundet me rezultatin 0-2 nga Turqia.

73′ Grezda depërton bukur nga e djathta, por gabon në pasin final, duke ia dhuruar topin kundërshtarëve.

70′ Memushaj lëviz bukur brenda zonës dhe provon me të djathtën, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe përfundon mbi kuadrat.

65′ Zëvendësim i dytë te Turqia, largohet nga fusha Emre, vendin e tij e zë Tokoz.

62′ Xhaka provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por ndalin sërish futbollistët turqë.

58′ Dy zëvendësime të menjëhershme te Shqipëria, largohen Balaj dhe Balliu, vendin e tyre e zënë, Grezda dhe Sadiku.

55′ Ka shënuar golin e dytë Turqia me anë të Calhanoglu.

47′ Barazohet numri i kartonave, Okai ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Xhakës.

46′ Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes në ‘Loro Boriçi’.

HT- Mbyllet pjesa e parë mr rezultatin 0-1 për Turqinë.

33′ Hysaj jep një asist fantastik për Uzunin, i cili nuk përfiton i vetëm brenda zonës, duke u rrëzuar, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Një tjetër rast i shkëlqyer për kuqezinjtë.

30′ Memushaj provon me një gjuajtje të drejpërdrejtë nga goditja e dënimit, por largon rrezikun në këndore, Jëllmaz.

29′ Tosun ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Shqipëria në kërkim të golit të barazimit, Xhaka harkon nga goditja e dënimit, por nuk arrin të përfitojë asnjë nga lojtarët kuqezinj.

23′ Momente tensioni, Uzuni kapet me Merih, gjithçka kalon me një këshillim të gjyqtarit gjerman.

33′ Hysaj jep një asist fantastik për Uzunin, i cili nuk përfiton i vetëm brenda zonës, duke u rrëzuar, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Një tjetër rast i shkëlqyer për kuqezinjtë.

30′ Memushaj provon me një gjuajtje të drejpërdrejtë nga goditja e dënimit, por largon rrezikun në këndore, Jëllmaz.

29′ Tosun ndëshkohet me karton të verdhë.

28′ Shqipëria në kërkim të golit të barazimit, Xhaka harkon nga goditja e dënimit, por nuk arrin të përfitojë asnjë nga lojtarët kuqezinj.

23′ Momente tensioni, Uzuni kapet me Merih, gjithçka kalon me një këshillim të gjyqtarit gjerman.

21′- Ka kaluar në avantazh Turqia me anë të golit të Burak Yilmaz.

17′ Emre harkon një top të rrezikshë nga goditja e këndit, ndërhyn aty Etrit Berisha, i cili fiton edhe një faull.

14′ Rast ideal shënimi për Shqipërinë. Pas një kombinimi perfekt me Uzunin, Balaj del i vetëm përball portës, por gabon, duke shpërdoruar një rast të artë.

13′ Provon të rrezikojë Turqia me Çalhanoglu dhe Tosun, por ky i fundit gabon në momentin e fundit duke i dhuruar një rivënie fundore Berishës.

10′ Nisje mjaft e mirë e Shqipërisë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e skuadrës turke.

7′ Balaj provon të shpërthejë në qendër  të zonës, pas një gabimi të mbrojtësit turk, por korrigjojnë gjithçka miqtë.

4′ Rrezikshëm kuqezinjtë. Memushaj kombinon bukur me Uzunin, ky hedh një top të bukur në zonë, por gjyqtari akordon faull në sulm.

1′- Ka nisur ndeshja në stadiumin Loro Boriçi mes Shqipërisë dhe turqisë

Ora 20:15 Ish sulmuesi i kombëtares Kapllani: Shqipëria fiton

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, është i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe në një intervistë para ndeshjes me Turqinë, ai kërkon që të jetë një ogur i mirë për Kombëtaren në këtë takim të parë, dhe shprehet se duhet të rrezikojmë më shumë para, për të shënuar më shumë.

Ora 19:30 Dalin formacionet zyrtare, surprizon Panuçi

Janë publikuar formacionet zyrtare nga dy ekipet që do hidhen sot në fushë për ndeshjen e parë eliminatore. Balaj është hedhur në qendër të sulmit, ku Veseli dhe Gjimshiti mbajnë qendrën e mbrojtjes.

Ora 18:30 Cikalleshi zbulon sekretet: Si mundet Turqia

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka dhënë eksperiencën e tij në lidhje me lojtarët turk, ku ka treguar ‘hile’ se si ti mundim kundërshtarët sot në ‘Loro Boriçi’ Cikalleshi tregon edhe opinionin e krijuar në Turqi për skuadrën tonë kundërshtare dhe rëndësinë që ka kjo ndeshje referuar objektivit kualifikim drejt Europianit “Euro 2020”.

Ora 17: 50 Dyndje tofizësh kuqezi në “Loro Boriçi”, shiten afro 11 mijë bileta

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme me Turqinë në kuadër të rrugëtimit për në “Euro 2020”. Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndërkohë që jemi 5 orë para ndeshjes, burime për Dosja.al theksojnë se janë shitur afro 11 mijë bileta ndërkohë që stadium “Loro Boriçi” në Shkodër ka një kapacitet prej 16 mijë vendësh. Ndër to vetëm 1 mijë bileta janë blerë nga tifozët turq.

 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eliminatore euro 2020 loro borici shqipëri 0-2 turqi shqiperi turqi eliminatore euro 2020 loro borici shqipëri 0-2 turqi shqiperi turqi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet